Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-10-08, 02:04   #8
sakra
 
Avatari i sakra
 
Anėtarėsuar: 02-03-08
Postime: 91
sakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashur
Gabim Titulli: Mendimi pozitiv eshte ardhmeria e njerezimit

Mendimi pozitiv ėshtė ardhmėria e njerėzimit

“Mendimi pozitiv”, ėshtė pjesė e shkencės - konkretisht i takon sferės sė psikologjisė, ėshtė alternativ - pjesė e parapsikologjisė, apo shkrirje e kėtyre te dyjave bashkė duke nxjerr nė sipėrfaqe njė prodhim tė ri, njė fuqi ekzistuese nė qenien njeri, por tė pa shfrytėzuar sa duhet, ose fare pak, gjer mė tani?

Daut Demaku: Mendimi pozitiv ėshtė bletė e zellshme qė thithė nektar nga tė gjithė dhe e formėson tėrėsinė e vet mahnitėse.
(Kjo mėnyrė e tė menduarit u FORMĖSUA NĖ FUND TĖ SHEKULLIT NJĖZET. Gjatė kėtij shekulli janė bėrė 70% tė tė gjitha zbulimeve njerėzore, nė kėtė shekull ėshtė zbuluar atomi e hidrogjeni, udhėtimet planetare etj. Por ėshtė thėnė se zbulimi mė i madh i shekullit njėzet ėshtė ĒELĖSI I LUMTURISĖ NJERĖZORE, prandaj – tre Mėsuesit e mėdhenj, ndėrtuesit e kėsaj sinteze, nė vitin 1996 njė OJQ e Kombeve tė Bashkuara i shpalli njerėzit mė tė menēur nė botė. Menēuria e tyre ka lėshuar rrėnjė tė shėndosha edhe nė Kosovė, por ta qartėsoj edhe pak mendimin pozitiv.)
Ta them njė krahasim pėr qartėsim: mendimi pozitiv ėshtė sikur lulja; rrėnjėt e lules janė shkencė e pastėr, trupi i lules ėshtė edhe shkencė edhe art, bulbėria e lules ėshtė shumė shkencė dhe shumė art, kurse aroma e lules ėshtė prodhimi final: mendim pozitiv. Nuk bėn pa rrėnjėt, nuk bėn pa trupin, nuk bėn pa lulen, por – kush e sheh aromėn brenda tė cilės gjenden rrėnjė, trup e lule – pra: tėrėsia?
Amerika nuk do tė ishte Amerikė po tė mos ishte kaq e menēur sa ėshtė. Tė gjitha postulatet e Mendimit pozitiv – tė gjitha paradigmat tė reja dhe tė vjetra - i vėrteton pėrmes formave tė ndryshme. Aty ku mund tė vėrtetohen me metoda laboratorike – kjo provohet me mijėra herė, aty ku laboratorėt nuk kanė mundėsi tė veprojnė, atėherė eksperimentet bėhen nė mijėra e mijėra mediumi dhe nxirret njė pėrfundim i saktė, pa dilema, me pastėrti dhe siguri tė plotė..
Do tė na duheshin nja dhjetė faqe A/4 t’i radhisim shėrimet, pėr pasurimin, suksesin dhe arritjen e lumturisė E PLOTĖSIMIN E DĖSHIRAVE pėrmes pėrsėritjes sė Afirmimeve pozitive, pėrmes hipnozės sė pastėr e pozitive, pėrmes mėnyrės mė tė fuqishme nė botė qė quhet VETĖDIJĖSIM dhe asaj qė ėshtė maja e bukurisė, qė pėrfshiu edhe Evropėn perėndimore e qė quhet: MEDITIM.
Pėr lexuesit qė nuk kanė pas rast tė takohen me ligjėrata konkrete mė duhet tė them se mendja dhe vetėdija janė pikėrisht sikur qielli. Qiellin e errėsojnė retė, mbi re kthjelltėsia dhe pastėrtia e qiellit ėshtė e amshueshme. Mendimet e dėshirat e njeriut ( mbi 60.000 brenda 24 orėve lėvizin nėpėr mendjen e njeriut), janė pikėrisht sikur retė nė qiell. Retė nė qiell nė asnjė ēast nuk e kanė tė njėjtėn formė as tė njėjtėn trajtė. E ēka ėshtė tash vetėdijesim? Dalje mbi re, dalje mbi mendime e dėshira, nė kthjelltėsinė e dritėn e pafund tė qiellit.
Prandaj ligjet e universit janė kėto (fillestarėt): secili njeri ka tė drejtė tė kėtė shėndet tė pėrkryer, pasuri sa tė dojė, sukses tė plotė, lumturi tė pastėr. Kėto janė gjendje normale dhe tė drejta themelore tė secilės qenie njerėzore. Gjendjet abnormale si joshėndeti, qė e kam thėnė edhe njėherė mė lartė, varfėria, dėshtimet, vuajtjet dhe mjerimi qė tė gjitha i shkakton mendja e njeriut qė krijon vetėm re tė errėta nė qiell dhe nuk e lejon depėrtimin e dritės nė njeriun.
Kur them ligjet e universit ( kėtė termė e pėrdorė shkenca amerikane, sepse nuk do tė lėndojė askėnd) – ato janė konkrete, shkencė e pastėr. UNIVERSIT mund t’i thuash Zot, Perėndi, Allah, Menēuri Universale, Farė Hyjnore apo Fuqi Natyrore – varet nga bindjet tua – ajo, nė fakt ėshtė e njėjta gjė. Dhe, duhet ditur me saktėsi se ato ligje VEPROJNĖ ME SAKTĖSI KOMPJUTERIKE: edhe kur i vejnė nė lėvizje planetėt e mėdha pa karburante, edhe kur lėshojnė dritė e ngrohtėsi pa elektrana, edhe kur lėshojnė shiun pa asnjė liqe akumulues, edhe kur derdhin pasurinė hyjnore pa pas asnjė bankė, edhe kur dhurojnė gėzim e hare pa asnjė shkak material, edhe… edhe… edhe… Dhe tė gjitha i bėjnė pa korrupsion, pa ryshfet, pa miqėsi, pa...pa…pa…
Shkurt e shqip: mendimi pozitiv ose ngritja shpirtėrore ėshtė saktėsisht ARDHMĖRIA njerėzimit. Individi qė vendosė tė hyjė nė kėtė mėnyrė tė tė menduarit, ditėn qė vendosė – le ta regjistrojė nė ditar si DITĖN MĖ TĖ MIRĖ TĖ JETĖS SĖ TIJ. Ai qė vonohet do ta pėsojė me vuajtje, por ajo ėshtė zgjedhje personale. Nė kėtė lėmė nuk ka “duhet”, sepse “duhet” ėshtė dhunė, por ka “dua”, e “dua” ėshtė dashuri.
Gjatė kėtyre njėzet vjetėve qė e studioj kėtė literaturė, jam bindur, thellėsisht jam i bindur, se unė thėrmia e tij, popullit tim nuk mund t’i ofroj DHURATĖ mė tė madhe, prandaj do tė punoj nė kėtė fushė deri nė frymėn e fundit. Por do tė punojė edhe nė aftėsimin e studentėve qė tė mė zėvendėsojnė dhe tė bėhen edhe mė tė mirė se unė, sepse njėmijė herė ka ndodhė qė nxėnėsi t’ia kalojė Mėsuesit jo me kilometra, por me epoka. Por, studentėve dhe nxėnėsve tė mi, disa herė ju kam thėnė: mos lejoni qė tepėr herėt t’iu bėhet VONĖ. Dhe asnjė mėnyrė tė tė menduarit, qė ėshtė tepėr e mirė pėr tė qenė e vėrtetė – mos ndalni vetėm pėr vete. Asnjė krua nuk e pi ujėt e vet, asnjė pemė nuk i hanė frytet e veta, asnjė artistė nuk i ndalė vetėm pėr vete bukuritė qė krijon. Veprimi mė i bukur nė jetė ėshtė dhėnia: dhuroni qė tė fitoni gėzimin. Nėse do dashuri – duaj njerėzit, nėse do respekt – respektojė njerėzit, nėse do pasuri – ndihmoju tė tjerėve qė tė bėjnė pasuri, nėse do ardhmėri tė fėmijėve mbille farėn sot, nėse… (A e keni vėrejtur si flasim ne: e humba ditėn dje duke ndenjur me fėmijėt nė shtėpi! O Zot. Po, a ka pasuri mė tė madhe se investimi nė fėmijė? Mos qenka mė i rėndėsishėm hambari me grurė, apo fėmija qė mund tė ngris mijėra hambarė?)
Nė fund fare: duajeni veten tuaj, faljani gabimet vetes, prindėrve, miqve e shokėve, duajeni shumė njerėzit e gjuhės tonė – kėshtu siē janė – sepse nuk ka tė tjerė. Filloni me ndryshimin, por filloni sė pari ta ndryshoni veten tuaj, pastaj do tė fillojnė tė ndryshojnė tė gjithė tė tjerėt. Populli ynė ėshtė i vogėl, ka nevojė pėr shumė dashuri se ka pėrjetuar vuajtje mbi vuajtje, prandaj , o tė dashurit e mi – duajeni shumė njėri-tjetrin se ne kemi shpirtin tonė dhe njė mik tė madh prej tė cilit duhet tė Mėsojmė.
E di qė e zgjata, por e di qė nuk e kam thėnė as tė njėmijtėn e asaj qė kisha dashur t’ua them tė gjithė atyre qė shqip flasin, shqip mendojnė e shqiptarinė e duan sa shpirtin e tyre.
NJĖ PĖRQAFIM ME SHPEJTESINE E DRITES TĖ GJITHĖVE – KUDO QĖ JENI.

P. S.
Daut Demaku – “Qendra e Mendimit Pozitiv”
Perball hotelit Grand – Prishtinė,
rruga Nena Terezė nr. 41/25
[email protected]
[email protected]
www.mendimipozitiv.org
tel: 038 225 800
044 679 009
049 438 544

Intervistoi:S. K.
www.sa-kra.ch
sakra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė