19-10-08, 08:19
|
#5
|
*************************
Anėtarėsuar: 25-04-08
Postime: 147
|
Titulli: PyDyKy-ja e Hashim Pondla Rehabilitojnė monstrumin Enver Hoxha!
ZOGJ TĖ QYQES, LERINI ZOGJTĖ E SHQIPONJĖS TĖ FLUTUROJNĖ
Nga Ramiz Lushaj
1.
Klisyra, njė fshat i vogėl pėrgjatė Luginės sė bukur tė Valbonės mbartėn ndėr shekuj njė legjendė tė dhimbshme: Thuhet se aty Ajkuna e ka varrosur djalin e saj, Omerin, dhe nė ligjėrimin e Ciklit tė Kreshnikėve njihet mallkimi i saj prej Nane: Ktu Qyqja kurr mos knoftė...!
Nuk e kam jetuar kohėlindjen e kėsaj legjende dhe nuk e di nėse aty ku ma kanė tregue asht vėrtetė Varri i Omerit, por e kam pėrjetue realisht faktin se nė kėtė luginė tė gjelbrueme e tė kaltrueme, me orkestrime zogjsh gjithėfarėsh, kurrė nuk ndigjohet kukama vajtuese e Qyqes sė vetmuar.
Mė 31 maj tė vitit 1970, ish Lideri Komunist, Enver Hoxha, iu ngjitė kėsaj lugine mrekulli hyjnore dhe, pikėrisht nė njė nga gurėt kilometrikė tė kėsaj zone pa kukamen e Qyqes, mblodhi njė tufė me lule tė bukura pėr tia ēuar dhuratė sa mė tė freskėta Nexhmijes sė tij me elikopter tė posaēėm nė Tiranė. Vetėm pėr atė tufė lulesh, pėr ti shkuar nė dorė tė freskta Nexhmijes,ēka, menjėherė, masmedia e asaj kohe e publikoi e interpretoi me pathos si veēanti e ditės...
Mirėpo askush nuk foli pėr njė fakt tjetėr: ajo tufė lulesh, e dėrgueme me aq bujė nė eter e nisur me shpejtėsi pėr nė Bllokun e Udhėheqjes, nuk qėndroi as nė vazo me ujė dhe as nė album tė posaēėm, pamvarėsisht nga pėrkushtimi i lartė e pėrdorimi i solucioneve tė ndryshme.
Ato u vyshkėn menjėherė. U thanė pėrgjithmonė. Ashtu, tė thara, mbetėn pėr vite tė tana nė albumin e familjes Hoxha, nė Vilėn 31.
Kjo ndodhi reale ka shpjegimin e vet:
Enver Hoxha, si KU-KU, ishte vetė njė Zog ritual Qyqeje, qė Qyqja e Moskės e kishte rritur si Vemje-pjellė tė Veten nė Folenė e Shqiponjės me Dy Krena, para e pas 8 Nėntorit 1941...
Mallkimi i Ajkunės legjendare dhe i mijėra nanave shqiptare i kishte ra mbi krye aqsa as tufa e luleve tė tij propogandistike nuk e ruante njomėshtinė e freskinė e tokės epike shqiptare.
Kukuja Enver ishte pjellė e Qyqes Komuniste Bolshevike, njėsoj, si ato Kukujat e tjera simotra, nė Kremlin, nė Kubė, nė Korenė e Veriut...
|
|
|