Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-10-08, 10:08   #6
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Terminologjia e ekonomisė nė gjuhėn shqipe

(III)

Isa Mulaj

Detyrat, rekomandimet dhe rezultatet e pritura

Nė bazė tė problemeve qė u hasen nga analiza e dy pjesėve nė kėtė artikulli ku u shtjellua gjendja e terminologjisė sė ekonomisė nė gjuhėn shqipe, dalin disa detyra dhe rekomandime. Detyra e parė dhe mė e rėndėsishmja ėshtė qė tė bėhet zhvendosja e trajtimit nga fjalorėt dhe pėrkufizimet e fjalėve nė njė sistem tė hulumtimit nga shumė kėndvėshtrime si problem strukturor. Kjo detyrė pastaj do tė degėzohej nė analiza veē e veē pėr segmente tė terminologjisė sė ekonomisė, si pėr shembull, punimet pėr termat qė nė gjuhėn letrare ende nuk figurojnė si barbarizma por thjeshtė dikujt iu ka tekur t’i fus ato duke menduar se janė tė domosdoshėm dhe tė tjerėt (lexuesit, recenzentėt, kritikėt) nuk kanė bėrė vėrejtje. Analizat mė tutje do tė duhej tė nxisnin komente, mendime dhe diskutime nė mas media – elektronike dhe tė shkruara – dhe tė kthehen nė sintezė tė rekomandimeve pėr standardizimin e terminologjisė. Nė mesin e rekomandimeve qė bazohen nė kėtė artikull dhe do tė ishin nė funksion tė standardizimit pėrfshihen:
-ruajtja e termave me domethenie tė qartė nė shqip karshi atyre tė gjuhėve tė huaja qė nė shikim tė parė janė tė pakapshėm pėr shumicėn;
-mbajtja e vazhdimėsisė dhe periodicitetit tė rregullt tė botimeve;
-pėrgatitja dhe botimi i fjalorėve sipas problemeve tė identifikuara, duke pėrfshirė edhe njė pėr termat e pėrgjithshėm qė pėrdoren nė shumė gjuhė tjera e qė pėrdoren edhe nė shqip;
-pėrkrahja e studimeve dhe kėrkimeve nė lėminė e terminologjisė sė ekonomisė nė gjuhėn shqipe;
-standardizimi i termave dhe pėrcaktimi i kritereve pėr botimet qė tė konsiderohen tė pranueshme pėr nga terminologjia;
-nxitja dhe pėrkrahja e bashkėpunimit ndėrmjet ekonomistėve, albanologėve dhe linguistėve rreth terminologjisė nė fjalė.

Kėto janė vetėm rekomandime nė vija tė trasha qė pak a shumė dihet se kujt i adresohen. Adresa mė e saktė e subjekteve pėr kėto dhe rekomandime tjera do tė paraqitet nė verzionin pėrfundimtar tė punimit. Pėr momentin, supozimi pėr rezultatet e pritura nga detyrat e identifikuara dhe zbatimi i rekomandimeve pėrkatėse do tė ishin:
ndalja e “bredhjes” nepėr termat e gjuhėve tė huaja sipas “nevojės” historike dhe eliminimi i shumė paqartėsive;
terminologji mė e standardizuar dhe mė e kapshme pėr shumicėn;
botime mė standarde, mė profesionale dhe mė tė kuptueshme;
lehtėsi mė e madhe pėr zbatimin e strategjive dhe reformave ekonomike;
nxitje e diskutimeve dhe interesimit tė mė shumė njerėzve pėr t’iu qasur problemeve ekonomike dhe alternatve mė tė shumta pėr zgjidhje e tyre;
komunikim mė efikas dhe si rrjedhojė produktivitet mė i lartė nė punė dhe gjasa mė tė mėdha pėr sukses;
mbajtje nė kontinuitet (vazhdimėsi) dhe krijimi i lehtėsive pėr studimin dhe pėrparimin e shkencės sė ekonomisė tek shqiptarėt;
ndėrlidhje mė e mirė ndėrmjet planeve nė letėr dhe rezultateve nė terren.

Nė fund vie problemi i drejtshkrimit tė gjuhės nė temat dhe veprat nga ekonomia. Ky nuk ka qenė nė mesin e qėllimeve kryesore tė kėtij artikulli meqenėse mė tepėr ėshtė kompetencė e gjuhėtarėve, e mė pak e ekonomistėve.


FUND

Ky shkrim ėshtė i bazuar nė punimin Terminologjia e ekonomisė nė gjuhėn shqipe: Gjendja, problemet, detyrat, tė prezentuar nė Takimin e Tretė Vjetor tė Institutit Alb-Shkenca tė mbajtur nė Tiranė prej 1-3 shtator 2008.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė