Anëtarësuar: 22-09-08
Vendndodhja: Shqiptare dhe ne Kosove ;)
Postime: 2,389
|
Titulli: Dritëro Agolli ...
Citim:
Postimi origjinal është bërë nga Jana
Kur të Jesh Mërzitur Shumë
Kur të Jesh Mërzitur Shumë
Këtu s'do të jem, do jem larguar;
Nën tokë i tretur si të tjerët,
Në kafenenë e preferuar
Nuk do më shohin kamarierët.
Dhe nëpër udhët ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thatë,
Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur
Një qiparis si murg i ngratë.
Ti do trishtohesh atëherë,
Se s'do më kesh në dhomë të gjallë,
Dhe, kur në xham të fryje erë,
Do qash me erën dalëngadalë.
Po kur të jesh mërzitur shumë.
Në raft të librave kërkomë,
Atje i fshehur do të jem unë,
Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë
Mjafton qeë librin pak ta heqësh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshësh,
Si një blerim pas një rrëkeje.
|
Pérshéndetje Jana,
Pasi u shképuta nga lidhja hyra prap,dhe kogja moti i kam thén naten e miré,Zanes sé malit,e kurr té mé sheh ende késajde Zana,tybe ngela qitu,pasi te thash naten e mire,e jo tjetér kund
Jana, té pergézoj per temén qé paske hap dhe ti,uné két e pash pasi e postova po té njéjtin shkrim,si két ma posht te"egi", pata déshir dhe kétu (nése s'béhej e tepért,) per shenje té respektit qé kam pér artistat dhe shkrimtarét e miré,Shqiptare...
Kjo,qé shkruava ishte njé kujtim shum i miré i pa i harueshém,per mua..
Si e pash temen e Dritéro Agollit mu kujtua...ne vitin '97 pak para luftes sé Kosoves,isha ne aeroport té Prishtines per njé pritje,.. para do dite pata lexuar librin e poezisé sé Dritéro Agollit,uné (si Shqiptare ne Turqi) ne at periudh,dal ngadal u njofsha me letérsiné tané Shqiptare e me shkrimtaret,poetet tané ..qé ndjisha kénaqési té jashtézakonshme me két....
Pa ju larguar temés pra,..bash qato dite qé lexova Dritéro Agollin e poezit e tij qé mé kénaqin nga ajo dité,,,duke pritur uné musafirin tim,ne aeroport ja ! pérball meje,poeti i madh me gruan e vet u gézova pa mas,dhe me hapa vrapuese u ofrova dhe e prezantova vehten me plot entuziazém,si njé lexuese dhe adhuruese poezisé sé tij.., e lindur dhe e rritur por,qé ésht, Shqiptare ne Turqi...
İshte vértet kénaqési per mua ....
Shum respekt, per artistat, shkrimtarét Shqiptaré ...
__________________
Nuk ka rëndësi ku dhe si keni jetuar. E rëndësishme është çfarë keni bërë aty ku keni qenë. (Xhorxha O’kife)
|