Doris Pak: Serbia nuk guxon tė pengojė BE-nė nė Kosovė
Berlin, 5 nėntor - Kryetarja e delegacionit tė Parlamentit Evropian pėr Evropėn Jugindore Doris Pak ka deklaruar se "Serbisė nuk guxon t'i lejohet qė tė pengojė BE-nė nė punėn me popullsinė e Kosovės". "Ne kemi ndėrmend qė me EULEX-in tė punojmė nė interes tė tė gjithė njerėzve qė jetojnė atje, nė radhė tė parė tė serbėve qė atje jetojnė, e kjo ėshtė zbatimi nė vepėr i planit tė Ahtisarit dhe tė asaj qė ėshtė nė Kushtetutrėn e Kosovės", ka thėnė Doris Pak pėr "Dojēe velen".
Komuna e Mitrovicės kėrkon tė ndėrmerren veprime tė caktuara
Mitrovicė, 5 nėntor - Kuvendi i Komunės sė Mitrovicės nė mbledhjen e sotme tė jashtėzakonshme, pasi shqyrtoi gjendjen e sigurisė nė Komunėn e Mitrovicės, nxori disa konkluzione pėr tė ndėrmarrė veprime tė caktuara. Mes tjerash KK i Mitrovicės kėrkon respektimin e rendit dhe ligjit pėr tė gjithė, si dhe garantimin e kthimit tė familjeve tė zhvendosura pėrmes formimit tė njė fondi pėr rindėrtim dhe kthim tė qėndrueshėm. Gjithashtu Kuvendi i Komunės konsideron se ėshtė e rėndėsishme qė nė kėtė fazė secila ministri pėr pjesėn veriore tė realizojė nga njė projekt kapital pėr fushėn e vet, ndėrsa Kuvendi i Komunės dhe institucionet qendrore tė vazhdojnė me pėrpjekjet pėr realizimin e projekteve tė filluara, tė cilat kanė pėr synim kthimin dhe krijimin e kushteve pėr siguri tė tė gjithė banorėve tė kthyer. Kėto konkluzione u janė dėrguar udhėheqėsve mė tė laėt tė vendit dhe pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė nė Kosovė.
Arrestohen dy doktorė pėr transplantimin ilegal tė organeve
Prishtinė, 5 nėntor - Policia e Kosova dje ka arrestuar Dr.Lutfi Dervishin, urolog, Arban Dervishin, menaxher i klinikės "Medicus" dhe Dr. Tunė Pervorfajn, po ashtu urolog nėn dyshimin e transplantimit ilegal tė organeve. Po ashtu, nė klinikė janė gjetur edhe medikamente me afat tė skaduar dhe doza gjaku, tė cilave nuk u dihet origjina, ka thėnė zėdhėnėsi i policisė, Veton Elshani. Lidhur me kėtė rast policia ka ndaluar njė shtetas turk pėr dyshime se ka bėrė tregti duke transplantuar veshka. Sipas zėdhėnėsit Elshani, nė bastisje policia kishte hasur nė njė shtetas izraelit, pėr tė cilėn dyshohej se kishte pranuar veshkėn nga shtetasi turk.
BE kritikė Kosovės pėr korrupsion
Bruksel, 5 nėntor - Komisioni Evropian nė raportin e tij vjetor tė progresit ka kritikuar Kosovėn pėr praninė e korrupsionit dhe krimin e organizuar dhe se ka bėrė pak pėr tė luftuar kėtė fenomen. "Korrupsioni ėshtė i pėrhapur gjithandej dhe paraqet problem tė madh nė Kosovė", thuhet nė raport, i cili vė nė pah edhe zhvillimin e dobėt ekonomik, si dhe strukturat paralele serbe. Edhe vendet e rajonit janė kritikuar pėr mangėsi nė sistemin e drejtėsisė. Pėr Kroacinė ėshtė thėnė se mund tė pėrfundojė bisedimet pėr anėtarėsim nė BE nė vitin 2009, ndėrsa kandidatet tjera duhet tė presin mė gjatė.
QIK-u