Titulli: Lajme Aktuale....
Beogradi pohon se janė pranuar kushtet e tyre pėr Eulexin, Brukseli pa qėndrim tė qartė
Qėndrimi aktual i BE-sė rreth misionit evropian nė Kosovė ėshtė i qartė. Kontaktet nė mes tė BE-sė dhe Kosovės po vazhdojnė,madje dhe Eulex-i po ec para nė zbarkimin e vet, me qėllimin qė tė bėhet funksional shumė shpejtė ka thėnė dje nė njė intervistė pėr RTK-nė zėdhėnėsja e Havier Solanės pėrfaqėsues i lartė i politikės sė jashtme pėr Bashkimin Evripian Kristina Gallak.
Sipas saj fuqizimi i sundimit tė ligjit dhe fuqizimi i institucioneve multietnike ėshtė nė interes tė tė gjithėve , natyrisht nė interes tė popullit tė Kosovės, por edhe tė komunitetit serb dhe tė vet Serbisė. Pėr kėtė arsye ne shpresojmė se Beogradi do tė pėrkrah Eulex-in.
Ndėrkaq sa i pėrket komenteve tė Pjer Mirel zyrtar i komisionit Evropian i cili ka deklaruar se Be-ja pranon kushtet e Serbisė, ajo ėshtė shprehur indiferente ndaj deklarimeve tė tij duke ritheksuar qėndrimin e Be-sė pėr misionin e Eulexit nė Kosovė .
Ndėr tė tjera ajo tha se ministrat e Be-sė do tė takohen tė hėnėn dhe do tė japin sinjal shumė tė qartė pėr funksionimin e Eulex-it nė dhjetor. Kjo pėr ne ėshtė shumė e rėndėsishme dhe po punojmė shumė pėr kėtė dhe jemi tė bindur se kjo do tė ndodhė.
Ndėrkohė, Ministri i Jashtėm serb, Vuk Jeremiq, ka deklaruar se ėshtė arritur nė parim marrėveshja pėr ēėshtjen e EULEX-it, njoftojnė agjencitė e lajmeve serbe. Bisedimet pėr dislokimin e misionit tė BE-sė nė Kosovė janė zhvilluar vetėm me pėrfaqėsuesit e Kombeve tė Bashkuara, ka thėnė Jeremiq, sipas tė cilit, Kėshilli i Sigurimit do tė deklarohet pėr EULEX-in ditėn e martė.
RTK
Shtefan Leene:Fillimi i punės sė EULEX-it mund tė shtyhet sėrish
Drejtori pėr Ballkanin Perendimor nė Kėshillin e Evropės, Shtefan Leene ka tėrhequr vėrejtjen se fillimi i punės sė EULEX-it mund tė shtyhet sėrish, nėse nuk arrihet marrėveshja nė Kėshillin e Sigurimit nė takimin e javės sė ardhshme nė Nju Jork.
Shtyrja eventuale e dislokimit tė misionit tė BE-sė, nuk ėshtė nė dobi tė askujt, ndėrkaq pėrderi sa nuk zgjidhet ēėshtja e EULEX-it, Britania e Madhe dhe Gjermania nuk do tė votojnė pro fillimit tė procedurės qė Serbia ta fitojė statusin e kandidatit pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian.
RTK
Shtohet konfuzioni rreth EULEX-it
Kėtė herė pėrgėnjėshtrohet Peter Faith. Brukseli me tė vėrtet ka pranuar kushtet e Serbisė pėr misionin EULEX.
08 Nėntor 2008 19:37
Brukseli vėrtetė ėshtė marr vesh me Beogradin, por jo edhe me Neė York-un. Zyrtarė tė Bashkimit Evropian kanė thėnė se janė pranuar kushtet e vėna nga Serbia pėr shtrirjen e EELEX-it nė Kosovė, por kanė theksuar se nuk i ka takuar drejtorit pėr Ballkanin nė Komisionin Evropian, Pierre Mirel qė tė jepte deklarata lidhur me kėtė.
Burime diplomatike nė Bruksel kan thėnė se problemi kryesorė ėshtė ndėrmjet vendeve tė Bashkimit Evropian qė e bėn mė tė rėndė dislokimin pa leje eksplicite tė OKB-sė dhe Beogradit.
Zėrat qė vijnė nga Brukseli, nuk pėrkojnė me reagimin qė ka bėrė pėrfaqėsuesi civil ndėrkombėtar nė Kosovė, Peter Faith, i cili ka hedhur poshtė deklarimet, se BE-ja ėshtė pajtuar me kėrkesat e Serbisė pėr tė dislokuar EULEX-in nė Kosovė. /kohavision/
Mesazhi.com
|