Roli biologjik
Kur është qështja e rolit biologjik, atëherë dihet se AND-ja është bartëse dhe përcjellëse e vetive trashëguese. Ajo përmes ARN-ës -që do të thotë se ajo në mënyrë indirekte- e kontrollon sintezën e proteinave, e cila kryhet në ribosome, e përmes proteinave e kontrollon natyrën dhe shpejtësinë e proceseve të ndryshme biokimike në qelizë. Pra, AND-ja është rregullator i proceseve jetësore. Sasia e AND-ës në qelizë është konstante dhe specifike për çdo qenie të gjallë. Duhet cekur se para ndarjes së çdo qelize bëhet dyfishimi i AND-ës. Prandaj AND-ja merr pjesë në procesin e ndarjes së çdo qelize. Ky dyfishim i AND-ës bëhet përmes procesit që quhet replikim. Molekulat e ADN-ës janë të vetmet molekula organike që kanë aftësi të riptodhojnë vetveten.
Nje pjese e ADN-s qe leviz