Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-11-08, 17:29   #8
jonuzi
jonuzi
 
Anėtarėsuar: 27-01-06
Vendndodhja: Gjithandej
Postime: 347
jonuzi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Ēka mendoni per EULEX -in...

Refuzimi i planit 6 pikesh te OKB - es, me te cilat pika percaktohet roli dhe shtrirja e EULEX - it, nga klasa politike e Kosoves, natyrisht eshte nje hap pozitiv dhe i guximshem, por une dyshoj qe pas kesaj "JO" te politikaneve fshihen intrigat e tyre te vazhdueshme per te prur situtata perpara faktit te kryer. Seriozisht plani 6 pikesh i OKB - es, cenon rende kushtetutshmerin dhe sovranitetin shteteror, kam studiuar per sisteme te ndryshme te se drejtes, por askund nuk kam hasur ne shtrirje paralele te dy se drejtave. Plani le hapsire qe ne enkalavet serbe te zbatohen ligjet dhe rregulloret e UNMIK - ut, qka eshte nje marrezire kushtetuese, sepse po marrim shembull ne Prishtine sipas nje ligji rregullohet ndryshe nje qeshtje, kurse ne Graqanic ndryshe, nje shtet nese nuk ka sistemin unik te se drejtes, parimisht ai shtet nuk ekziston (edhe shtet me nje federalizem te theksuar nuk lejojne te dilet nga kushtetuta e saj, po flasim per shtet e perbera), ku dihet se Kosova ka pak me shume se 10 mij kilometra katror, kur dihet struktura e popullsise dhe shtrirja territoriale e komunitetit serbe, per logjiken time nuk kemi te bejme me shtet, por me nje kuazi shtet (shtet i paqen). Qeshtja e neutralitetit te EULEX - it eshte nje problem tjeter shume kompleks, nese BE - ja, shkel mbi parimet kushtetuese ne Kosove, jem i bindur se se tradhetia evropiane ende po vazhdon, kesisoji qytetarit te thjesht qe banon ne Shterpce p.sh, nuk e di a eshte duke jetuar ne Republiken e Kosoves, Republiken e Serbise, apo repubkiken alla umnikeqe... pastaj policia, gjyqesia, paramendoni per te njejten veper penale nje gjykate ne shterpce mund te zbatoj nje ligj apo rregullore te unmik - ut, kurse ne Ferizaj te parashihet diqka tjeter...
gjerat duken te komplikuara, shpresoj se klasa politike nuk do te pranoj qe te shkel edhe me tutje mbi kushtetuten e Kosoves, ashtu siq per qdo dite po shkel mbi te ... ndonjeher pos "JO" - se, nuk ka zgjidhje tjeter, per te ruajtur nje gje te shejte....
__________________
Bahet mire pas 50 viteve!!!!!!!!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 14-11-08 nė 23:40
jonuzi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė