Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-11-08, 04:17   #1
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Ernest Koliqi

Ernest Koliqi (1903 - 1975) ėshtė poet, prozator, dramatist, studjues letrar e pėrkthyes letrar. Kėtė veprimtari e krijimtari letrare e ushtroi gjatė gjithė jetės. Lindi nė Shkodėr, ku edhe i ndoqi mėsimet e para nė Kolegjin Ksaverian tė Jezuitėve. Studimet i kreu nė Breshia tė Italisė, pastaj nė Universitetin e Padovės, ku edhe u doktorua me temėn Epika popullore shqiptare. Shkroi nėn pseudonimet Hilushi, Hilush Vilza, Borizani. Vdiq nė Romė mė 1975. Ishte ministėr i arsimit nė kohėn e pushtimit italian gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Ndėrsa po drejtonte arsimin shqiptar, ai dėrgoi nė Kosovė dyqind arsimtarė tė ngarkuar me libra shqip e me mision qė tė themelonin shkollat shqipe nė Kosovė. Vepra e tij letrare u ndalua edhe pse nuk pėrmbante asfarė shenje a parashenje politike. Ajo u ndalua, pėr shkak tė veprimit politik tė autorit. Koliqi ishte themelues e drejtues revistash, ku botohej e trajtohej letėrsia e kultura shqiptare si: Ora e Maleve, Shkėndija, Shźjzat, etj. Si letrar Ernest Koliqi shquhet si krijues nė prozė, madje sė bashku me Mitrush Kutelin konsiderohet themelues i prozės moderne shqipe. Pėrktheu nė gjuhėn shqipe poetėt e mėdhenj italianė: Dante, Petrarka, Ariosto, Tasso, Parini, Monti, Foskolo e Manconi, qė i pėrmblodhi nė dy vėllime tė librit Poetėt e Mėdhej t’Italķs I dhe II. Pėrgatiti, pėrktheu nė italisht dhe botoi Antologjinė e lirikės shqiptare nė vitin 1963. Me librat e tregimeve: Hija e Maleve (1929), Tregtar flamujsh (1935) dhe Pasqyrat e Narēizit (1936), Koliqi sjell njė botė krejt unike shpirtėrore shqiptare, ndėrsa gjuha e tij dhe stili janė krejt tė veēantė. Vepra poetike me pretendime mė tė mėdha e Koliqit ėshtė Gjurmat e Stinve (1933). Poezitė mė tė mira tė kėtij vėllimi janė ato tė shkruara nė formė tė tingėllimit (sonetit). Pasardhės tė Koliqit, sidomos nė insistimin e gjetjes sė veēantive vendore nė gjuhė e nė jetė, nė letėrsinė shqipe bashkėkohore para sė gjithash konsiderohet Anton Pashku.


__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante