Full LoVe...
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
|
Titulli: Shqiptarėt mė tė lashtė se grekėt nė Ballkan!!
-Idetė e hedhura nga ju janė interesante pėr shqiptarėt. A mund tė ketė iniciativa tė tjera, jo thjesht libra, tė cilat do tė mund tė bėnin njė ndryshim tė historisė sė shkruar?
Unė mendoj qė aktualisht ka argumente tė mjaftueshme, prova dhe elemente tė spikatura, qė u lejojnė historianėve, studiuesve dhe dishepujve tė tyre tė rishkruajnė historinė e Greqisė parahelenike. Nėse mund tė them Greqia "parahelenike", kjo ndodh sepse historia e Greqisė "strico sensu" (ajo para shekullit VIII para Krishtit) ėshtė e njohur dhe e klasifikuar pothuajse saktė. Praktikisht ėshtė thėnė gjithēka pėr atė Greqi "strico sensu", tė cilės unė nuk mund t‘i shtoj dot asgjė. Pra, unė nuk kam absolutisht asgjė ēka tė them mbi kėtė lloj Greqie (atė tė Solonit, atė tė Pizistratit apo Perikliut), veē faktit tė tė qenit tė admirueshme dhe se njerėzimi i detyrohet pėr gjithė ēka mė tė bukur e mė me vlerė. Mirėpo pellazgėt diē kanė lėnė aty.
Pikėrisht kėtė diēka historianėt, linguistėt dhe arkeologėt tanė modernė nuk kanė denjuar ta shquajnė. Madje, njė Greqi e tillė (pas shekullit VIII: arkaike, klasike, e helenistike) as nuk bėn pjesė nė studimet dhe hulumtimet qė unė kam kryer nė dy librat e mi. Kėshtu, nuk ka asnjė tregues qė tė provojė se Greqia ekzistonte para shekullit VIII para Krishtit. Ndėrtimi i "tempujve", shfaqja e qytezave ("Polis"), konfederatat religjioze (amfiktionet), shpalosja e stileve arkitekturore (dorik, jonik, korintas), zhdukja e mbretėrimeve dhe shfaqja e tiranisė, ekspansioni kolonial (emporion=tregje dhe apoikoi=koloni), krijimi i tempullit tė Delfit, shfaqja e alfabetit dhe e tė parave shkrime greke, shfaqja e lojėrave olimpike, shekulli i artė i thėnė i "Perikliut": gjithė kėto ngjarje marrin jetė pas shekullit VIII. Sa pėr Homerin, tė shumtė janė ata qė mendojnė se nuk ka ekzistuar ose qė nuk ka shkruar kurrė asgjė.
Fakti thotė se ai nuk ka shkruar, pasi gjuha greke ėshtė shkruar vetėm nga fundi i shekullit VII. para Krishtit. Ai mundi tė ekzistojė si rapsod. Pėr rrjedhojė, poemat e Homerit ("Iliada" dhe "Odiseja") mundėn tė shkruhen vetėm nė shekullin VI, nė epokėn e Pizistratit. Kėto poema epike kanė pėr origjinė traditėn gojore, tė pėrēuar nga brezi nė brez prej rapsodėve pellazgė. Grekėt i morėn dhe i kėnduan (duke i pėrpunuar pėr kauzėn e tyre) me rapsodėt e tyre. Keqkuptimi vjen prej faktit se ngatėrruam gjithēka: Greqinė para-helenike (para shekullit VIII) me Greqinė nė bllok (pas shekullit VIII). Le tė mos harrojmė as faktin se studimet mbi pellazgėt jo vetėm sikur u harruan, por edhe u mėnjanuan plotėsisht. Le tė themi se disa studiues modernė (historianė, arkeologė dhe gjuhėtarė) kanė vėnė nė dukje se pellazgėt pėrbėheshin prej popujsh tė ndryshėm, mandej tė zhdukur trup e shpirt, pa lėnė as mė tė voglėn gjurmė: etni e gjuhė! Ndėrkohė qė kjo etni vijoi me ilirėt nė Perėndim dhe trakėt nė Lindje. Ndėrkohė qė tė gjithė autorėt e lashtė lanė gjurmė tė shkruara, sipas tė cilave ky popull parahelenik ka pas qenė shumė i lashtė (njerėzit e parė) dhe qė nė kohėn e Herodotit nė shekullin V para Krishtit popullonin ende krahina tė tėra (Arkadia, Argolida, Atika, Tesalia, Lakonia etj.), tė kuptojmė ishujt (Kreta Lemnos, Lezbos dhe veēanėrisht Samosin)!
-Si e shihni historinė e Ballkanin sot?
Ka pak kohė qė u konfirmua shprehja "baruti i Ballkanit" me luftėn dhe problemin e Kosovės (e mbetur ende pezull). Mendoj se shpirtrat dhe mendėsitė kanė evoluar ndopak dhe fantazma e luftės po largohet gjithnjė e mė tepėr, veē nėse qėllimisht dhe pozicionet politike tė Fuqive tė Mėdha, sidomos Bashkimit Evropian, ashpėrsohen ose ndryshojnė. Aktualisht, Kosova ėshtė njė nga problemet mė tė thekshme nė Ballkan. Pa rregullim paqėsor, tė barabartė dhe tė drejtė, ndoshta s‘do tė ketė kurrė paqėsim nė rajon. Sa pėr vete, jam pėr pavarėsinė e Kosovės, sepse pas gjithė atyre fatkeqėsive dhe krimeve (le tė themi etnocid) dhe urrejtje mes dy popujve (serbė e kosovarė) nuk mund tė bashkėjetojnė dhe tė ndėrtojnė sė bashku njė shtyhet qė tė mund tė funksionojė. Me t‘u rregulluar ky problem, Ballkani mund tė pėrfytyrojė nė gjirin e Evropės sė bashkuar njė forcė dinamike dhe ndėrtimtare pėr ardhmėrinė e kėtij rajoni tė mbetur fatkeqėsisht pa trashėgimi, i shqyer, i tollovitur dhe i izoluar pas shumė shekujsh pushtimi otoman dhe dekadash komuniste.
|