Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-12-08, 17:44   #134
Domira
 
Avatari i Domira
 
Anėtarėsuar: 02-02-05
Postime: 16,716
Domira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Edhe une shkruaj...

Dy bukuri…..

Tue i pa pamjet e rrjedhes se ujit te paster qe shendrron ne kristal edhe guret edhe gjelberimin neper te cilat kalon po dhe i zbukuron si ne perralla, mendova per dashurine qe kemi per natyren e Kosoves tone. Eh, e ramja e vrrullshme nga lartesite e bjeshkeve te uruara, te krijon kenaqesi, te imponon qetesi e urtesi. Te sheron. Te ben krenar.

Bie uji here here furrishem e here me qete por gjithsesi e madheshti e bukuri magjepsese qe eshte veshtire te pershkruhet. Rrezet e diellit te cilat depertojne ne ujin e qete behen ar, kristal, behen bukuri qe ta kenaq shpirtin. Shikoj lulet e malit prane ujit, e percjellin ate me bukuri dhe dashuri te paspjegueshme, shihet kjo nga shkelqimi i ngjyrave te tyre dhe shprehja e formave te bukura te petaleve dhe duken sikur flasin. Keshtu eshte rrjedha e ujit te fresket te Kosoves qe zbukuron gjithcka per rreth.

Kur po krahasoj dashurine tone per kete natyre qe na e ka fale Zoti, me dashurine qe kemi ne, per kete thesar te tokes Kosove, nuk po me duket se po i kushtojme dashurine tone kesaj dhurate. E kjo dhurate me urtesine hyjnore sikur pret shekujt e vet. Keta margaritare dhe kristale te natyres Kosove sikur qeshen me ne dhe na thone se ne nuk i shpetojme dot te mbares, pasurise, begatise dhe mireqenjes. Na thone me bukurine e tyre magjepsese per te cilen ne, le qe nuk bejme gje po as qe e verejme qe e kemi rreth nesh, kudo ne cdo pellembe te Kosoves, Dardanise antike.

Keshtu me duket edhe kur shoh bukurine e rinise tone. Ajo eshte magjepsese. Shkelqen si kristalet me te bukura te tokes tone-Kosoves.

Po une nuk shoh se ata qe duhet, te rriturit iu kthejme dashurne me dashuri, as te bukures natyre-Kosove e as rinise te bukur-Kosove!
Bukuria natyre e Kosoves sikur dergon mesazhe se eshte e vendosur ta pres dashurine dhe kujdesin tone.

Por me bukurine, Rini, eshte pak me ndryshe. Ajo nuk na pret sepse ajo eshte ne levizje dhe s’mund te ndalet. Neseqoftese me ecjen e Rinise nuk jemi ne hap, ajo mund te shkoje ne rruge te ndryshme. Disa prej rrugeve te tyre mund te jene te rrezikshme. Rruget e gabuara te Rinise tone mund t’ju sjellin deme te medha si familjeve te tyre ashtu edhe Kosoves.

Bukuria e Rinise te udheve te gabuara, mund te kthehet ne shemti. Kjo mund te ndodhi neqoftese Rinise nuk i kthehet dashuria me dashuri.Njisoj si nje femije te cilin e braktis nena e vet dhe dashuria e tij mbetet pa pergjigje.

Kam ndryshu mendim...nuk i besoj oratorise racionale qe flet ne emer te qiellit e tokes. Kam fillu te ju takoj atyre qe deshirojne ti besojne alfabetit te ri, leximit autokton mes rreshtave...dhe aty po shoh vetem dashuri per vetveten (interes personal) dhe anashkalim per dy bukurite e Kosoves. Njera qe pret dhe tjetra qe nuk pret...
__________________
Ėndrrat e mia dua ti fal vetem ty!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Domira : 11-12-08 nė 17:53
Domira Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė