Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-12-08, 13:01   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mbi ''moralin politik'' tė Gjergj Kastriotit

Ka pasė vėrejtur Gibboni: “Nė sytė e tė krishterėve rebelimi i Skėnderbeut pėrligjet me dėmet shkaktuar t’et, me vdekjen e dyshimtė tė tre vėllezėrve tė tij, me poshtėrimin [degradation] e tij vetė dhe skllavėrimin e vendit tė tij; dhe admirojnė zellin e lartė, ndonėse tė vonėt, me tė cilin Skėnderbeu mbrojti besimin dhe pavarėsinė e tė parėve tė tij. Por prej moshės nėntėvjeēare ai kishte thithur doktrinėn e Kuranit; Ungjillin nuk e njihte aspak; fenė e njė ushtari e pėrcaktojnė autoriteti dhe zakoni; ėshtė mjaft e vėshtirė tė ftillosh se ē’dritė e re erdh’ e e ndriēoi nė tė dyzetat shpirtin e tij” (The Decline and the Fall, VI, kr. LXVII). Nxjerrja nga legjenda nė histori e rrethanave qė kanė tė bėjnė me mėnyrėn dhe kushtet e dėrgimit tė Gjergjit nė Oborrin e sulltanit nė njė moshė rreth tė 20-ave dhe jo nėntėvjeēar, si iē-ogllan dhe jo si jeniēer, – ai nuk pati qenė asnjėherė jeniēer, sepse rezulton bir i dhėnė peng i njė zoti qė kishte pranuar tė vihej vasal nėn sulltanin simbas sistemit tė gulamit, i cili parakuptonte rritjen e djemve tė tillė, nga radhėt e bujarėve tė krishterė, si “ēuna nderi” (iē-ogllanė) nė oborrin e sulltanit, ku ata aty arseheshin, merrnin formimin karakteristik ushtarako-fetar osman, ushtroheshin pėr luftėra dhe, mė nė fund, ngarkoheshin me detyra tė rėndėsishme nė administratėn feudale-ushtarake osmane, shpesh nė vendet e tyre (e ka argumentuar tanimė bindshėm historiani Hali Inalcik (Fatih Devri, 158 dhe vij.), – me specifikat e shėrbimit tė tij tė herėmbashershėm nė fushatat e sulltanit, me emėrimin e tij qysh mė 1426 si tirmarli nė njė nga timaret e Arbėrisė, me dėrgimin e tij prej Muratit II nė ish-zotėrimet atėrore si “subash i Akēahisarit” (Krujės) sė paku prej 1438-s mė 1440 etj., e heqin m’anėsh kėtė farė skepticizmi dhe shtyjnė t’i besohet, fjala vjen, njė jetėshkruesi dhe njėherėsh bashkėluftėtar i tiji i afėrt nė detyrėn e thesarmbajtėsit (tezorier), siē ėshtė Demetrio Franco : “Skėnderbeu kishte mbajtur gjithmonė dhe mbante ende pranė vetes njė numėr tė madh luftėtarėsh tė krishterė tė t’et, tė cilėt oreēast e stėrvisnin fshehurazi nė fenė e krishterė tė marrė nėpėrmjet pagėzimit tė shenjtė” (Gli Illustri et Gloriosi Gesti, 3 verso). Ndėrkaq skepticizmi i Gibbonit tė kujton pikėrisht tė kundėrtėn e situatės sė kushtit tė vėnė nga Valentini: kur dikush do qė tė bėhet mėsues i historisė, nė vend qė ta marrė historinė si “mėsuese tė jetės”. Ka vijuar tezėn e tij Gibbon skeptiku: “Nėse Skėnderbeu qe kthyer nė fenė e krishterė dhe kishte bėrė mend njė rebelim prej kohėsh, ēdo shpirt i drejtė do ta dėnojė kėtė dredhi tė ulėt qė mund tė shėrbejė vetėm pėr tė tradhtuar, qė mund tė premtojė vetėm pėr tė shkelur benė, dhe qė mund tė ndihmojė vetėm pėr rrėnimin tokėsor e shpirtėror tė aq mijėrave vėllezėrve tė tij fatkėqinj. Do ta lavdėrojmė letėrkėmbimin e tij tė fshehtė me Hunyadin, ndėrsa komandonte pararojėn e ushtrisė osmane?” (po aty, IV, kr. LXVII). Gibboni me kėtė qėndrim tė kujton anshmėrinė e skajshme tė kronikanit tė vjetėr osman Mustafa b. Ahmed b. Abd al-Mavla Ēelebi (Ali): “Njė njeri i pavlerė nga fisi arbėr i quajtur me emrin Iskender, i cili mbasi u rrit dhe u edukua nė oborrin intim tė nderuar [tė sulltanit], doli jashtė si njė gulman qė mori rrugė tė shtrembėt. Meqenėse ky djalė qė ushqeu tradhtinė dhe intrigėn ishte i biri i njėrit prej banditėve tė famshėm tė asaj popullsie tė keqe, ndėshkimi me tė vėrtetė serioz nga ana e pallatit shtetėror nuk e pėrmirėsoi gjendjen e tij. Ai nuk e ngriti dot famėn midis shokėve me rrugėn pėrēarėse. Duke u kthyer nė fenė e vjetėr, i hyri rrugės sė dezertimit...” (Künh-ūl-ahbār, 124 b., Lufta shqiptaro-turke, 284). Siē shihet, skepticizmi i historianit tė “shekullit tė dritave” ndaj tė sjellit politik tė Gjergj Kastriotit ka tė bėjė jo vetėm me botėvėshtrimin e vet ideologjik, me kuptimin e vet pėr “mirėbėrėsit” dhe “tradhtarėt” etj., por edhe me njohjen e vet tė pėrciptė tė historisė sė Skėnderbeut. Pėrveē Historisė sė Barletit, pėr Gjergj Kastriotin ai nuk pati pėr duarsh tjetėr burim informimi, as edhe atė tė Francos. “Do tė kisha dashur tė gjeja disa Kujtime tė thjeshta dhe autentike, tė shkruara prej njė miku tė Skėnderbeut, qė tė mė pėrshkruanin vendin, njeriun dhe kohėt, - shėnonte ai. - Nė Historinė e vjetėr kombėtare tė Marin Barletit, prift nga Shkodra, nė veshjet e tij [tė Skėnderbeut] kaba dhe tė larushitura janė ngjitur shumė xhevahirė tė rremė” (po aty). Qė tė mos lindin keqkuptime: skepticizmi i Gibbonit, si edhe i ndjekėsve tė tij, nuk bėn tė quhet pėrfaqėsimtar i racionalizmit iluminist. Do tė mjaftonte tė kujtohet qė maja e iluminizmit evropian, Voltaire (1694-1778), – edhe ky kritik i rreptė i dogmės sė Kishės katolike, – la tė thėnė pėr Gjergj Kastriotin: “Sikur perandorėt bizantinė [grecs] tė kishin qenė Skėnderbegė [des Scanderbegs], perandoria e Lindjes do tė ishte ruajtur” (Essais, IV, XC, 247). Pra: edhe njė arsye mė shumė qė tezat e Gibbonit tė shqyrtohen nė ballafaqim me dėshmi alternative, jo vetėm ngase ato kanė tė bėjnė drejtpėrsėdrejti me metodat dhe mjetet e implikuara nė veprimin politik tė Skėnderbeut pėr realizimin e interesave tė tij individualė dhe tė njė kolektiviteti tė caktuar qė e rrethonte, pra si burrė i politikės, por edhe sepse shenja tė njė ringjalljeje anakronike tė kėsaj teze ndeshen ende sot – sė paku nga viti 1995 – nė ndonjė organ shtypi shqiptar. II. Diskutimi i kėtyre rrethanave, – pėr aq sa kanė tė bėjnė me motivimet, nė kuptimin e drejtpėrdrejtė politik, tė qėndresės dhe luftėrave tė tij, – hapin faqe mė vete nė historinė politike tė Gjergj Kastriotit. Qysh gjatė Rilindjes europiane dhe shumė para Gibbonit pėr ata qė u quajtėn filozofė tė historisė e qė u morėn veēan me shqyrtimin e marrėdhėnieve mes politikės dhe moralit “rasti Skėnderbe” do tė kishte pėrbėrė njė objekt tė lakmuar. Si do tė kishte trajtuar atė, vallė, vetė Machiavelli? Me siguri kjo pyetje ka qenė ngritur nė mendjen e Nolit. Pėrveē njė pėrmase qė lidhej me “unin shkrues” tė tij – Noli shqetėsohej mė shumė pėr pamundėsinė e ndikimit vetjak nė politikė pėr tė vėnė nė jetė “ato qė dinte”, mė shumė se pėr tė rindėrtuar ēdofarė panorame politiko-qytetėrimore tė Firences sė shekujve XV-XVI, – interesi rreth marrėdhėnieve mes politike dhe morali nė “rastin Skėnderbe” do tė ketė qenė arsyeja se pėrse Noli u vu tė hartonte njė nga esetė e tij mė pak tė njohura: atė pėr Machiavellin (“Princi i Machiavellit prej F. S. Nolit”, Boston 21 janar 1939, Universiteti i Bostonit, Fakulteti i Graduatėve, Histori e Europės 1500-1815). Edhe pse nė tė “rasti Skėnderbe” nuk pėrmendet shtjellimisht, interesi mund tė quhet i nėnkuptuar nėse mbahet parasysh qė Skėnderbeu pėrbėnte pėr Nolin historian subjektin e subjekteve. Nė tė vėrtetė, duket qė ai ta kishte kuptuar drejt veprėn mjaft tė keqinterpretuar tė Machiavellit kur ka nėnvizuar: “Ideja e ēlirimit tė Italisė ėshtė kryemotivi i Machiavellit. Gjithēka tjetėr rrjedh prej saj ose ėshtė e lidhur ngushtė me tė”. Si edhe kur e ka quajtur traktatin nė fjalė “ungjill tė veprimit patriotik”.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė