Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-12-08, 13:02   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mbi ''moralin politik'' tė Gjergj Kastriotit

Princi, pėr Machiavellin, nuk ėshtė shenjtor nga ata tė Mesjetės, as ushtarak nga ata tė Antikitetit. Ėshtė, pėrkundrazi, burrė i fuqishėm dhe karizmatik. Nė “dorėn e fortė” tė tij – sot do ta quanim decizionizėm – historia mund tė gjejė, mė nė fund, formulėn alkimike pėr ta shndėrruar mungesėn e rendit individual nė rend tė mbarė kolektivitetit. Brenda teorisė politike tė sekretarit fiorentin – i cili pėr herė tė parė e vėshtroi politikėn tė ndarė nga etika dhe morali teologjik ose absolut pa ngurruar tė dėftonte qė njė princ duhet tė ishte i zoti t’i pėrdorte “ndershmėrinė”, “mirėnjohjen” dhe “mėshirėn”, ashtu si dhe t’i linte mėnjanė ato kur interesi i atdheut t’ia lypte – Noli duket tė ketė kėrkuar tė gjente edhe interpretimin e drejtė tė tė sjellit politik tė kryeheroit tė tij. Mirėpo ka mjaft tė ngjarė qė fama e pėrgojuar e Machiavellit ta ketė detyruar t’i skajohej njė interpretimi nėn emrin e tij. Rasti nuk e deshi qė ai tė njihte veprėn e njė tjetėr filozofi tė historisė, “kundėrshtar tė Machiavellit”, i cili u mor qysh herėt pikėrisht me interpretimin e tė sjellit politik tė Skėnderbeut pėr ta pėrligjur atė me argumente parimore. Ėshtė fjala pėr Georges de Scudéry-un dhe veprėn e tij Fjalime politike tė mbretėrve (Paris 1682). E ka pasė pikasur, ndėr tė parėt, Ymer Jaka (Skėnderbeu nė historiografinė frėnge, 195-200). Ndonėse pa i pranuar rekomandimet e “fiorentinit tė rrezikshėm”, – kėshtu e quan autori Machiavellin, – madje duke u “tmerruar” syresh si e shumta e klerit tė asaj epoke, Scudéry-u i ka bėrė qysh nė kohėn e tij, qė ishte shek. XVII, apologjinė qėndrimit tė Skėnderbeut pėr ē’i pėrket “mbajtjes sė besės”, tė cilėn nė raste e tjera autori e ka quajtur “tė shenjtė”: “Por shikoj njė Luftėtar tė madh me shpatėn lart, qė mė thotė me sy kėrcėnues se teza ime ėshtė tepėr e pėrgjithshme, se nuk ka asnjė rregull pa pėrjashtim, dhe se mund t’u dalim fjale atyre qė na kanė dalė fjale tė parėt. Skėnderbeu i madh pati aq famė nė botė, sa qė e meriton ta mbajmė vesh para se sa ta dėnojmė”. Nė ligjėratėn (e trilluar) Skėnderbeu komandantėve tė vet (Discours politiques, 438 dhe vij.), nė situatėn kur sulltani ka dėrguar pranė tij njė ēaush pėr ta qortuar pėr “pabesinė” dhe “tradhtinė”, Scudéry-u vė nė gojėn e heroit vargun e argumenteve qė, nė thelb, ofrojnė interpretimin e drejtė tė tė sjellit tė tij: “Ju pėrgjėrohem tė vėshtroni mirė nėse ata qė thonė se mund t’u dalim fjale atyre qė na kanė dalė fjale tė parėt, kanė tė drejtė apo jo. E di qė besa publike duhet mbajtur si gjė e shenjtė, por di edhe se ata qė e shkelin atė tė parėt bėhen nė padenjė qė tė tjerėt t’ua mbajnė. Pikėrisht kėtu zė fill, kryesisht, pėrligjja ime” (po aty, 441). Mandej: “Ėshtė e lejueshme ta zmbrapsėsh forcėn [e kundėrshtarit] me forcė dhe, nė disa raste, nuk ėshtė as e nevojshme tė pėrdorėsh tė njėjtat armė qė pėrdor ai. Gjithė sa mund ta shpartallojė atė ėshtė e drejtė; gjithė sa mund ta dėmtojė atė ėshtė e lejueshme; asgjė nga sa mund ta shkatėrrojė atė nuk ėshtė e ndaluar” (po aty, 441-442). Mė tej: “Kushdo qė ėshtė agresor tė lejon tė bėsh gjithēka kundėr tij si armik; ēfarė mė parė do tė kishte qenė krim, bėhet pafajėsi; dhe ēfarė do tė kishte qenė tradhti, nuk ėshtė mė veēse rrjedhoja e njė sjelljeje tė menēur; ndėrsa ēfarė mund tė quhej mizori, shndėrrohet nė njė mbrojtje tė drejtė” (po aty, 442). Si numėron padrejtėsitė e Muratit II kundėr familjes sė tij, por edhe atdheut tė tij nė pėrgjithėsi, Skėnderbeu i Scudéry-ut sqaron: “Nėse ai mė kurseu nė kėtė ndeshje, nuk e bėri kėtė as prej ndonjė ndjenje njerėzie, as prej ndonjė ndjenje drejtėsie, por vetėm sepse, duke i qenė mjaft i dobishėm nė luftėrat ku mė kishte pėrdorur, llogariste se, po tė mė humbte, do tė humbte edhe ai vetė shumė” (po aty, 445). Dhe mė nė fund: “Tė mos thotė mė, pra, se e mashtrova e se i dola fjale, sepse, nė doli fjale ai, nuk ia kam fajin unė. Pikėsėpari, unė nuk jam fshehur dhe kam bėrė haptazi kundėr tij gjithė sa mund tė bėja. Sepse duke llogaritur qė ishte e drejtė (sikurse ishte padyshim) tė ėndėrroja pėr tė futur pėrsėri nė dorė atė ēfarė ai mė kishte pushtuar, nėpėrmjet ē’rruge tjetėr do mund ta bėja, pėrveēse rrugės qė ndoqa? Po t’i kisha dėshmuar Muratit ndonjė pakėnaqėsi pėr veprimet e tij tė padrejta, do tė isha burgosur nė ēast dhe do tė kisha pėrfunduar i helmuar ose i mbytur qysh atė ditė. Po tė kisha ėndėrruar t’u shkruaja banorėve tė Krujės pėr t’u kėrkuar ndihmė, kėto veprime e pėrpjekje mund tė zbuloheshin dhe, edhe sikur tė mos zbuloheshin, ē’do tė kishin mundur tė bėnin pa mua banorėt, ata qė ishin thuajse skllevėr tė garnizonit tė vendosur nė qytet? T’ia besoja veten kokė e kėmbė dashurisė qė ushtarėt muhamedanė kishin pėr mua, kurrfarė dobie nuk do tė kishte. Tė ėndėrroja tė ikja fshehurazi nga Porta e Zotėrisė sė madh pėr tė vajtur e pėr t’u kėrkuar ndihmė Princėrve tė krishterė, nuk ishte gjė qė mund ta bėja dot lehtė. Por, edhe sikur ta kisha bėrė, nuk qe fort e sigurt se ata Princėr do tė donin tė nisnin njė luftė tė kėsaj rėndėsie pėr hirin tim dhe tė vinin nė rrezik shtetet e tyre pėr tė fituar unė shtetin tim. Por edhe sikur ata tė vendosnin ta bėnin, puna do tė ishte edhe mė e dyshimtė duke pasur parasysh fuqinė e hatashme tė njė armiku aq tė rrezikshėm. Desha, pra, nė kėtė rast ta farkėtoja vetė fatin tim dhe, nėse Murati u befasua prej kėsaj, pėr kėtė meritoj lavd e jo qortim, ngase s’bėra veēse atė qė mund tė bėja me drejtėsi dhe qė ai nuk as duhej ta kishte vėnė nė dyshim se do ta bėja sapo qė tė mund tė gjeja mjetet. Tė gjitha veprimet e jetės sime tė kaluar do tė duhej ta kishin siguruar pėr kėtė; tė gjitha shėrbimet qė i kisha bėrė do tė duhej ta kishin bindur se nuk do t’i duroja padrejtėsitė pa u hakmarrė pėr to; dhe, sikurse qe sjellė ndaj meje nė mėnyrė haptazi mashtruese, do tė duhej tė pėrgatitej se do ta mashtroja gjithashtu sapo qė pėr kėtė ta gjeja rastin. Por me kėtė dallim se, duke mė mashtruar, ai kishte dhunuar tė gjitha llojet e tė drejtave, ndėrsa unė duke e mashtruar kryeja gjithė sa kisha detyrė: hakmarrjen pėr vdekjen e vėllezėrve tė mi, ēlirimin e atdheut tim, lavdinė time dhe atė tė Zotit” (po aty, 454-457). Njė kėsi interpretimi i tė sjellit politik tė heroit, tanimė nė frymėn e Rilindjes europiane, pėrkon me dėshmitė e kohės. Mjaft mė realist se Gibboni, pėr shembull, sa i pėrket “miqėsisė” sė siguruar me turqit osmanė nėpėrmjet dhėnies sė bijve peng nė Oborrin e sulltanit dhe “besės” sė tyre ndaj pengjesh tė tilla duket njė bashkėkohės i ngjarjeve (1444) prej Raguze, i cili shkruante se “miqėsia” e blerė kėsisoj prej turqve nuk ishte aspak jetėgjatė: “sikurse ėshtė dėshmuar prej shembujsh tė tjerė dhe sidomos prej zotėrve tė Sklavonisė, tė Bullgarisė, tė Romanisė [territoret europiane tė Bizantit, - A. P.] dhe tė Arbėrisė, nė rastin e despotit dhe bijve tė tij, dhe prej shumė tė tjerėsh, prej tė cilėve del qartė se si u patėn skllavėruar dhe vijojnė tė skllavėrohen ende sot e gjithė ditėn pėr shkak tė mosbashkimit dhe mosmarrėveshjes sė tyre” (Jorga: Notes et extraits, I, 368). Pakashumė po kėshtu e ka pėrshkruar “miqėsinė” dhe “besėn” me turqit edhe kronografi bizantin Mikail Dukas: “Dhe nėse sot ata [turqit osmanė, - A. P.] bėjnė paqe me serbėt, tė nesėrmen rrėnonin e shkretonin vendet e Atikės e tė Lakedemonies, tė Akajės e tė Heladės, tė mbasnesėrmen, kur bien nė ujdi me vendin e bizantinėve, janė vendet e serbėve, tė bullgarėve dhe, mandej, tė arbėrve qė kridhen nė gjėmė e nė vaj” (Historia Byzantina, 176). Ish-jeniēeri Kostandin i Ostrovicės, nga ana e tij, na ka dėshmuar njė rast konkret tė metodave dhe mjeteve tė pėrdoruara prej politikės osmane pėr ē’u takon “besės” ose marrėveshjeve tė tyre kontraktuale me kundėrshtarėt. Njė ditė jeniēeri Kostandin kishte vajtur nė depon ku ruheshin thesaret e Oborrit tė sulltanit, tek shėrbente i vėllai i tij, kur aty ia mbėrrinin papritmas dy kėshilltarėt e sulltanit, Mahmut-pasha dhe Is’hak-pasha. I hequr m’anėsh pėr tė mos rėnė nė sy, jeniēeri dėshmitar mban vesh bisedėn e dy dinjitarėve tė lartė ulur kėmbėkryq nė sixhade, ndėrsa kuvendojnė pėr Bosnjėn dhe kėshilltarėt qė sapo ka dėrguar Mbreti i saj nė Oborr pėr tė propozuar paqen. “Ēfarė duhet tė bėjmė? Ē’pėrgjigje do t’i japim mbretit tė Bosnjės?” pyet Is’hak-pasha. “Asnjė pėrgjigje, veēse do tė bėjmė paqe me ta pėr 15 vjet dhe, fill mbas kėsaj, pa vonesė, do tė marshojmė mbrapa tyre, - ia kthen Mahmut-pasha. - Pėrndryshe kurrė nuk do ta pushtojmė dot tokėn e Bosnjės, sepse ėshtė tokė malore dhe, veē kėsaj, do t’i vijnė nė ndihmė mbreti i hungarėve, kroatėt dhe zotėr tė tjerė, dhe do tė forcohet aq shumė sa ne mandej nuk do tė bėjmė dot asgjė. Ndaj dhe tė bėjmė paqen me ta, nė mėnyrė qė tė dėrguarit tė nisen tė shtunėn, ndėrsa ne mbrapa tyre tė mėrkurėn, deri nė Sitnicė, jo larg Bosnjės. Sė andejmi askush nuk do ta dijė se nga ka nė mend t’ia mbajė perandori”.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė