Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-12-08, 13:06   #4
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mbi ''moralin politik'' tė Gjergj Kastriotit

Duke u nisur prej Barletit, jetėshkruesit e tij kanė renditur njė varg gjuhėsh qė ai paskėsh njohur: arabishten, turqishten, greqishten, italishten, deri edhe “ilirishten” (Historia, I, III verso). Mė fort se realitet faktik, numri i gjuhėve ngjan si njė desideratum i atit tė tij Marin Barleti. Paganeli nė Historinė e vet shėnon tė dhėnėn e trashėguar nga Historia universale e Cantłsė pėr tė ashtuquajturin Libėr tė Skėnderbeut, qė ndodhej nė Bibliotekėn e Dukės sė Madh tė Vajmarit: njė dorėshkrim nė pergamenė i shkruar nė ngjyrė Kine, ku paraqiten armė, pajisje, makineri lufte dhe shpikje tė tjera ushtarake tė shekujve XV-XVI, me gjasė dhuruar Gjergj Kastriotit nga mbreti i Napolit Ferrante (Histoire, 392 etj.). Edhe njė vepėrz tjetėr, e vogėl por e vyer, rezulton tė ketė qenė pjesė e “bibliotekės” sė heroit: njė “Ufice e Shėnmėrisė”, kodik i dekoruar e i bukurshkruar, me ē’duket dhuratė prej ndonjė miku tė shquar perėndimor. Ėshtė fjala pėr njė njoftim tė nxjerrė nga njė katalog ankandi i njė antikuari tė Librarisė Antikuare Hoepli tė Milanos, mė 1925: kodiku nė fjalė u shit nė atė ankand, mandej u rishit nė Londėr (Malaj: Necessitą d'un coordinamento, facsimile 18: Ufficio della B.M.V. di G. Castriota Scanderbeg, codice ms. del XV sec. conservatosi a Londra). Kastrioti Anonim i 1779-s, nė jetėshkrimin e tij bizar, na ka siguruar pėr tė: “Ndonėse gjithmonė i zėnė me luftėn, ai e donte leximin”. Madje edhe ka saktėsuar: “I rysur nė historinė greke dhe latine, ai i kishte zėt romanet. Komentarėt e Jul Cezarit ishin libri i tij i dashur…”. (Afėrmendsh qė njė aventurieri si ai historia nuk mund t’i zėrė besė: po ai ka saktėsuar edhe “ngjyrėn e gjelbėr” me tė cilėn vishej heroi Skėnderbe, “beretėn e kuqe me pendė” qė mbante mbi krye, “ēizmet e verdha” qė mbathte etj. Le Grand Castriotto, 101-102). Lamartini, romantik i pakorrigjueshėm edhe nė historiografi, si ka numėruar gjuhėt qė Skėnderbeu fliste, - arbėrishten, greqishten, turqishten, arabishten, italishten, - ka shtuar edhe se “ai hartonte vargje dhe kėndonte duke e shoqėruar veten me lirėn e epirotėve nė tė gjitha kėto gjuhė” (Histoire de la Turquie, III, 131). Duke i tejkapėrcyer pėrshkrime tė tilla bizare, historiani i Gjergj Kastriotit politik nuk mund tė mos ndalet para pėrcaktimeve tė Valentinit pėr idealin atdhetar tė heroit: “Porse, ka do elementa t’amshueshėm, qė e pėrbajnė atdhetarķn sot si e pėrbanė motit e do ta pėrbajnė deri nė t’ardhmen ma tė largtė: dashtnia pėr vendin e pėr popullin, zotsia nė tė naltsuem tė ndjesivet mā shejte tė tija, drejtsia, besimi n’ate dorė tė Zotit qė i krijon kombet e s’i len me hupė, trimnia; mbi tė gjitha shpirti i flijimit. Kėto e bajnė – dje, sot e pėrgjithmonė – Gjergj Kastriotin idealin e atdhetarit shqiptar, e kohėn e tij epopenė mā tė shkelxyeshme qė ka pasė ky komb”. Duken “tė vjetruara” vlerėsimet e Valentinit? Pėrpos njė amze “vjetrimi” qė na vjen prej gjuhės sė tij, nė tė vėrtetė thuajse gjithēka nė tezėn e tij rezulton moderne. Dhe ja sepse: sepse, me ndryshimet pėrkatėse tė shprehjes e tė stilit, vendosjen e idealit atdhetar si kriter pėr gjykimin dhe vlerėsimin e Skėnderbeut lexuesi modern e ka gjetur dhe mund ta gjejė sė rishti jo vetėm nė monografitė “Arbėria dhe pushtimi turk nė shek. XV” tė Athanas Gegajt (Louvain 1937) dhe “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu 1405-1468” tė Fan S. Nolit (New York 1947), por edhe nė studimet skėnderbegiane tė Aleks Budės, deri tek ato mė tė fundit: “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, jeta dhe vepra 1405-1468” tė Kristo Frashėrit (Tiranė 2002), “Skėnderbeu” (Tiranė 2005) dhe “Pėr Skėnderbeun” (Tiranė 2005) tė Kasem Biēokut etj. Fundja, tė bėjmė njė pyetje pėrfundimtare: me gjithė ndryshimet e kohėve e tė rrethanave, a nuk ka mbetur nde sot e gjithė ditėn ideali atdhetar kriteri i kritereve pėr gjykimin dhe vlerėsimin e burrave tė politikės? IV. Le ta heqim m’anėsh Valentinin, nė daēi edhe Nolin dhe Gegajn, Budėn me Frashėrin e me Biēokun etj. Kenneth M. Settoni, njėri ndėr studiuesit mė autoritarė tė Europės mesjetare dhe tė Kryqėzatave (kryeredaktor i veprės 5-vėllimshe “Histori e Kryqėzatave”, University of Wisconsin Press 1955-1990 etj.), i ka kushtuar disa faqe Gjergj Kastriotit politik nė vėll. II tė veprės madhore “Papati dhe Levanti 1204-1571" (American Philosophical Society 1976-1984). Duke e spikatur pikėrisht nė njė kontekst realist politikėn e tij, Settoni i mbyll faqet pėr tė me njė pėrfundim qė ia vlen tė citohet i plotė: “Skėnderbeu ishte jo vetėm njė nga ushtarakėt mė tė shquar tė shek. XV. Ai ishte gjithashtu njė realist politik. Historiani qė studion burimet dokumentare lidhur me karrierėn e tij gjen dėshmi tė pareshtura tė qartėsisė sė vizionit tė Skėnderbeut. Ashtu si papėt, ai kishte njė kuptim tė thjeshtė mbi marrėdhėniet me turqit: tė luftoje gjithmonė me ta, duke bėrė paqe (kur ishte e mundur) vetėm pėr tė fituar kohė pėr pėrgatitje tė mėtejshme pėr luftė. Sado tė rrekeshin venedikasit, gjenovezėt dhe grekėt moreotė tė peshonin protė dhe kundrat pėr bashkėjetesė paqėsore me turqit, Skėnderbeu ishte i mendimit se ēmimi pėrfundimtar i njė paqeje tė tillė do tė ishte robėria degraduese. Sado ndjesi nderi tė kishin pasur sulltanėt e mėparshėm, Mehmeti II as donte t’ia dinte pėr skrupuj moralė. Egoist i pamėshirshėm, ėndėrrimtar arrogant, ai nuk i jepte asnjė rėndėsi jetės njerėzore dhe nuk kishte kurrfarė respekti pėr dinjitetin e tė tjerėve. Sundues i njė shteti robėrish, ideja e tij pėr pushtimin e botės ishte thjesht robėrimi i njerėzimit. Prej kohėsh armiq tė ambicies perandorake, kudo qė ajo tė shfaqej nė Bizant apo nė Gjermani, papėve Turku i Madh [sulltani, - A. P.] nuk mund t’u dukej veēse dyfish i neveritshėm: si pushtues dhe si i pafe. Nuk ėshtė pėr t’u habitur qė ata iu kthyen Skėnderbeut si kampion i tyre. Ambicia e tij politike kufizohej nė Arbėri, ku ai po pėrpiqej tė ndėrtonte njė shtet tė centralizuar, duke i nxjerrė prijėsit grindavecė prej bastioneve tė tyre malore. Por edhe ata kishin afeksionin e tyre prej malėsori pėr pavarėsinė dhe shpesh thirrėn Turkun e Madh pėr t’i ndihmuar kundėr tiranisė sė Skėnderbeut. Kishte, megjithėkėtė, njė ndryshim mes kėtyre dy kuptimeve arbėrore pėr lirinė. Prijėsit shikonin mbrapa me nostalgji nga njė e kaluar kaotike, ndėrsa Skėnderbeu shikonte pėrpara drejt krijimit tė njė shteti tė krishterė tė centralizuar. Sundimi turk do tė vinte paskėtaj pėr t’u dhėnė arbėrve mė tė keqen e tė dyja botėve, sė paku simbas opinionit tė Skėnderbeut: duke imponuar qeverisjen arbitrare tė prijėsve tė frikur dhe duke e shkėputur Arbėrinė nga respublica Christiana, commonwealth-i i Europės” (The Papacy and the Levant, II, 195).
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė