Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-12-08, 13:07   #5
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mbi ''moralin politik'' tė Gjergj Kastriotit

Nėse pranohet qė ēdo politikė ėshtė njė pėrzierje idealizmi dhe realizmi, Skėnderbeu atėherė shfaqet qartė nė pikėprerjen e kėtyre tė dyjave. Ndėrsa prej veprimtarisė sė tij politike del i besueshėm profili i tij prej realisti politik, siē e nxjerr nė pah Settoni, jo mė pak i besueshėm shfaqet profili i tij prej idealisti politik. I mahnitur prej moralitetit tė kėtij burri lidhur me rrethanat e ndėrhyrjes sė tij nė “luftėn dinastike” nė Itali, tė tillė ia pėrvijoi atij kėtė profil, fjala vjen, njė Francisc Pall, – kritiku mė i rrepte i Barletit ky, – i cili gjithashtu ia vlen tė citohet: “Nuk duhet harruar, mė nė fund, mbresa mjaft e mirė morale qė la kjo ndėrhyrje e heroit arbėr nė tė mirė tė sė njėjtės ēėshtje qė ai e quante tė drejtė, d.m.th. nė njė luftė qėndrese kundėr ndėrhyrjes sė huaj, asaj frėnge, tė mbėshtetur brenda vendit nga rebelimi feudal. Nė kėtė luftė Skėnderbeu u lėshua nė mėnyrė tė vetvetishme, i shtyrė nga njė ndjesi mirėnjohjeje pėr ndihmat – ndonėse mjaft modeste – tė marra nė luftėn antiturke nga ana e aragonezėve tė Mbretėrisė sė Napolit. Dhe edhe njerėz me mendje aq tė pėrllogaritur, aq dinakė dhe aq tė paskrupuj, nė atė mjedis tė shekullit XV ashpėrsisht egoist dhe me pabesi tė pėrgjithshme, sikurse ishin Francesco Sforza dhe Ferranteja i Aragonės, u dėftuan – ndoshta pikėrisht pėr kėtė arsye! – posaēėrisht tė ndjeshėm kundrejt njė shpirtmadhėsie tė tillė dhe njė besnikėrie aq tė ēiltėr” (I rapporti, 150). Ai mjedis i shekullit XV, ndėrkohė e imoralitetit mė tė thellė politik, i pati dhėnė shkas aspiratės pėr “princin” ideal tė Niccolņ Machiavellit (1469-1527), bashkėkohės i Barletit ky. Nė vizionin e sekretarit tė pėrhimė tė Firences sė asaj kohe – e quajtur edhe “shteti i parė modern i botės” – princi ideal duhej tė ishte prijės dorėfortė, ushtarak dhe shtetar i aftė, i mbushur me dashuri pėr atdheun, luftėtar pėr lirinė e tij dhe bashkimin e tij, “burrė” i njėmendėt nė mendime e veprime: kėshtu e parakuptonte nė tė vėrtetė termi i tij i parapėlqyer “virtł” prej italishtes sė moēme vir = burrė. Tė vihet re: koha e Machiavellit, dhe njėherėsh e Barletit, ishte koha e “portreteve” tė burrave tė tillė, ndaj vjen e kuptueshme qė shkruesit e mėdhenj tė saj tė ishin edhe “portretistė”; nė tė shumtėn e rasteve madje me “modele” qė as e patėn ditur kurrė se kishin “pozuar” pėr ta. Nėse Barleti la tė realizuar pėr pėrjetėsinė portretin e “Princit tė Epirotėve”, Machiavelli mbeti tek ėndrra e njė “burri” virtual, qė mund tė ishte qoftė edhe “duka i Valentinit”, i cili nė tė vėrtetė as ekzistonte. Komentuesit e tekstit tė tij dalin rėndom nė pėrfundimin: Mirėpo... Princi i tij nuk erdhi! Ai nuk i erdhi vėrtet Italisė sė copėtuar e tė grirė prej luftėrash civile, atdhe sa i republikave tė ndritura aq edhe i tiranive mė tė errėta, i pasioneve dhe urrejtjeve politike gati tė pėrjetshme, i partive qė thuajse e kishin humbur pėrfundimisht domethėnien e tyre politike. Porse, nė bregun pėrkundrejt njė burrė i tillė ishte shfaqur dhe ishte ngritur duke u bėrė realitet: figurė shumė mė afėr “princit tė Rilindjes” europiane se ēdo Cesare Borgia egėrshan i mjediseve italike. Keqkuptimi i idealit atdhetar tė lirisė dhe tė bashkimit mund tė ketė bėrė qė figurės sė kėtij burri tė Arbėrisė t’i jetė kundėrvėnė ndonjėherė jo “modeli ideal” i Machiavellit, por ajo ēfarė quhet e vdekur prej ideve tė fiorentinit mendjehollė: pjesa pėr tė cilėn ai u bė “famėkeq”. Ėshtė pjesa mė trashanike e mendimit tė tij, “zgjyra”, e quajtur edhe “makiavelizėm”. Ajo ishte, me sa kuptohet sot, haraēi i paguar ėndrrės pėr njė “Dukė tė Valentinit”. Pėr njė ballafaqim me kėtė “makiavelizėm” duket ta ketė pasur fjalėn qysh nė shek. XIX historiani i Republikės sė Venedikut Samuele Romani i cili, duke kallėzuar mbrapshtitė e kurdisura vijimisht prej Sinjorisė kundėr atij “njeriu tė mrekullueshėm”, – kėshtu e ka quajtur ai Skėnderbeun nė Historinė e Venedikut, – pėrfundonte: “Aq dyfaqėshe dhe e mbrapshtė ishte politika e atyre kohėve, ajo politikė tė cilėn, sikurse ēdokush e sheh, Machiavelli njė shekull mė mbas nuk e shpiku, por vetėm sa e pati zbuluar faqe bote” (Storia documentata, IV, 242-243). Ėshtė fjala, pra, nė rastin e burrit tė Arbėrisė pėr njė model politik qė e kapėrcen figurėn e “kryqtarit” fanatik apo edhe tė “kalorėsit” impozues, duke e afruar atė mė shumė tek ajo e “shtetarit tė ndritur”. V. Ēfarė ngre peshė nė historinė e tij politike ėshtė fakti qė, edhe kur Gjergj Kastrioti tė mos ishte mė, ideja e luftės ēlirimtare antiturke – qė zėvendėsonte dalėngadalė atė tė kryqėzatės – do tė vijonte sė toku me projektet pėrkatėse. Dy vjet mbas vdekjes sė tij, me rėnien nė duart e turqve tė Negropontit – katastrofė qė nė Europė bėri pėrshtypje edhe mė tė madhe se rėnia e Kostandinopojės – ishte kardinali Visarion qė hartonte njė thirrje tė re pėr “luftė tė shenjtė” kundėr turqve. Njė tjetėr kujtesė pėr luftė, me konceptim thuajse kryekėput ushtarak, hartonte nė muajt e parė tė 1480-s pėr papėn Sikst IV (1471-1484) njė Martin Segoni, peshkop i Ulqinit. Ishte koha kur Otranti rrezikohej prej ekspeditės detare tė Gjedik-pashės dhe kujtesa e tij titullohet pikėrisht Mbi pajisjen [mbrojtėse] tė Otrantit dhe mbi organizimin ushtarak turk dhe prejardhjen e tij; ajo nuk u mor parasysh dhe flota turke do tė zbarkonte nė Otrant krejt sikurse Segoni e kishte parashikuar. (Nė kujtesė ngulmohej posaēėrisht nė nevojėn e njė ekspedite detare me anije tė lehta tė pėrshtatshme ad cursum nė brigjet epirote dhe arbėrore, nė zonėn Durrės-Korfuz, nė mėnyrė qė flotės turke t’i pengohej kalimi pėr nė bregun italik etj.) Pėr njė projekt tė ri lufte antiturke do tė bėhej fjalė edhe gjatė ekspeditės sė Charles-it VIII nė Itali, mė 1492. Edhe papa Aleksandėr VI shpallte njė fushatė tė re nė mbėshtetje tė forcave hungare, duke dėrguar njė flotė 13 luftanijesh nė brigjet greke. Nė jehonė tė bullės sė tij do shėnuar projekti kėrshėror i njė arbėreshi tė Greqisė, i quajtur Aleks Qeladhoni (Alessio Celadoni), peshkop i Galipojės sė Apulisė, me anė tė sė cilės dėftonte rrugėt qė duhej tė ndiqnin ushtritė e krishtera “kundėr Turkut”: ndėrsa ushtria e tokės duhej tė marshonte drejt Serbisė dhe Trakės, ushtria e detit duhej tė nisej nga Italia e jugut dhe tė zbarkonte nė bregun arbėr, saktėsisht nė Apoloni dhe Durrės, pėr tė vijuar mandej fushatėn drejt Maqedonisė e Thesalisė. Thirrje lufte pėr ēlirimin e Kostandinopojės nga pushtuesit turq dhe pėr dėbimin e tyre nga Europa do tė lėshonte edhe papė Leoni X, madje duke premtuar tė vihej vetė nė krye tė saj. Simbas kėtij projekti Perandori do tė sulmonte nga “Ballkani” me gjermanėt, polakėt dhe hungarėt, nga ana e Epirit do tė sulmonin frėngjtė, italianėt dhe zviceranėt, ndėrsa detyra pėr tė sulmuar prej detit nga ana e Galipojės u caktohej anglezėve dhe spanjollėve
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė