Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Mbi ''moralin politik'' tė Gjergj Kastriotit
Njė fushatė antiturke do ta niste mė 1535 edhe mbreti Charles V. Beteja si ajo e Lepantit mė 1571 do tė pėrbėnin ēaste historike nė tė cilat u duk sikur fryma kryqtare ti paskėsh pushtuar pėrsėri perėndimorėt. Mbas fitores nė Lepant, pėr shembull, Don Juani i Austrisė i shkruante kryepeshkopit tė Monemvasies, Makar Melisenės, pėr ta njoftuar se do tė vinte sė toku me flotėn e tij, duke kaluar nėpėr Korqyrė (Korfuz), pėr shtimin e shoqėrisė sė tė krishterėve dhe pėr tė mirėn e pėrbashkėt. Mė 1583-1584 njė tjetėr projektues i luftės antiturke shfaqej me Sigismundin e vetėquajtur princ i Transilvanisė, i Moldavisė, i Maqedonisė e i Arbėrisė, i cili i drejtonte nuncit papnor nė Vjenė njė projekt pėr ēlirimin e Levantit. Nė fund tė shek. XVI nė organizimin e njė fushate antiturke u pėrfshi edhe papa Klement VIII (1592-1605). Mes projektit kryqtar dhe komplotit konspirativ do tė lėvizte nė fillim tė shek. XVII plani i Dukės sė Neversit (1612-1618), nė planin e tij, nė tė cilin gėrshetoheshin sulmi ushtarak kryqtar me kryengritjen e popujve tė robėruar prej turqve nė rajon, pėrfshiheshin me negociata njė kont i Chāteau-Renaudit, njė Pietro de Medicis, majnotėt e Moresė me peshkopin e tyre Neofit, peshkopėt e Zygos, Lakedemonės, Lepantit dhe Artės, Menomvasies, Metropoliti i Bullgarisė, peshkopi i Durrėsi Hariton, qė duhej tė hapte portėn e Ballkanit, dhe posaēėrisht kryengritėsit arbėr. Ata [tė dėrguarit e Dukės] vajtėn nga toka me dy komandantė vendės dhe vizituan disa peshkopė dhe njerėz me rėndėsi nė vendet e Maqedonisė, Serbisė, Arbėrisė, Dalmacisė dhe Kroacisė, saktėsohet nė Kujtesėn e Dukės sė Neversit, tė 24 shtatorit 1615, pėr mbretin Filip III. Nė kėtė projekt brendashkruhet edhe mbledhja e njė Kuvendi nė Kuē tė Arbėrisė, nė tė cilin merrnin pjesė krerė kryesorė tė tė gjitha vendeve, d.m.th. tė Arbėrisė sė Epėr, Bosnjės, Maqedonisė, Bullgarisė, Serbisė, Hercegovinės dhe Dalmacisė qė e kishin turqit nė bashkėveprim edhe me Himarėn etj. Pavarėsisht rezultatit tė projekteve tė tilla, ideja e qėndresės antiturke e ndėrkallur nė idealin e luftės ēlirimtare u shndėrrua nė ide pėrēuese, e cila funksionoi si faktor koheziv mes popujve tė kontinentit europian pėrkundrejt kėrcėnimit pėrparues tė fuqisė ushtarake osmane. Edhe me zmbrapsjen qė ideali i luftės antiturke pėsonte, ajo ide nuk u rrėgjua me kalimin e shekujve: e tillė vijoi tė shfaqej dhe rishfaqej nė veprat e humanistėve tė Rilindjes, prej Erasmit (tė Roterdamit), te njė Leibnitz, njė Volney etj. Ribotimet, dhe sidomos pėrkthimet, e jetėshkrimit tė Barletit pėr tė Krishterin e Madh gjatė shekujve XVII-XVIII me rishfaqjen e kėtij ideali dhe, pėrkatėsisht, ideje pėrkonin. Kur nė fillim tė shek. XVIII ushtritė turke tė Ahmetit III do ta bezdisnin edhe njė herė Europėn, thirrjen drejtuar princėrve tė krishterė pėr njė kryqėzatė tė re do ta thurte nė librin e tretė tė Odeve tė tij njė poet, Jean-Baptiste Rousseau: ėshtė njė hartim i gjatė, gjithė figura e metafora, kryevepėr retorike. Kėsodore edhe ideja e kryqėzatave tė vonėta (the later Crusades), duke dalė nga realiteti e duke kaluar nė retorikė, kishte marrė teposhtjen. Mirėpo prej konstruksionit ideologjik dhe politik tė pėrftuar prej saj rezulton tė ketė mbetur njė trashėgimi deri nė kohėn tonė, kur nė procesin e bashkimit tė Europės vjen e rishfaqet ende nė diskutime ideja e bashkėsisė sė quajtur tradicionalisht Christianitas. Si e tillė, ajo ėshtė nė ditėn e sotme edhe rast pėr refleksion historiko-kritik mbi qėndrimin e qytetėrimit tė krishterė ndaj luftės. Nė njė epokė rragatjesh pro dhe kundėr luftės, edhe historia politike e Skėnderbeut na kujton qė opcioni i luftės nuk ka pasė qenė pėrjashtuar asnjėherė kryekėput as nga doktrina, as nga praktika e qytetėrimit tė krishterė. Kalendari i Kishės prej kremtesh qė pėrkujtojnė ngadhėnjime ushtarake ėshtė piketuar: nga Lufta e Kryqit tė Vėrtetė fituar nga perandori Herakli, te fitorja e Janko Hunyadit dhe Giovanni Capistranos kundėr turqve nė muret e Beogradit, te ngadhėnjimi i tė krishterėve nė Lepant, te fitorja e Jan Sobieskit pėr mbrojtjen e Vjenės prej ushtrive turke, dhe me radhė. Duke saktėsuar se paqja nuk ėshtė thjesht mungesė e luftės (Kanoni 2304), Katekizmi i Kishės katolike ka nėnvizuar se parimi i heqjes dorė nga pėrdorimi i dhunės merr kuptim si dėshmi e dashurisė ungjillore vetėm me kusht qė kjo tė bėhet pa paragjykim pėr tė drejtat dhe detyrat e njerėzve e tė shoqėrisė (Kanoni 2306). I njėjti katekizėm vendos kushte tė pėrpikta pėr ushtrimin e forcės sė armatosur (duke pėrjashtuar me kėtė ēdo pacifizėm parimor): kur dėmi i shkaktuar kombit ose bashkėsisė sė kombeve nga njė agresion tė jetė i vijueshėm, i rėndė e i sigurt; kur tė gjitha mjetet e tjera pėr ti dhėnė fund atij tė kenė rezultuar tė papraktikueshme ose tė paefektshme; kur tė ketė kushte tė bazuara pėr sukses; kur pėrdorimi i armėve tė mos shkaktojė tė kėqija dhe trazira mė tė mėdha nga e keqja qė lypset luftuar (Kanoni 2309). Nuk mund tė mos vėrehet se, pavarėsisht rezultatit tė projekteve kryqtare nė tė cilat Skėnderbeu u pėrfshi ose jo, prej asaj ēfarė Skėnderbeu pėrftoi me njė vizion gati-gjenial tė rrethanave diēka mbeti. Njė diēka qė do tė zhvillohej, qoftė edhe nė forma shumė tė ndryshme. Mund tė mbahen tė diskutueshme nė ditėn e sotme pėrcaktime si ato tė ufflayt dhe/ose tė Jirecekut pėr realizimin nga ana e Gjergj Kastriotit tė njė formacioni tė mirėfilltė politiko-fetar, qė ata e quajtėn shteti mė i madh i krishterė tė Ballkanit: Nėn Skėnderbeun bėrthamat e shumta shtetėrore shkrihen nė njė shtet tė vėrtetė, i cili mbas rėnies sė Kostandinopojės, Serbisė dhe Bosnjės ėshtė i fundmi shteti mė i madh i krishterė i Ballkanit (ufflay: Povijest, 18); Me rėnien e Bizantit, Serbisė dhe Bosnjės, Arbėria mbeti i fundmi shtet i madh i krishterė nė Gadishull (Jirecek: Albanien, 82:). Edhe masa e amortizimit tė impaktit turko-osman ndaj Europės, pėr tė cilin Gjergj Kastrioti u lavdėrua aq shpesh, mund tė diskutohet. Por ajo ēfarė nuk mund tė vihet nė diskutim ėshtė se, nėn Skėnderbeun, edhe arbėrit e tij, si popull bashkėndihmues nė qėndresėn dhe nė luftėrat antiturke, e ndjenė veten kryekėput europianė. Me tė tjera fjalė: e ndjenė veten pjesėmarrės e pjesėdhėnės tė njė sistemi tė pėrbashkėt tė menduari e tė vepruari.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|