Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-12-08, 20:14   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Nga Naim Frasheri: “Dėshira e Vėrtetė e Shqiptarėve”* (1886)

Nga Naim Frasheri: “Dėshira e Vėrtetė e Shqiptarėve”* (1886)




E pėrktheu nga greqishtja PANO ĒUKA "Nėnės sime tė ėmbėl SHQIPĖRISĖ /Asaj qė mė dha gjithė forcėn qė kam. (Autori)

O ju bij tė mėmėdheut, ju o patriotė trima,
Luftėtarė tė dėgjuar edhe po kaqė tė urtė,
Tė bashkuar si vėllezėr neve jemi kurdoherė,
Krahė tė vendit tė shtrenjtė edhe besnikė ndaj kombit.
Dhe kėshtu lipset tė jemi, si pėrherė tė bashkuar,
Ca mė shum' sot qė tirani mezi mbahetė nė kėmbė,
Ne duhet edhe mė fort tė lidhemi qė tė gjithė,
Pėr qėllimin ton' tė shenjtė, nė emėrin e lirisė.
Ju, stėrnipėr tė tė Madhit Aleksandėr e tė Piros,

Tė dėgjuar, tė lavdishėm, ju, o bij tė Skėnderbeut,
T'atij burri tė vėrtetė, qė nė botė shok s'ka pasur,
Trima, shpresa dhe guximi kurdoherė tė na prijnė
Dhe tė gjithė me njė mendje tė bėjmė detyrėn tonė.
Ne pellazgė kemi lerė para se tė lindte hėna,
Kur Adami nuk ka qenė veēse ujė edhe pluhur,
Dhe tė parėt tanė s'ishin vetėm baballarė popujsh,
Porse ishin baballarė dhe tė vetė perėndive.
Motit, gjuha jon' e dlirė, gjuha jonė e pavdekshme,
E kulluara, e kthjellta, mahniti dhe perėnditė.
Askush s'e mohon nė botė famėn e tė parve tanė
Dhe punėrat e shkėlqyera ua dėshmon historia.
Dikur nė Azin' e largėt si shqiponja fluturuan
Edhe fronin e Dariut e pėrmbysėn ata trima.
Duke thyer nė betejat ē'qenė pėrsanė barbarė,
Dhe qytetėrimin mbarė e shpėtuan nga rreziku.
Tjetėr herė, si luanėr, ata iu vėrsulėn Romės
Dhe romakėve mizorė mė t'u kallėn lemerinė.
Kush qe ai burr' i huaj, kush qe ai maqedonas,
Qė dikur grekėt nė luftė fund e krye i dėrrmonte?
Dhe kush qe njeriu i shquar, qė mė kot grekėt e thyer
U munduan me sofizma porsi grek ta paraqitnin?
Kur tė huajt pa tė drejtė rojėn kishin masakruar,
Cilėt qenė ata qė Thivėn e rrėnuan po shtėpinė
E Pindarit nuk e prekėn, sepse pėrnderonin muzat?
Ata s'qenė aspak grekėr as dhe skitė, jo, nuk qenė;
Maqedonėt tjetėr s'qenė veēse baballarėt tanė.
Shumė shkronjės si Plutarku, Demosteni dhe Straboni
Me shokėt e tyre thonė se ngahera kombi ynė
Ishte si dhe sot fisnik, trim, hyjnor, i madhėrishėm.
Si dhe ne, ata po qenė shqipėtarė tė kulluar
Dhe shqiptari kėtė emėr e ruan, sepse e pat
Nė flamur gjithnjė shqiponjėn, shenjė force dhe fitorje.
Gjithnjė brenda Shqipėrisė dhe Zeus' i madh banonte.
N'atė tė shenjtinė Tomor njė tempull tė bukur kishte
Dhe gjithė popujtė atje vinin me nderim tė thellė,
Qė t'i faleshin asaj perėndie shqipėtare.
Sikur tė studiosh tė urtin dijetar, Aristotelin,
Ptolemenjt' e plot tė tjerė, me kujdes, mirė edhe drejt,
Do mėsosh se dhe i madhi Kostandin, pjellė dardani,
Fisit trim e tė dėgjuar tė shqiptarve i pėrkiste.
Edhe mbretėresha e grave tė ditura tė ksaj kohe,
Dora d'Istria, mos vallė s'ish bij' e Shqipėrisė?
Kurrė s'e harroi atdhenė tė stėrgjyshėrve tė saj
Dhe shkruan pėr "alvanitėt", siē i quajnė tė huajt,
Sepse, si tė huaj, emrin e vėrtetė s'ua dinė.
Edhe thellė ndjen pėr fisin dashurinė mė tė kthjellėt,
I kėndon atij virtutet dhe i jep shpresa tė vyera.
O sa kombe janė zhdukur si tė qenė gjethe vjeshte,
Dhe sa kombe kanė lindur prej tė tyreve rrėnoja!
Kurr' nė shekuj kombi ynė s'ka ndryshuar dhe siē qenė
Ashtu mbetėnė vetijat, gjuha, doket e zakonet.
Shqiptari ėshtė siē ishte nė fillim, i pandryshuar.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante