Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-12-08, 20:48   #12
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Udhėtimi i Njė Amerikane nė Shqipėri

ZOGU MBROJTI SHTETIN SHQIPTAR


Nė kapitujt e mėtejmė tė librit Lein pėrshkruan Tiranėn. Qyteti ato vite ishte shpallur kryeqytet i Shqipėrisė dhe kish nisur puna pėr hapjen e rrugėve, si ajo e Durrėsit e Elbasanit, tė cilat i realizonte Ahmet Zogu me njerėzit e vet. Atė kohė krahas pėrpjekjeve pėr ndėrtimin e rrugėve dhe infrastrukturės sė kryeqytetit, Ahmet Zogu duhej tė pėrballonte edhe pengesat e shumta qė i vinin nga elementet karrieristė e tė shitur tek fqinjėt shovinistė. Nė kėta kapituj autoria tregon se si Zija Dibra, (Lane e cilėson si njė agjent italian, por edhe serb!), me Mustafa Merlikėn e disa tė tjerė, donin tė rėzonin shtetin e dalė nga Kongresi i Lushnjės dhe kėshtu manipuluan prijėsin popullor, Elez Isufi. Ata e mėsynė Tiranėn nė periudhėn e marsit 1922, duke synuar tė marrin pushtetin. Akti i tyre nga ana Leinit tregohet antishqiptar pėr shkak se kėta kishin marrė para dhe armė nga Jugosllavia e Italia, duke manipuluar me krerė tė njohur nga krahinat e ndryshme tė Shqipėrisė. Kėshtu ata manipulojnė nė veri Bajram Currin me njerėzit e vet qė e mėsynte Shkodrėn, nė Tiranė manipulojnė e nxisin Elez Isufin dhe kėshtu mendojnė se i kanė bėrė mirė planet. Anėtarėt e Qeverisė braktisin kabinetet dhe ia mbathin, duke lėnė vendin nė mėshirėn e fatit. Ahmet Zogu, si ministėr i Brendshėm, e merr situatėn nė dorė, nxjerr jashtė ligji dhe i shpall nė kėrkim si tradhtarė tė gjithė qeveritarėt qė braktisėn postet dhe pastaj rrethon Elez Isufin nė lagjen e jashtme tė Tiranės, ku ishte strehuar. Forcat e B.Currit nė Veri fatmirėsisht nuk shkojnė dot nė Shkodėr, sepse paralajmėrohen pėr njė rezistencė tė madhe e kėshtu kjo pėrpjekje dėshton. Shkrimtarja amerikane e takon vetė A.Zogun dhe zhvillon njė intervistė, nga e cila ajo del e befasuar. Sipas Rouz Uajlder Lein, "zgjuarsia dhe trimėria e fajkoit tė Matit shpėtoi Shqipėrinė dhe Ballkanin nga lufta ballkanike". Pėrshkrimi i figurės sė Zogut ėshtė nga tė paktėt qė i janė bėrė kėtij burrshteti para se tė bėhej mbret.
Pas dėshtimit tė kryengritjes Kryeministri Ypi, shumica e qeverisė dhe deputetėve, pėrfshi edhe Nolin, u larguan tė trembur nė drejtim tė Elbasanit. Tirana u mbrojt vetėm prej Zogut dhe tė disa pasuesve tė tij, tė cilėt ishin mbyllur nė zyrat e qeverisė. Pikėrisht kėto ditė tė vėshtira pėrshkruan amerikanja Lane, e cila qėndronte ngjitur me selinė qeveritare dhe ndiqte hap pas hapi konfliktin e armatosur. Rouz Uajlder Lein tregon se kryengritja ndaj Zogut, veē reagimit tė malėsorėve dhe luftės pėr pushtet mes prijėsave shqiptarė, ishte gjithashtu e organizuar nga italianėt, tė cilėt pas disfatės sė Vlorės, mė 1920, donin prapė tė fusnin hundėt nė Shqipėri dhe kėshtu manipulonin revoltat e ndryshme shqiptare. Dhe pėr kėtė sjell si argument edhe tentativėn e Hamit bej Toptanit, vėllait tė Esatit, pėr tė sulmuar Tiranėn, pasi kishte marrė Durrėsin. Lein paraqet koordinimin e kėtij sulmi me atė tė malėsorėve, pėr ta futur Tiranėn mes dy zjarreve. Gjithėsesi Zogu ia doli mbanė. Lein tregon njė detaj shumė interesant: "Zogu kishte pėrdorur pėrgjues telefonash, tė cilėt i kishte marrė nė Austri dhe kėshtu kishte ndjekur gjithė bisedat e kundėrshtarėve tė tij!" Fillimisht duke thyer sulmin e veriut mbi Tiranėn, Ahmet Zogu pėrdori pėrfaqėsuesin britanik nė Tiranė, ministrin e plotfuqishėm Harry Eyres, pėr tė bindur rrebelėt tė tėrhiqeshin. Eyres, i cili kishte qenė mė parė nė Stamboll, kishte pėrvojė tė madhe nė Ballkan dhe ishte njėkohėsisht mik i besuar i kreut tė kryengritjes, dibranit Elez Isufi. Rozu Uajlder Lein tregon taktikėn se si Eyres realizonte negociatat mes Elezit dhe Zogut deri nė arritjen e marrėveshjes mes tyre. Tėrheqja e Elez Isufit, largoi rrezikun e parė dhe Zogu shpartalloi pjesėn tjetėr tė forcave rrebele. Nė kėtė mėnyrė, Eyres, shpėtoi, jo vetėm qeverinė, por ndoshta edhe vetė jetėn e Zogut. Ky i fundit e ngriti ministrin britanik nė postin e kėshilltarit personal, post qė do ta gėzonin mė pas tė gjithė pėrfaqėsuesit britanikė tė akredituar nė Shqipėri. Pas kėtij episodi, Zogu fitoi prestigj tė madh, pasi shqiptarėt vlerėsuan shumė qėndrimin e tij heroik, ndėrsa pjesa tjetėr e qeverisė ia kish mbathur. Autoriteti i tij u rrit dhe ai ndėrmori njė valė spastrimesh dhe represioni qė ndikoi nė vendosjen e rendit dhe qetėsisė. Zogu riktheu nė fuqi Ypin, edhe pse ishte kryetar i njė qeverie tė arratisur me turp, dhe vetėm nėntė muaj mė vonė, mė 16 dhjetor 1922, si pasojė e krizės ku po hynte vendi dhe paaftėsisė sė qeverisė, Zogu e zėvendėsoi Ypin nė postin e kryeministrit. Nė atė kohė Ahmet Zogu, edhe pse vetėm 27 vjeēar, i bindi tė gjithė tė ishin dakort se ai ishte i vetmi qė mund tė mbante nė kėmbė strukturėn e brishtė tė shtetit shqiptar.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė