Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-12-08, 20:56   #4
hawk
 
Anėtarėsuar: 12-07-07
Postime: 592
hawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Islamizmi i Shqiptareve

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Psikologu
" se shkenca e historise dhe arkeologjise nuk ka nevoje per tituj dhe grada akademike, por deshira dhe perkushtimi per te zbuluar dicka, arrin qe edhe nje i padegjuar te mbetet ne historine e njerezimit".

Ne kete shkrim jo vetem qe nuk ka objektivizem por mungon profesionalizmi. Sillet nje paragraf i tere mbi periudhen e kalifit Osman dhe pretendohet se pikat e evidentuara i jane parashtruar edhe shqipetareve. Perse vetem shqipetareve dhe perse kemi sot te krishtere qe e kane ushtruar besimin ne shekuj duke ndertuar kisha,ne trojet tona,do te isha kurioz te pergjigjej autori. Fermani i sulltanit nuk u zbatua asnjehere,kjo vertetotet nga ekzistenca e sitit "Albemigrant" nga ku Psiko ka nxjerrur shkrimin. Ky sit njihet per urrejtjen ndaj Islamit dhe muslimaneve edhe pse ka ca musliman qe i sherbejne.


Jo pa qellim citova frazen e mesiperme.
Duhen profesioniste jo diletante aq me tepr prifterinj te indoktrinuar me urrejtjen e mmlefin mesjetare. Luteri nese do t'i jepej mundesia do te zhdukte muslimanet apo muhamedanet sic i quante ai.

Mungesa e profesionalizmit qendron tek lidhja e perandorit Decius me Kostancon, babain e Kostanidnit te Madh. Kur i pari ka vdekur ne beteje, i dyti ka qene vetem nje vjec. Si ka mundesi qe kane bashkesunduar ?

Decius lind ne Iliri por kjo nuk e ben ate ilir sepse ai eshte me origjine latine pasiprinderit jane zyrtare qe jetojne dhe punojne ne Iliri. Me shume se persekutues i kristjaneve ai insiston tek kulti pagan romak duke detyruar qytetaret te bejne flijime per hire te perendive. Persekutimet jane, por, ne permasa shume me te vogla se ato te Kostandinit dhe Teodorit ne dem te heretikeve, pra jokristjaneve. Sidoqofte teologu kristjan Origeni deshmon se numri i te gjithe te persekutuarve ka qene i vogel, me vone eshte zmadhuar nga legjendat.

Ajo cka Kostandini shikon ne qiell eshte nje kombinim i reve. Kryqi nuk ishte akoma simbol kristjan. Duhet thene se Kostandini i Madh, shenjetori, vrau bashkeshorten, preu ne fyt te birin, vrau kunatin dhe ndoshta u be kristjan por veten ne shtratin e vdekjes, e kaloi jeten neper luftra. Ky mori edhe vize per Parajse !! Nena e tije,shen Elena e lindi te Madhin pa qene e martuar me Kostancon i cili kishte grua tjeter. Krimineli dhe prostituta u shenjteruan ne t'i lutemi per te hyre ne Parajse !!

Te thuash qe tokat shqiptare numerojne 70% muslimane eshte nje tjeter gabim. Kjo shifer llogaritet sot ne Shqiperi ose te pakten ne vitet '60 te shekullit XX. Kosova, Maqedonia dhe Cameria jane me shumice(shqipetare) absolute muslimane cka do te thote per dy te parat mbi 95% ndersa per Camerine eshte e veshtire te percaktohet sepse jane masakruar edhe nga vellezerit shqipetare ortodoks pa ja kerkuar as sulltani dhe patriarku. Shqipetaret perreth Shqiperise barazojne numrin e popullsise brenda ketij vendi dhe ne te njejten kohe vecanarisht ne vitet 60 ku ateizmi ishte ne imponim e siper, keto rajone banoheshin mbi 95% me muslimane. Si i dalin ketij kerkuesi te "se vertetes" vetem 70% ? Kam patur bindjen se prifterinjte benin shkolle !!

Shqipetaret kane rrenje pagane. Per ndryshe nese nuk jemi pagan duhet te pranojme ate cka pretendojne serbet, qe ne erdhem ne Ballkan pas tyre, pra ne periudhen e krishterizimit te Ballkanit. Ky eshte nje pretendim tjeter mohues i priftit protestant qe per hire te Jezusit mohon historine pagane te parardhesve tane te konvertuar nga i Madhi Kostandin dhe Teodor me dhune te te gjitha llojeve te shoqeruar pastaj nga i Madhi Justinian i cili zhduku cdo gjurme pagane qe jetonte akoma.

Autori nderton nje histori mbi perralla si ajo e vizionit te Kostandinit, bazon pretendimet duke filluar frazen me "mendohet". Kur nuk ka fakte historia shpik "mendohet" per te mbushur boshllekun. Mund te them se mendohet qe Krishti nuk ka ekzistuar,qe Hitleri nuk eshte vetevrare,Sadami nuk eshte varur, J.Morison jeton ne Afrike, qe E.Prestely nuk ka vdekur akoma, qe jashtetokesoret kane ndertuar piramidat. Te gjiteh keto jane "mendohet"..! Ceshtja eshte te vertetohen dhe kjo eshte detyra e historise qe e dallon historianin nga autorja e Harry Potter apo e ndonje Bible qe i hiqen faqet dhe rreshtat sipas periudhave dhe modes. Historia e shkruar nga prifterinjte vecanarisht ajo ne lidhje me raportet nderfetare nuk merret per baze nga asnje historian pervecse ne rastet kur nuk ka burime te tjera. Eshte njelloj sikure ne shqipetaret te marrim per baze cka shkruan historiagrafia serbe per shqipetaret dhe serbet !! E pra edhe keta te fundit mund te jene intelektual apo diletante, laike apo edhe prifterinj qe i besojne Jezusit ashtu si shqipetaret. Pastori, Papa ose Psiko te vertetojne historikisht 4 ungjillet dhe mosperputhjet e tyre sebashku me aventurat e Saulit pastaj te na bejne historine ne shqipetareve.



A mundet qe keta njerez te lire te mesuar me luftra t'i nenshtrohen fese se importuar nga pushtuesit latino-helen..?!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga hawk : 17-12-08 nė 20:59
hawk Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė