Titulli: Elbasani qyteti I Mehmet Pushtuesit
Themelimi
Nė fillim tė Pranverės sė vitit 1466 nė krye tė njė ushtrie tė pėrbėrė prej 150 000 vetėsh Mehmet Fatihu u nis nga qyteti I Manastirit ku grumbulloi trupat ushtaraku nė drejtim tė Krujės, duke ndjekur trasenė e rrugės Egnatia pėrgjatė luginės sė Shkumbinit. Pasi pėrqėndroi fushimin nė fushėn e Tiranės Sulltani sulmoi Kėshtjellėn e Krujės. Lufta zgjati dy muaj dhe nė pėrfundim tė saj pasi nuk arriti do tė pushtonte Krujėn Mehmeti vendosi tė siguronte sundimin osman nė Shqipėrinė e Mesme. Pėr kėtė qėllim ai ndėrtoi mbi rrėnojat e vjetra tė Skampės Kėshtjellėn tė cilėn e pagėzoi me emrin ILBASAN (vend qė sundon). Kjo kėshtjellė do tė shėrbente si bazė mbėshtetje pėr ushtritė osman. Pėr veprimet e tyre tė mėtejshme nė shqipėri, themelimi I Elbasanit atje ku Shkumbini del nė fushė ishtė njė pikė mbėshtetje qė Kruja tė mbahej nėn njė bllokadė tė fortė (A.Buda. Shėnime Historike 1, Tirane 1986. fq.222) dhe qė Skėnderbeu tė kufizohej nė veprimet e tij nė veri tė Shkumbinit.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|