Titulli: Kur Tirana zyrtare i kėrkonte Francės ekstradimin e Abaz Kupit
Tirana: Na ekstradoni kriminelėt e luftės
Kėrkesėn e parė pėr ekstradimin e kundėrshtarėve tė saj politikė ose tė atyre qė u quajtėn Kriminelė tė luftės, qeveria komuniste e Enver Hoxhės e kishte bėrė qė me mbarimin e luftės, nė fundin e vitit 1944, kur ajo kishte ardhur nė pushtet. Nė fillim tė listės sė gjatė prej mė shumė se 300 emrash, qė Tirana zyrtare ua dėrgonte nė atė kohė disa shteteve Perendimore ku ishin strehuar emigrantėt politikė shqiptarė, tė arratisur nga vendi, figuronte emri i mbretit Ahmet Zogu dhe pas tij, i dyti nė listė, vinte Abaz Kupi.
Ndonėse qeveritė e vendeve tė ndryshme Perėndimore nuk iu pėrgjigjėn asnjėherė pozitivisht qeverisė sė Tiranės, dhe nuk ekstraduan asnjė nga personat qė figuronin nė atė listė tė gjatė, ajo kėrkesė vazhdoi tė qėndronte nė fuqi pėr vite me radhė. Nisur nga pėrgjigjet negative qė i vinin pėr atė problem, dhe duke e parė tė pamundur kėrkesėn e saj pėr sjelljen nė Shqipėri tė tė gjithė personave qė figuronin nė atė listė, nė fillimin e viteve 50 qeveria komuniste e Tiranės ndryshoi taktikė dhe mendoi qė atė gjė ta kėrkonte me nota proteste vetėm pėr disa persona tė veēantė, duke e filluar atė me Abaz Kupin.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|