Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-12-08, 09:56   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kur Tirana zyrtare i kėrkonte Francės ekstradimin e Abaz Kupit

Qeveria shqiptare pajton avokatin Zhuvenel

Pas porosisė sė prerė tė Enver Hoxhės dhe vendimit tė Byrosė Politike tė janarit tė vitit 1952, qė qeveria shqiptare tė bėnte tė gjitha pėrpjekjet e duhura pėr tė bėrė tė mundur ekstradimin e Abaz Kupit nga Franca nė Shqipėri, Ministria e Punėve tė Jashtme nisi dhe procedurat e para pėr zbatimin e atij vendimi. Siē shihet dhe nga dokumentet arkivore, pėrpara se Ministria e Jashtme nė Tiranė tė niste procedurat e saj pėr ekstradimin e Abaz Kupit nga Franca nė Shqipėri, ajo fillimisht i tatoi pulsin qeverisė franceze, duke parė sesi do reagonte ajo pėr atė problem. Kėshtu, me anė tė njerėzve tė shėrbimeve sekrete tė Zbulimit Shqiptar (Sigurimi i Shtetit), qė vepronin tė kamufluar nėn petkun e diplomatėve nė pėrfaqėsitė tona tė akredituara kryesisht nė Romė e Paris, Ministria e Jashtme e Shqipėrisė u lidh me avokatin francez Zhuvenel, i cili botoi nė gazetėn “Humanite” (organ i Partisė Komuniste Franceze) njė numėr artikujsh kundėr eksponentėve kryesorė tė mėrgatės politike shqiptare nė Perėndim, duke i cilėsuar ata si kriminelė lufte.

Por pas kėtyre artikujve qė shėnuan dhe hapin e parė tė pėrpjekjeve tė Tiranės zyrtare mbi ēėshtjen e ekstradimit tė Abaz Kupit, ngjarjet nuk rrodhėn ashtu sikurse i kishte menduar qeveria shqiptare, pasi dolėn tė tjera probleme. Pas artikujve tė avokatit francez Zhuvenel, kreu i legalistėve shqiptarė nė Perėndim, Abaz Kupi, i cili ishte dhe njė nga personat mė tė anatemuar nė shkrimet e gazetės “Humanite”, u indinjua pa masė. Ndaj akuzave tė bėra nė adresė tė tij, ai nuk qėndroi duarkryq, por pajtoi njė avokat tjetėr francez dhe paditi pėr shpifje Zhuvenelin, duke e hedhur atė nė gjyq. Pas kėsaj, Ministria e Jashtme nė Tiranė, nėpėrmjet zėvendėsministrit Mihal Prifti (nė atė kohė ministėr i Jashtėm ishte vetė Enver Hoxha), me anė tė disa telegrameve i kėrkonte legatės shqiptare nė Paris qė ajo ta mbante nė korrent vazhdimisht pėr problemin qė kishte dalė dhe ta njoftonte pėr kohėn kur do tė fillonte gjyqi ndaj avokatit francez Zhuvenel.

Po kėshtu, nė ato telegrame Mihal Prifti i bėnte me dije ambasadorit Behar Shtylla se qeveria shqiptare kishte vendosur tė dėrgonte nė Paris dy dėshmitarė, Riza Sulon e Xhavit Qesen (Xhavit Qesja, funksionar i lartė i KQ tė PPSH-sė nė atė kohė, kishte dhe lidhje krushqie me Kupin), pėr tė dėshmuar kundėr Abaz Kupit dhe pėr tė mbrojtur avokatin francez Zhuvenel. Kjo gjė konfirmohet edhe nė njė nga telegramet e ambasadorit shqiptar tė asaj kohe tė akredituar nė Paris, Behar Shtylla (nė atė kohė quhej Ministėr fuqiplotė), tė dėrguar nė adresė tė Ministrisė sė Jashtme nė Tiranė. Nė atė telegram, qė mban datėn 14 janar 1952, midis tė tjerash thuhet: “Bisedova me Nordmanin. Gjyqi do filloj me 4 shkurt, veē nė rast se kundėrshtarėt kėrkojnė atė ditė, gjyqi mund tė vendosė tė shtyjė. Sipas tij, amerikanėve nuk iu intereson tė bėhet ky gjyq, edhe ne nuk kemi fitim tė bėhet. Mendoj se Xhavit Qesja mjafton, por edhe tė dy po tė vijnė, mirė ėshtė. Vendet miq dėrgojnė shahitė. Unė mendoj tė vijė Xhaviti vetė. Ndėrhymė pėr vizat nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme. Ēėshtja e Arif Sulos ka ditė, legata frėnge aty ėshtė, ka njoftuar tė jap vizėn”. Behari.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė