Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Korrespondenca e panjohur e Skėnderbeut me Sulltan Muratin
Pėrgjigja e Skėnderbeut
Pasi e kuptoi shumė mirė letrėn dhe pasi e dėgjoi me kujdes fjalėn e ambasadorit tė Sulltan Muratit, Skėnderbeu e falėnderoi dhe e nderoi ambasadorin e pas pesė ditėsh e nisi duke i dhėnė njė letėr pėr padronin e tij, nė pėrgjigje tė asaj tė Sulltanit, me kėtė pėrmbajtje: Gjergj Kastrioti, i quejtun Skanderbeg, Princ i Shqiptarėve, i ēon tė fala tė shumta Sulltan Muratit, Princit tė Turqve dhe Perandorit tė Lindjes. Prej shėrbėtorit dhe ambasadorit tand, Hajredinit, e mora letrėn qė mė kishe nisė, ku fillimisht ti mė thoje se nuk mund tė mė jepshe as shumė dhe as pak tė fala, sepse unė tė qenkam rebelue dhe sepse unė tė paskam ba (siē thue) shumė dame. Po tė pėrgjigjem: megjithėse, ēdo gja qė kam ba kundėr teje ngjan sikur tė jetė ba prej ndonjė anmiku, tė them, se ēdo herė qė ti do ti shikosh punėt me synin e arsyes, nė kėtė rast, se ēka e sa asht krye prej meje unė gjykoj se jam tregue (jo anmik) por shumė mik.
Pėr kėtė, them, se asgja nuk do tė tishte e vėshtirė tė bahej, tė cilėn unė tė mos e bajsha, por qė tė mos ishte kundėr vullnetit tė Zotit. E pėr sa thashė, duhet tė bindesh, ngase unė pretendoj tė jem mik. Por nė qoftė se ti ankohesh se unė kam rifitue lirinė time, me shtetin e tim eti, gabohesh, sepse nuk mendoj tė tė kem fye, sepse mė takon vetėm mue dhe jo ty, dhe jam pėrpjek tė baj ēka i takon nderit tim. Nė qoftė se turqit, ushtarėt e tu, qė rrinė nė viset e Shqipnisė, erdhėn kundėr meje qė tė luftojnė me armė nė dorė, a nuk ishte e drejta ime me luftue kundėr atyne qė donin tė mė sulmonin? E nė qoftė se e pėrvetėsova atė pjesė, sepse i munda me trimėrinė time, faji nuk ėshtė i imi, por i tyne, ose i atij qė i shtyni kundėr meje. E pse unė kam thye ushtrinė tande, tė komandueme nga Ali Pasha, nuk besoj se kam veprue kundėr detyrės sime, duke qenė se unė po mbrohesha nga ai qė po mė sulmonte. Sė fundi, nė qoftė se unė e braktisa fenė e Muhamedit, e u ktheva nė fenė time tė vėrtetė tė Jezu Krishtit, jam i sigurtė qė kam zgjedhė anėn ma tė mirė: sepse tue zbatue mėsimet e tij tė shenjta, jam i bindun se shpirti im do tė shpėtojė dhe jo (siē thue) tė humbė. Prandaj tė lutem, qė pėr shpėtimin e shpirtit tand, tė dėgjosh prej meje njė kėshillė shumė tė mirė. Po tė lexosh me kujdes Kuranin, d.m.th., pėrmbledhjen e mėsimeve hyjnore, do tė kuptosh secili prej nesh e ka gabim. Nga kjo kam shpresė se nė qoftė se ti do tė arrijsh tė gjykosh gjithēka drejt dhe tė bindesh nga arsyeja, do tė pranosh fenė shumė tė shenjtė tė Krishtenė, e vetmja nė tė cilėn tė gjithė njerėzit kėrkojnė shpėtim, shpėtojnė, e jashtė saj ēdokush tjetėr sikterroset. Dhashtė Zoti qė ti tė pranojsh qė tė ndriēojė Shpirti i Shėnjtė e tė vijsh e tė pagėzohesh e tė fillojsh me jetue si i krishtenė.
Atėhere, unė, do tė kisha kėnaqėsi me tė njoh si Princin ma tė madh tė Botės e me tu ba (siē kam qenė) njė shėrbėtor i mirė dhe mik. Pėr kėtė ti do tė bindesh shumė mirė, kur tė shikojsh se sa me sinqeritet dhe mirėsi unė tė ftoj me tė shpėtue shpirtin, pėr lavdinė dhe madhėshtinė e shtetit tand. Prandaj tuj tė thanė, se megjithė se jam pėrpjek tė mbrohem nga ty dhe nga forcat e tua, tė mbetem mik, tue tė premtue se kurdo qė tė bajsh atė qė tė kėshillova, pra qė tė kthehesh i krishtenė, unė do tė rikthej jo vetėm atė pjesė tė Shqipnisė qė ti mė kėrkon, por edhe gjithēka unė mbaj e kam nė kėtė botė dhe do tė jem gjithnjė shėrbėtori yt i mirė. Pėrndryshe, tė jesh i sigurtė, se unė nuk mundem, nuk due dhe nuk detyrohem, pėr shumė shkaqe dhe aryse, qė tė pranoj ato qė ti shkruen. Kryesisht pse turqit nuk e mbajnė kurrė besėn ndaj tė krishtenėve dhe janė fqinj tė kėqinj tė tyne, e nuk due qė tė rrezikoj e humbas atė qė Zoti mė ka dhanė. Prandaj mos u fodullos pėr sa mė thue qė me ta rikthye atė pjesė tė Shqipnis qė ti u ke marrė tė tjerėve e jo babės sim. Ato vise qė ti vetė thue se kanė qenė tė tė krishtenėve, edhe tė mos kishin qenė tė prindit tim, meqense unė jam njė Princ i Krishtenė, mė takojnė mue dhe jo ty. Si rrjedhim, asht ma se e volitshme dhe e arsyeshme qė nji i krishtenė tė zotnojė atė qė ka qenė e tė krishtenėve (mbasi nuk kanė njė Princ tė tyne) dhe jo ti, qė ke njė fe tjetėr kundėrshtare.
Aq ma tepėr mė takojn mue, sepse i kam marrė me tė drejtė e me armė nė dorė. Duke qenė se ti don me pėrvetėsue ato qė kanė qenė tė tė krishtenėve, dhe jo tė pafeve, duhet tė bahesh i krishtenė, siē tė lutem e tė kėshilloj, prandaj pėrsėri tė lutem qė tė pagėzohesh, pėrndryshe unė do tė pėrndjek dhe do tė jem anmik pėr vdekje i yti. Shpresoj me rimarrė sa mė parė gjithēka qė ti ke marrė nga pronat e tė krishtenėve e jo qė unė me tė lėshue njė pėllambė tokė. Pėr sa i pėrket betimit qė ke ba me mė dėbue nga vendi im, pėrndryshe nė qoftė se nuk vritem ose nuk kapem, do tė jem i detyre me shkue si lypsar, ta diejsh se po tė mos isha i krishtenė, nuk do tė guxoja me tu pėrgjigjė, por tuj iu drejtue fuqisė hyjnore, qė mbahet nga Zoti qė qeveris gjithė Mbretnitė, gjithmonė do tė kėnaqem me ēdo gja qė do tė ndodh prej vullnetit tė tij dhe do tė jem gjithmonė shumė i kėnaqun pėr gjithēka tė mė vij prej tij, si pėr tė mirė si pėr tė keq. E pėr sa thue se do tė mė bajsh fatkeq, tė pėrgjigjem se kam besim e shpresė se do tė mbrohem nga forcat e shumta qė me tė cilat mė kėrcėnon se do tė mė sulmojsh.
Megjith atė duhet ta dijsh mirė se fitorja nuk pėrcaktohet nga sasia e njerzėve, por pėrparėsisht nga vullneti hyjnor, tue pasė nga ana e vet madhėninė hyjnore dhe tė drejtėn, pastaj nė aftėsinė dhe urtėsinė e Komandantėve. Nė qoftė se deri tani unė i kam tregue ato cilėsi, do tė besoja se Pashallarėt e tu do tė kenė informue ma se nji herė. (Letėrkėmbimet e Gjergj Kastriotit, pėr herė tė parė janė dhanė nga Dhimitėr Frangu, prej tė cilt mė pas i kanė marrė autorėt e tjerė. Shėnim i pėrkthyesit Lekė Previzi). Por tė them se as lajkat dhe as kėrcėnimet e tua, nuk janė tė mjaftueshme qė tė lėkundin shpirtin tim. Asht e vėrtetė qė, sikur ti tė kthehesh i krishtenė, atehere pa tjetėr, do tisha i detyruem me ba gjithēka qė ti do tė dėshiroje. Megjithatė, i premtoj Madhėnisė sate, se nuk do tė ndėrrmar kundėr teje asnjė veprim, pa qenė i ngacmuem dhe i provokuem ma pėrpara, prej teje ose njerzėve tė tu. Juve sa mund tju duket e pėlqueshme, pėrunjėsisht ju pėrfalem.
Nga kampi ynė mė 14 Korrik 1444.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|