Sylejman Selimi, nė krye tė Forcės sė Sigurisė
Komandanti i tanishėm i Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, gjeneral lejtnant Sylejman Selimi, ėshtė pėrzgjedhur pėr drejtimin e Forcės sė Sigurisė, e cila ėshtė nė themelim e sipėr.
Emėrimi i tij formal u bė sot nga ana e presidentit Fatmir Sejdiu, njė ditė pas propozimit tė bėrė nga kryeministri Hashim Thaci.
Gjenerali 38 vjecar, njėri nga themeluesit e ish Ushtrisė Clirimtare tė Kosovės, ka qenė kandidati i vetėm I propozuar pėr komandantin e Forcės sė Sigurisė.
Zgjedhja e tij nė kėtė post ėshtė zvarritur pėr disa javė pėr shkak tė sic thuhej "nevojės pėr konsultime shtesė ndėrmjet krerėve tė institucioneve tė Kosovės".
Dy ditė mė parė, zyrtarė tė NATO-s nė Bruksel kritikuan udhėheqėsit kosovarė pėr zvarrijet pėr formimin e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės dhe emėrimin e komandantit tė saj.
Shefi i Komitetit Ushtarak tė NATO-s, admirali Gaimpaolo di Paola, tha se pėrkundėr pėrgatitjeve qė ka bėrė NATO pėr fillimin e rektrutimit tė pjesėtarėve tė Forcės sė Sigurisė, procesi po vonohet pėr shkak tė mosemėrimit tė komandantit tė kėsaj force nga ana e institucioneve tė Kosovės.
Lidhur me vonesat pėr pėrzgjedhjen e kreut tė FSK-sė janė bėrė kritika edhe nga opozita.
Kryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj, ka vlerėsuar se kėto vonesa po ndikojnė negativisht nė sigurinė e qytetarėve.
BBC
Trenat e Serbisė vazhdojnė tė qarkullojnė lirshėm nė Zveēan
Pavarėsisht kėrkesės sė institucioneve tė Kosovės sė Serbia tė mos shkelė sovranitetin e Kosovės, Beogradi vazhdon ta bėjė kėtė gjė duke lėshuar nė qarkullim trenat pėr nė Zveēan, pa marrė leje nga autoritetet nė Kosovė. Kohavisioni sot ka qėndruar nė Zveēan, ku ka qenė dėshmitar i hyrjes dhe daljes sė tre trenave nė Kosovė nga Beogradi dhe Kraleva. Pa marrė leje nga askush, trenat e Hekurudhave tė Republikės sė Serbisė qarkullojnė tri herė nė ditė nė territorin e Kosovės, duke cenuar haptas sovranitetin e Republikės sė Kosovės. Nėn llogon Hekurudhat e Serbisė, stacioni i trenit nė Zveēan punon pėr ēdo ditė dhe pret trenat nė mėngjes dhe nė mbrėmje qė vijnė nga shteti serb. Njė linjė e trenit vjen nga Beogradi dhe dy nga Kraleva. Autoritetet e stacionit tė trenit nė Zveēan thonė se qarkullimi ndodh normalisht. Institucionet e Kosovės, tė cilat ende nuk e kanė shtrirė autoritetin e Kosovės nė asnjė segment tė jetės nė veri, paralajmėrojnė shtrirjen dhe funksionimit tė ligjit nė kėtė pjesė ku mungon dora e shtetit. Megjithatė, zyrtarėt e stacionit nė Zveēan, mbase pėr herė tė parė janė pėrballur me njė argument qė atyre ua ka ofruar deputeti i LDD-sė, Gani Geci, duke u thėnė atyre se kėto hekurudha, por edhe Zveēani, ėshtė Kosovė dhe ata duhet ti respektojnė institucionet e saj. Geci, anėtar i Komisionit pėr Siguri, ka qenė i vetmi nga zyrtarėt e institucioneve qendrore tė shtetit qė ka parė nga afėr zhvillimet nė hekurudhat qė shfrytėzohen ilegalisht nga Serbia. Nė zyrat e EULEX-it dhe nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme tashmė ekziston njė letėr e ministrit Fatmir Limaj, i cili u ka bėrė ftesė kėtyre dy institucioneve qė tė ndėrmarrin hapa konkretė nė kthimin e normalitetit nė veriun e Kosovės. Hekurudhat e Kosovės janė njėra ndėr 6 pikat e raportit tė Ban Ki Moonit, tė cilat janė pėrshendetur nė Deklaratėn presidenciale pas mbledhjes sė Kėshillit tė Sigurimit.
KTV