Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
|
Titulli: Lajme Aktuale....
OEK: Bizneset tė pėrgatiten pėr bllokimin e importit tė mallrave nga Serbia dhe B e H
Prishtinė, 22 dhjetor - Oda Ekonomike e Kosovės i fton bizneset nė Kosovė tė cilat importojnė mallra nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina qė tė pėrgatiten pėr bllokimin e mundshėm tė importit tė mallrave nga Serbia, si pasojė e marrjes sė masave reciproke pėr problemet tė cilat institucionet e Serbisė dhe Bosnjės dhe Hercegovinės i bėjnė importit tė mallit nga Kosova. Prej 3 dhjetori tė kėtij viti institucionet e Serbisė dhe Bosnjės dhe Hercegovinės nuk lejojnė qė mallrat tė cilat eksportohen nga Kosova pėr nė Serbi dhe B e H dhe kalojnė transit nėpėr kėto vende tė kalojnė vendkalimet kufitare pasi qė dokumentacioni pėrcjellės ėshtė i vėrtetuar nga Doganat e Kosovės e jo sikurse deri mė tash nga Doganat e UNMIK ut. Nėse kėrkesat e institucioneve tė Kosovės dėrguar sekretariati tė Marrėveshjes CEFTA nuk sjellin rezultate dhe nėse Serbia dhe B e H vazhdojnė me praktikėn e tanishme, atėherė institucionet e Kosovės do tė janė tė detyruara tė ndėrmarrin masa reciproke, deri tė ndalimi i importit tė mallrave tė prodhuara nė Serbi dhe B e H. Oda Ekonomike e Kosovės fton tė gjithė bizneset kosovare tė cilat importojnė mallra nga kėto shtete qė seriozisht tė fillojnė tė mendojnė qė tė gjejnė zėvendėsim pėr mallrat nga kėto shtete, nė mėnyrė qė bizneset e tyre tė mos pėsojnė nga masat qė Kosova do tė jetė e detyruar tė ndėrmerr pėr tė siguruar reciprocitet nė marrėdhėniet me Serbinė dhe B e H , si shtete tė pavarura.
QIK
Thaēi: Kushtetuta dhe Plani Ahtisari dokumentet e vetme qė do tė implementohen nė Kosovė
Kushtetuta e vendit dhe Plani i presidentit Ahtisari janė dokumentet e vetme qė do tė implementohen nė Kosovė, tha sot kryeministri Hashim Thaēi, duke reaguar ndaj kėrkesės sė Serbisė drejtuar OKB-sė pėr fillimin e zbatimit tė planit 6 pikėsh nė Kosovė. Raporti i Ban Ki Munit qė u diskutua nė Kėshillin e Sigurimit nuk ka karakter obligues, tha kryeministri.
Sipas tij, e rėndėsishme nė kėtė proces ėshtė shtrirja e EULEX-it nė tėrė territorin e Kosovės, me fillimin e funksionimit tė tė cilit ka filluar njė ndryshim pozitiv pėr Kosovėn.
RTK
Nė Graēanicė hapet solemnisht zyra e Postės sė Serbisė 
Ministri pėr Kosovėn nė qeverinė serbe, Goran Bogdanoviq, ai pėr pushtetin lokal, Millan Markoviq, kėshilltari i presidentit tė Serbisė, Mllagja Gjorgjeviq dhe drejtori i Postės dhe Telekomit tė Serbisė, Goran Qiriq janė duke qėndruar sot nė Graēanicė. Ata do tė marrin pjesė nė ceremoninė e rihapjes sė zyrės sė Post-Telekomit tė Serbisė nė Graēanicė dhe do tė zhvillojnė takime me, siē thuhet, kryetarėt e komunave tė Kosovės qendrore.
Kėto struktura komunale nuk njihen nga autoritetet ndėrkombėtare dhe ato kosovare. Rangjell Nojkiq, drejtor i PTT-sė sė Serbisė pėr Kosovėn, ka thėnė se qeverisė serbe, renovimi i zyrės sė postės nė Graēanicė i ka kushtuar rreth 90 mijė euro.
RTK
Protestė nė Debellde - shkulen gurėt e kufirit
Banorėt e fshatit Debellde tė Vitisė, tė pakėnaqur me vendosjen e vijės kufitare nė vendin e quajtur Kodra e Furrės, kanė thyer sot gurėt qė pėrcaktojnė vijėn kufitare, tė vendosur nga komisionet ndėrkufitare tė Kosovės dhe Maqedonisė.Ata shprehen se komisioni i Maqedonisė pėr kufirin, nuk po respekton marrėveshjen qė pronat e banorėve tė mos cenohen dhe apelojnė institucionet kosovare se ēdo marrėveshje pa definimin e kėsaj zone, pėr ta ėshtė e papranueshme.
Banorėt e fshatit Debellde tė Vitisė, nė shenjė revolte pėr vendosjen e pikės kufitare nė vendin e quajtur Kodra e Furrės, kanė protestuar sot dhe kanė nxjerrė pikat e vendosura ditė mė parė qė pėrcaktojnė kufirin Kosovė-Maqedoni nga komisionet ndėrkufitare tė dy shteteve.
Sipas kryetarit tė fshatit Zymri Ilazi, pala maqedonase nuk e ka qėndrimin sikur qė edhe ėshtė bėrė marrėveshja qė prona private e banorėve tė mos cenohet.
Ai shprehet se problemi qėndron kryesisht tek definimi i vijės tek Kodra e Furrės, ku vendosja e njė pike aty cenon njė pjesė tė konsiderueshme tė banorėve prej 12 deri 15 hektar.
Pala maqedonase ka kėrkuar qė te kodra e Furrės tė vendoset pika qė do tė thotė tė implementohet marrėveshja e vitit 2001 mes Shkupit dhe Beogradit pa u pyetur pala kosovare. Ne kemi kėrkuar vazhdimisht tė na kthehet prona jonė dhe tė mos cenohet asnjė hektar, mirėpo tani dalin probleme sėrish. Gjithashtu pėr kėto 8 vite sa nuk e kemi shfrytėzuar pronėn tonė kemi kėrkuar kompenzim, mirėpo kjo po hasė nė vesh tė shurdhėr, tha Ilazi.
Edhe Shemsedin Murseli banor i kėtij fshati, rreth 6 hektarė pronė e te cilit gjendet tek kodra e Furrės, kundėrshton vendosjen e pikės kufitare nė kėtė zonė.
Derisa debelldeasit i apelojnė institucioneve kosovare qė tė mos nėnshkruajnė ndonjė marrėveshje me Maqedoninė pa u definuar ēėshtja e problemit tek Kodra e Furrės, zv.kryetari i Komisionit pėr kufirin tė Republikės sė Kosovės prof. Murat Meha, ka thėnė se tė dy komisionet nė bashkėpunim me ICO janė duke punuar maksimalisht qė tė gjendet njė zgjidhje nė kėtė pjesė mė tė ndejshme, qė shpresojmė tė ėshtė e pėlqyeshme dhe e pranueshme pėr ty palėt , veēanėrisht edhe pėr banorėt e Debelldeut.
Meha ka premtuar se banorėt e fshatit Debellde janė pjesė e komisionit dhe zgjidhja e kėtij problemi do tė bėhet nė bashkėpunim me ta.
RTK
Thaēi jo bisedimeve teknike me Serbinė
Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ka hedhur poshtė paralajmėrimet e shefit tė UNMIK-ut, Lamberto Zannier, pėr bisedime teknike nė mes tė Kosovės dhe Serbisė rreth aranzhmaneve tė pikave tė Ban Ki Mooni-it. Thaēi ka shtuar se Kosova dhe Serbia mund tė diskutojnė vetėm si dy shtete tė pavarura dhe tė barabarta. Nė Kosovė, institucionet do ta respektojnė vetėm kushtetutėn e vendit. Komentet janė bėrė pas takimit me kryetarin e partisė shqiptare nga Maqedonia Demokracia e Re, Imer Selmani. Megjithatė, kryeministri nuk ka dashur tė flasė rreth vizitės sė delegacionit tė lartė shtetėror serb nė Kosovė, pavarėsisht se kohė mė parė kishte deklaruar se asnjė zyrtar serb nuk do tė shkelė mė nė Kosovė pa lejen e institucioneve.
KTV
|