Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Historia e Kishes Katolike Shqiptare nė Kosovė
2. Dioqeza e Shkupit dhe jeta kishtare nė kohėn e sundimit tė mbretėrve serbė dhe nė kohėn e dominimit turk
Ėshtė theksuar me tė drejtė se Kisha katolike shqiptare e Dardanisė (Kosovės) qė nė fillim tė konstituimit tė saj ishte zhvilluar nėn ndikimet e ndryshme dhe tė kundėrta politike, kulturore dhe tė riteve. Ajo ėshtė zhvilluar nėn ndikimin e Romės, por edhe tė Bizantit.
Ndonėse nė Mesjetėn e hershme pėr kierarkinė e Kishės shqiptare nė Kosovė nuk kemi tė dhėna tė mjaftueshme, gjė qė ėshtė edhe e kuptueshmė, pasi qė ėshtė fjala pėr periudhėn e dyndjeve tė barbarėve dhe tė sllavėve, prapėseprap nė kontinuitetin e saj prej kohėrave tė mėparshme, nuk mund tė ndryshohet[32]. Dhe, pėrkudėr peripetive tė ndryshme historike, pėrkundėr tė pėrzierjes sė perandorėve nė jetėn e kishtare, pėrkundėr pushtimit tė kėtyre visive nga barbarėt dhe sllavėt, Kisha katolike shqiptare e Kosovės, ka arritur t`i ruajė deri mė sot, ndonėse kohė pas kohe tė cenuara, tė gjitha ingerencat, tė cilat i kishte pasur dikur Shkupi i lashtė, Justiniana Prima, por edhe Ipeshkvia e Prizrenit. Dhe nga aperti kishtar, pėrkundėr peripetive tė ndryshme, kohė pas kohe edhe tė ndėrprerjeve, tė kushtėzuara me situatė politike, dioqeza e Prizrenit mbetet gjithnjė nė jurisdiksionin e Papatit.
Ē`ėshtė e vėrteta, jeta kishtare nė Kosovė nė Kohėn e sundimit tė mbretėrve serbė dhe tė dominimit turk ishte shumė e vėshtirė. Gjatė kohės sė sundimit tė mbretėrve serbė dhe tė dominimit turk, Kisha katolike shqiptare e Kosovės kishte pėrjetuar njė Golgotė tė vėrtetė. U ballafaqua edhe me apostazinė e madhe (shek. XVI-XIX). E ballafaquar me rrezikun e islamizimit dhe ortodoksizmit skizmatik, Kisha katolike shqiptare e Kosovės detyrohet qė tė struket nėpėr male. Ligjet drakonike serbe si dhe ato turke kanė lėnė gjurmė tė thella negative.
Mirėpo, pėrkundėr kohės sė sundimit tė egėr, nė kėto treva kurrė nuk u shua pėrfundimisht drita e fesė katolike. Njėmend shumė kisha shqiptare tė Kosovės u shėndrruan nė kisha serbe ose xhami[33], mirėpo vlera shpirtėrore dhe kulturore qė i krijoi kleri katolik shqiptar i kėtyre anėve (qė nga Atė Pal Hasi e deri te Imzot Nikė Prela etj.) kanė mbetur si njė drite dhe zjarri, kanė mbetur Kishė e gjallė e kėtij trolli qė nuk shuhet.
Dihet mirėfilli se dioqeza[34] e Shkup-Prizrenit, pėrkatėsisht e Prizrenit ėshtė sinonim e Kishės katolike shqiptare nė Kosovė. Dhe mu pėr kėtė arsye po paraqes edhe disa tė dhėna relevante mbi dioqezėn e Prizrenit, qė ishte bartėse e aktiviteteve tė rėndėsishme nė fushėn kishtare, politike, kulturore, arsimore dhe kombėtare, aktivitete kėto qė, ndonėse tė ndjekura mizorisht dhe tė pėrbuzura, kontribuan nė masė tė konsiderueshme nė botimin e librave nė gjuhėn shqipe, nė hapjen e shkollave shqipe etj.
Duke ndikuar nė kėtė mėnyrė drejtpėrdrejtė nė kultivimin dhe pasurimin e identitetit tonė fetar, kulturor e kombėtar. Nė kontekst me kėtė le tė pėrkujtojmė edhe faktin se Kisha katolike shqiptare, veēmas ajo e ritit romak nė Shqipėri, nė shek. XIV-XV, ishte bėrė faktor i rėndėsishėm nė ruajtjen e pavarsisė dhe identitetit etnik shqiptar. Kjo Kishė, bashkė me tė edhe ajo e Prizrenit, pėrkatėsisht e Kosovės, sė bashku me Gjergj Kastriotin-Skėnderbeun ishin bėrė pararojė e qytetėrimit tė krishterė evropian. Sėsht e tepėrt tė theksohet se me kėtė rast Shqipėria nė shek. XV, pra edhe Kosova, ishte me shumicėn e saj katolike romane, me dhjetėra e dhjetėra ipeshkvi dias prej tė cilave, ndėrto edhe ajo e Prizrenit, kanė njė histori sa tė lavdishme poaq edhe tė stuhishme, madje qė prej agimit tė Krishterimit e deri nė ditėt e sotme.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|