Titulli: Abdyl Frashėri...sikur tė mos ishte nė Lidhjen e Prizrenit
Pak pėr jetėn e tij
Nė fakt, ato qė janė thėnė mė pak pėr jetėn e tij, kanė qenė ato qė kishin lidhje me mbijetesėn e Abdylit. Ai sakrifikoi si pakkush nė atė kohė. Qė nė jetėn private dhe duke vazhduar tek pasuria etj. Do tė punėsohej shpejt, sepse i duhej tė mbante familjen. Ishin pesė vėllezėr mė tė vegjėl, qė prisnin tė ushqeheshin prej tij. U shtrėngua tė punonte qė i ri mė 1857 nė Drejtorinė pėr Mbledhjen e Tatimit (xhelepit), nė Sekretariatin pėr mbrojtje Sociale dhe nė detyra tė tjera. Nė familjen e madhe tė Frashėrllinjve nuk ishte mė si mė parė, pas vdekjes sė prindėrve. Begatia ja kishte lėnė vendin ngushtėsisė dhe mbijetesės. Kishte vdekur babai, Halidi dhe dy vjet mė vonė ndėrroi jetė dhe e shoqja e tij, Emineja. Abdullah Hysniu beu, djali mė i madh i shtėpisė, i duhej tė kujdesej tashmė pėr pesė gojė tė tjera. Abdyli Beu, si do tė njihej mė vonė, i kishte marrė drejtimin tė detyruar jeta. 14 vjeē, do tė shkruajė njė nga vėllezėrit mė tė vegjėl, Samiu nė Kāmūs Al-alām, u gjend nė kufirin e Greqisė me ushtrinė ndihmėse sė bashku me tė atin e vet...
Sado qė tek Frashėrllinjtė, nuk munguan njerėzit e penės- elementėt intimė tė jetės sė Abdyl Frashėrit mungojnė. Ato janė pak panegjirike nė monografinė e tij, ndėrsa bėhen pak tė ēuditshme, kur flitet mė vonė. Sesi do tė ngjitej nė krye tė lėvizjes pėr pavarėsinė e Shqipėrisė, mjaftojnė tash pak dokumente. Mes tyre ato qė i thonė kundėrshtarė tė Shqipėrisė dhe tė tjerat, qė lidhen me njerėz qė i glorifikojnė ato dhe folku. Gjithsesi, pėrplasja e historianit tė njohur mediavalist Kristo Frashėri, por qė nė karrierėn e tij tė gjatė ėshtė marrė dhe me periudhat e tjera- me historianin Sherif Delvina provuan se mungonin dėshmitė e sakta, jo vetėm nėse ai kishte qenė apo jo nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, por edhe tė kontributit tė madh tė tij. Pėr fat, siē ndodh me periudha, qė janė tė hulumtuara pa ndonjė interes tė veēantė ajo u mbyll shpejt...Por, duke treguar seriozitetin e pakėt, kur duhet tė merremi me ēėshtje reale.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|