Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-08, 14:00   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vėshtrim i shkurtėr historik pėr fisin e Kelmendit

Origjina

Origjina e fisit tė Kelmendit, si dhe fiseve tė tjera tė Malėsisė sė Madhe, sipas trajtimeve shkencore, deri me sot ėshtė ende e paqartė. Por e gjithė kjo nuk do tė thotė se nuk duhet tė bėhen pėrpjekje pėr tė plotėsuar apo shtjelluar sado pak atė ēka albanologėt shqiptarė e tė huaj, si Selami Pulaha, Rrok Zojzi, Milan Šyfflay, Franz Baron Nopcsa, Georg Stadtmuller, Giuseppe Valentini dhe nė kohėn e fundit, Peter Bartl-i, kanė shkruar mbi origjinen e fisit nė fjalė si dhe pėr fiset e tjera tė Malėsisė sė Madhe.

Albanologėt e huaj si dhe ata shqiptarė, nė mungesė tė dokumenteve tė shkruara, prejardhjen e kėtij fisi e shpjegojnė sipas koncepteve tė gojėdhanave popullore. Kėshtu, sipas misionarit franēeskan Bernardo nga Verona, i cili pėr shumė vite punoi nė mes tė kėtij fisi, nė relacionin e dėrguar "Kongragates pėr Ungjillzim" nė vitin 1663, nė mes tė tjerash shkruan: "nuk ėshtė e lehtė tė thuhet nga e ka origjinėn ky fis, por ėshtė bėrė zakon me thėnė se kjo popullsi ėshtė pasardhėse e Kuēasve ose e fqinjėve tė tjerė"; , kurse Arqipeshkvi i Shkodrės (1656-1677) dhe mė vonė i Shkupit (1677-1689) Pjetėr Bogdani, nė relacionin e vet tė vitit 1685 dėrguar Selisė sė Shenjte, ndėr tė tjera thotė: "sipas gojėdhėnės, i pari i kelmendasve ka ardhur nga rrjedha e epėrme e lumit Moraēa"9), dmth nga fiset e vjetra shqiptare kodrinore, tė cilat, sipas Valentinit janė: Piperri, Kuēi, Vasojeviēi, Bratonoshiqi, Palabardhet-(Bjelopavliqi) 10) etj.

Mė pas, i pari i kelmendasve u martua me njė vajzė nga fisi i Kuēit dhe djalit tė parė tė lindur ia vuri emrin Kelmend.11) Ndėrsa albanologu i shquar Zef (Giuseppe) Valentini, pas shumė versionesh, si mė te besueshmin variant mban atė se ky fis rrjedh nga fisi i vjetėr Kodrinor shqiptar i Kuēit, e ky i fundit rrjedh nga fisi Berishė, tė cilin nė dokumente e gjejmė qė nė vitin 1242.12). Sidoqoftė, njė mbiemėr tė dokumentuar tė kėtij fisi ne e gjejmė nė vitin 1353 me emrin, Gjergji, i biri Gjergj Kelmendit nga (vendi) Spasė, (dominus Georgius fulius Georgii Clementi de Spasso)13) tek fortesa e lartpėrmendur Clementiana, kurse si fis tė organizuar mirė, e takojmė nė vitin 1497.

Megjithatė, kur themi se zanafilla e fiseve sipas konceptit shkencor dhe atij popullor zakonisht lidhet me emrin e toponimit, ose me emrin e njė antroponimi nė patronim (mbiemėr njeriu), mė vonė nė emėr vllaznie dhe sė fundi nė emėr fisi, dhe se, mbeturinat e rendit fisnor nė Shqipėri janė tė trashėguara nga kohėt mė tė lashta tė historise sonė,14) d. m. th. nga trungu ilir, e kur nė anėn tjetėr mėsojmė se sa i lashtė qenka prejardhja e kėtij emri, nė mėnyrė tė natyrshme i bėjmė vehtes pyetjen: Vallė, a mund tė na tregojnė gjė fjalėt e enciklopedisė gjermane, tė botuar nė Altenburg nė vitin 1824, e cila kėtij fisi i kushtoi 22 rreshta, e ku ndėr tė tjera thotė: " Kelmendasit, Arnautėt, janė nga fiset e vjetra ilire".15) Pra, ndoshta kemi tė bėjmė me njė fis tė lashtė, i cili gjatė invazioneve barbare sllavo-avare nė trojet tona mbeti krejtėsisht nėndhe deri nė shekullin e XI-tė (sikurse vetė emri i popullit shqiptar dhe historia e kishės shqiptare), sepse, siē e dimė, ky fis nė rrjedhen e historisė kombėtare shqiptare, luajti njė rol tė rėndėsishėm nė ruajtjen e identitetit kombėtar dhe atij fetar nė Shqipėrinė e Veriut, me ēka shkurtimisht do te njihemi nė vazhdim.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė