Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-08, 15:01   #5
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vėshtrim i shkurtėr historik pėr fisin e Kelmendit

Kelmendasit gjatė pushtimit otoman

Pas rėnies sė Medunit mė 1457, dhe mė nė fund, tė Shkodrės mė 147923) ushtria pushtuese osmane ngadalė arriti tashmė qė pushtetin e vet ta shtrijė edhe nė viset e Malėsisė (sė Madhe). Kelmendasit nė pjesen mė tė madhe tė tyre, pėrkundėr njohjes sė pushtetit sulltanor nė vitin 1497, me gjithė vėshtėrsitė e mėdha jetėsore me tė cilat ballafaqoheshin, qendruan tė panėnshtruar duke mos paguar asnjė lloj detyrimi ndaj pushtuesit deri nė vitin 1664.24) Deshmi pėr kėtė ėshtė fakti se kelmendasit nuk ishin tė regjistruar nė Defterin e Sanxhakut tė Shkrodrės tė vitit 1485. Pothuajse ekzistonte traditė nė tė gjithė malėsorėt tė refuzohej dora e pushtuesit turk. Kjo mund tė vėrehet edhe nė relacionin e Marin Bicit (1608-1624), arqipeshkvit tė Tivarit, i cili nė vitin 1610 i shkruante Selisė sė Shenjte, se malėsorėt janė vetėm tė besimit latin (katolik) tė ndarė nė fise Kelmend, Grudė, Hot, Grise, Kastrat, Tuz, Shkrel, etj. Pėrsa i pėrket Kuēit, gjysma e tyre janė tė fesė ortodokse, pjesa tjetėr tė fesė katolike, e tė gjitha kėto fise jetojnė nė bjeshkė tė papėrshtatshme dhe asnjėherė nuk u janė nėnshtruar tuqve.25). Pėrndryshe, Bici nė kėtė relacion emėrtimin Kelmendi e pėrmend pėr gjithė konglomeratin verior shqiptar, duke pėrfshirė kėtu edhe fiset gjysėm tė slavizuara si, Bjelopavliqėt (Palabardhet), Piperėt, Bratonozhiqet dhe Kuqasit.26)

Organizimi i parė i malėsorėve me pėrmasa ballkanike, pėr t'iu kundėrvėnė turqve me pėrkrahjen e aleatėve, tė Selisė sė Shenjtė dhe spanjollėve, mbajtur nė Kuē nė vitin 1614, bėri qė Kelmendi tė bashkojė 650 luftėtarė27) dhe tė formohej aleanca ushtarake "Bashkimi i Maleve"2 pėr luftė ēlirimtare kundėr osmanllinjve. Kėshtu, malėsoret u bėnė njė fuqi e rėndėsishme, e cila pėrcaktoi fatin e sundimtarėve tė Sanxhakut nė grindjet e tyre pėr pushtet. Nuk kaluan shumė vite dhe pjesa mė e madhe e zonave malore duke udhėhequr kryengritje tė vazhdueshme hodhi poshtė si detyrimet e vitit 1497, ashtu edhe regjimin e timarėve.29) Kėshtu, nė fillim tė shekullit XVII, spahinjtė u dėbuan pėrgjithmonė nga 11 krahina tė Malėsisė sė Madhe, pra edhe nga Kelmendi, i cili sipas relatorėve kishtarė, bėri kryengritjet mė tė mėdha duke qenė edhe i favorizuar nga shtrirja gjeo-strategjike. Shumica e malėsorėve, pas sakrificave tė mėdha, rrėnimeve, dėmtimeve, marrjes sė njerėzve si skllevėr, mbeti fshatarėsi e lirė.30)

Kelmendasit, tė lirė nga armiku nėpėr malet e tyre, pėr shkak mungesės sė tokės, luftonin me armikun tjetėr, varfėrinė, e cila ata i detyronte tė grabisnin pronat e feudalėve, karvanet tregtare dhe disa herė vetė qytetet. M Bolica, nė kronikėn e tij tė vitit 1614, thotė se rajoni i Plavės dhe i Gucisė, tė cilin e administronin turqit, ėshtė shkatėrruar shumė herė nga plaēkitja e kelmendasve qė jetonin nė fqinjėsi direkte. Pėr kėtė, Porta e Lartė, nė vitin 1612, u detyrua nėn udhėheqjen e pashait tė Podgoricės, Cem Ēaushit31) tė ndėrtonte njė fortesė tė madhe mbi fshatin Gerēar, nė vendin e quajtur Godilje, fortesė qė u emėrtua Qytet i Ri. Pėrndryshe, kelmendasit i quajnė njerėz tė palodhur dhe trima. Ipeshkvi i Sapės Frang Bardhi, pėr kelmendasit sulmues, nė njė relacion tė vitit 1638 thotė se, ata u bėnin sulme tė pandėrprera karavanave nė Shqipėri, Bosnjė dhe Serbi.32)

M. Bolica, shkruan gjithashtu se sulmet e kėtij fisi si dhe fiseve tė tjera, kanė arritur deri nė Filibe, qytetin e sotshėm Plovdiv nė Bullgari33). Kėtė gjė kelmendasit e bėnin me siguri edhe pėr shkak tė grumbullimit tė materialit luftarak pėr tė bėrė luftė me turqit. Kjo shihet nė luftrat ēlirimtare tė udhėhequra mė vonė kundėr Asllan Pashės sė Podgoricės nė vitin 1613, Ibrahim Agės tė Shkodrės nė vitin 1617, dhe Mehmet Beut nė vitin 1633 etj.

Nė vitin 1638, pas njė pėrgatitje tė gjatė, me direktivat e vetė Sulltan Muratit IV (1623-1640), nėn udhėheqjen e Vuēo Pashės nga Bosnja34) dhe sanxhakbeut tė Shkodrės, Ali Ēengiqit, ku morėn pjesė, sipas ipeshkvit tė Sapės Frang Bardhit 15.000 ushtarė (kryesisht me pėrbėrje turq, dalmatinė, serbė bullgarė dhe boshnjakė), qeveria turke bėri njė luftė masovike, vendimtare pėr shkatėrrimin e kėtij fisi heroik35). Por edhe pas njė lufte njėvjeēare nuk ia arriti qė t'i mposhtė trimat kelmendasit, tė cilėt me njė luftė vetmohuese ia arrtitėn ta mbrapsin nė vitin 1639 armikun. Madje ata shpreheshin se, vetė Papa i Romės ėshtė lutur pėr ne qe tė na ndihmojė Zoti nė kėtė betejė. Kėshtu kelmendasit, edhe pse tė dėrrmuar, ruajtėn amanetin e tė parėve: "fe dhe atdhe".

Megjithatė, kelmendasve nuk iu desh tė prisnin shumė pėr luftėn e tyre: nė vitin 1645 filloi lufta 25 vjeēare pėr Kretėn, njė ballafaqim ky veneciano-turk qė e kishte arenėn e luftės nė Ballkan. Kelmendasit gjatė kėsaj kohe hynė nė marrėveshje me venecianet dhe nė muajin gusht tė vitit 1648 nga paria e Kotorrit morėn ftesė, qė sė bashku t'u kundėrviheshin turqve pėr t'i ēliruar tokat shqiptare deri nė Krujė. Si datė pėr tė sulmuar Shkodrėn u caktua 27 shkurti 1649, por edhe pas pėrgatitjeve tė mėdha qė u bėnė nė Budva, sulmi nuk u realizua36)

Mė vonė, pėr shkak tė ruajtjeve tė pozitave tė veta tė cilat kėrcėnoheshin gjithnjė nga hordhitė osmane dhe pėr arsye tė islamizimit tė njė pjesė tė fisit, Kelmendasit pėr njė kohė u terhoqėn nga kjo marrėveshje veneciane, nė trojet e veta. Por, gjatė viteve 1686-1699, kur austriakėt avancuan deri ne Prizren dhe Shkup nė luftė kundėr osmanllinjve, kelmendasit pėrsėri ndryshuan qėndrimin e tyre dhe iu bashkangjitėn gjeneralit austriak Piccolominit,37) i cili kishte pėrfshirė nė marreveshjen e 12 tetorit 1689. edhe fisin e Kelmendit.3 Dyshimi i shprehur nga autorėt serbė mbi pjesėmarrjen e kelmendasve nė luftėn e madhe austriako-turke (1683-1699), ėshtė i pabazuar. Kėtė gjė shumė qartė e deshmojnė burimet austriake nė fund tė XVII. Jo rastėsisht, Graf Luigi Ferdinand Marsigli (1658-1730), nė njė promemorie, drejtuar mbretit Leopoldit I, 39) mė 1 prill 1690 pėr Shqipėrinė dhe kelmendasit thekson se, "Pikolomini bėri marrėveshje me Kelmendasit dhe me ata qė jetonin nė Rozhajė dhe pėrrreth saj" dhe, se "Kelmedasit jetojnė nė Shqipėrinė Turke". "Ata - vazhdon Marsigli - shtrihen nga afersija e Prishtinės, nė Pejė e Plavė deri nė Shkodėr"40). Kėtė me siguri e thotė pėr arsye se Kelmendasit kanė qenė tė shpėrndarė edhe nė kėto vende, sė paku nė rrethin e Pejės. Pėr njė shtrirje tė ngjashme na flet edhe harta venedikase e Giovanni Giacomo Rossi-t, e vitit 1689 ku shihet qartė se territori i kėtij fisi ėshtė i shtrirė deri nė Hercegovinė.41) Graf Marsigli, kėtė e shkruan pėr tė treguar rėndėsinė e madhe qė kishte ky fis. Marsigli, i cili gėzonte njė autoritet tė madh nė shtabin e perandorisė austro-hungareze, nuk mund tė ishte i keqinformuar, gjė qė e pohon edhe Rajko Vaselinoviq.

Nė vitin 1700, pėr t'i mposhtur kelmendasit, Porta e Lartė angazhoi pashain e Pejės dhe tė Dukagjinit, Hodoverd Mahmutbegun, i cili me dredhi dhe parį depėrtoi nė drejtim tė Ulqinit dhe Tivarit, pasi nėnshtroi Malėsinė e Madhe42). Sipas relacionit tė vitit 1702 dėrguar Selisė sė Shenjte nga arqipeshkvi Shkupit, Pjetėr Karagaqit, kelmendasit, pas njė rezistence tė spikatur, nga dhuna e madhe 274 familje u detyruan tė shpėrngulen dhe tė vendosen nė rrethin e Novi Pazarit, nė Peshtėr, Rozhajė dhe Rugovė.43) Kėshtu, vazhdoi shpėrngulja pakthim, tashmė masovike e kelmendasve e cila kishte filluar mė parė, qė nė vitet 1661, 1667, 1669 nė grupe tė vogla pėr nė Plavė e Guci.44) Pėr gjendjen e tyre tė mjerė ekonomike dhe fetare, mė sė miri njoftoi Arqipeshkvi i Tivarit Vinēenc Zmajeviqi (1701-1712) nė letrat e tij baritore dėrguar Selisė sė Shejtė qė nga viti 1702 e tutje,. i cili tashmė i kishte marrė nėn kujdesin e vet atėror45).
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė