Presidenti i Shqipėrisė mė 8 dhe 9 janar viziton Kosovėn
Tiranė, 26 dhjetor - Presidenti i Shqipėrisė Bamir Topi bėri tė ditur se mė 8 dhe 9 janar do tė vizitojė Kosovėn, me ftesė tė Presidentit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu. Mbrėmė gjatė njė interviste televizive, Presidenti shqiptar tha se kėtė vizitė e vlerėson shumė tė rėndėsishme pėr faktin se ėshtė vizita e tij e parė zyrtare nė njė Kosovė tė pavarur. Nė janar tė vitit tė kaluar, pak para shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, z.Topi ka realizuar njė vizitė zyrtare nė vendin tonė.
Halimi: Arrestimet mund tė destabilizojnė gjendjen nė Luginėn e Preshevės
Preshevė, 26 dhjetor - Situata nė Preshevė raportohet e qetė, ndėrsa popullsia ėshtė e bafasuar me kėtė aksion tė arrestimeve. I vetmi qė ka reaguar deri mė tash nga politikanėt lokalė shqiptarė nė Preshevė ėshtė deputeti Riza Halimi, cili ka deklaruar se ky aksion i arrestimeve "nuk ēon drejt stabilizimit tė gjendjes nė Luginėn e Preshevės". Halimi u ka thėnė gazetarėve se "dikujt i konvenon qė nė luginėn e Preshevės kohė pas kohe tė ngrisė temperatarėn pėr tė justifikuar xhandarmėrinė". "Absolutish kjo nuk ndjell pėr tė mirė mirė dhe nuk shkon nė dobi tė stabilizimit tė kėtij rajoni", ka thėnė Halimi.
Sejdiu: Gjashtėpikėshi i papranueshėm dhe nuk do tė gjejė zbatim nė Kosovė
Prishtinė, 26 dhjetor - Presidenti i Republikės Fatmir Sejdiu beson nė punėn dhe efikasitetin e misionit EULEKS it, ndėrsa vazhdon tė kundėrshtojė planin gjashtėpikėsh tė OKB sė. Nė njė intervistė pėr Radio Kosovėn (RTK), Presidenti Sejdiu vlerėsoi se plani gjashtėpikėsh nuk ka fuqinė e njė dokumenti tė miratuar nė Kėshillin e Sigurimit dhe si i tillė nuk ėshtė obligativ pėr Kosovėn. "E vėrteta ėshtė se plani gjashtėpikėsh nuk ka marrė fuqinė njė dokumenti nė kuptimi nė marrjen e njė vendimi nė KS, nė nxjerrjen e njė rezolute nė KS. Por mė tepėr ėshtė i shprehur nė raportin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm (tė KB), sikur ėshtė shprehur edhe qėndrimi i Prishtinės, 4 pikėshi dhe ėshtė lėshuar njė deklaratė presidenciale qė nė esencė relativizion atė qė ishte tendencė e mėhershme qė ky plan tė marrė bekimin e pėrgjithshėm ndėrkombėtar". Sipas Presidentit, plani gjashtėpikėsh mund tė jetė presion i ndonjė vendi qė tė realizohet si i tillė, por pėr autoritetet e Prishtinės "do tė jetė i papranueshėm" dhe se nuk do tė gjejė zbatim nė Kosovė, thotė Sejdiu, duke saktėsuar se EULEX i nuk mund tė jetė neutral ndaj statusit tė Kosovės. "Thuhet se EULEKS i duhet tė jetė neutral, kjo ėshtė thirrja serbe. Por, EULEKS i nuk mund tė jetė neutral, sepse ėshtė pėrbėrė mbi 90 pėr qind qė kanė njohur, kanė mbėshtetur dhe vazhdojnė tė mbėshtesin republikėn e Kosovės", thotė ai. Gjithashtu Presidenti Sejdiu konstaton se ka njė vonesė nė transferimin e pėrgjegjėsive nga UNMIK u nė EULEKS dhe nė institucionet e Kosovės, duke u bėrė thirrje zyrtarėve tė EULEKS it tė qartėsojė kėtė situatė me UNMIK un.
Policia serbe nė Preshevė ka arrestuar 10 ish-pjesėtarė tė UĒK-sė
Vranjė, 26 dhjetor - Policia serbe, bashkė me shėrbimet e tjera tė sigurisė, sot nė Preshevė ka arrestuar 10 ish-pjesėtarė tė UĒK-sė, siē thuhet pėr "krime mbi popullsinė civile" nė rajonin e Gjilanit. Gjatė kėtij aksioni tė policisė serbe, nė Preshevė ka qėndruar edhe vetė ministri serb i policisė Ivica Daēiq, i cili ka deklaruar rreth drekės nė njė konferencė pėr gazetarė nė Vranjė se janė arrestuar 10 vetė, por jo edhe udhėheqėsit e grupit tė Gjilanit tė UĒK-sė: Fazli Ajdari, Rexhep Ajiri (?) dhe Shaqir Shaqiri, tė cilėt jetojnė nė Gjilan dhe nuk mund tė arrestohen nga policia serbe, ka thėnė Daēiq, pas arrestimit tė tė dyshuarve. Sipas Daēiqit, pėr udhėheqėsit e grupit nuk do tė lėshohet ndonjė fletarrestim ndėrkombėtar, sepse siē thotė "nuk janė nė territorin e njė shteti tjetėr", por do tė kėrkohet ndihma e UNMIK-ut.
Forcat e koalicionit vranė 11 militantė
Kabul, 26 dhjetor - Koalicioni i Shteteve tė Bashkuara njoftoi sot se forcat e tij kanė vrarė 11 militantė talibanė, pėrfshirė edhe liderin e njė grupi pėr prodhimin e bombave, gjatė njė operacioni nė jug tė Afganistanit. Ndėrhyrja e djeshme nė provincėn Kandahar kishte pėr cak grupin qė po i bėnte bombat me tė cilat janė vrarė ushtarėt e NATO s. Me kėtė rast forcat e koalicionit kanė gjetur shumė mina tokėsore, granata, armatim automatike dhe material pėr bomba.
Edhe njė viktimė nga Tetova nė Irak?

Gjatė eksplodimit tė njė kamioni nė Irak ka gjetur vdekjen njė i ri nga Tetova. Ekzistojnė dyshime se kamioni ka qenė pjesė e firmės Ekolog- Tetovė, ku dhe punonte i riu nga Tetova, ndėrkaq qė akoma nuk dihet nėse ka dhe tė lėnduar tė tjerė. Identiteti i tė ndjerit si dhe shkaqet e shpėrthimit akoma nuk dihen. Nga Ekologu nuk thonė asgjė, veē asaj qė presin informata nga Qendra qė kanė nė Gjermani, dhe pas asaj do tė japin edhe informata pėr mediat, me qėllim qė tė mos krijohet huti pėr kėtė ēėshtje delikate, pasi, siē thonė pėrfaqėsuesit e Ekolog-ut, nė Irak punojnė qindra punėtorė nga Maqedonia. Ndėrsa, nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme (MPJ) tė Maqedonisė nuk kanė asnjė lloj informate dhe e kanė dhe shumė tė vėshtirė pėr tė marrė informata nga Iraku. Zėdhėnėsi i MPJ-sė, Petar Ēulev tha pėr Lajm, se nuk kanė asnjė informatė, pasi Maqedonia nuk ka pėrfaqėsi diplomatike nė Irak. Nė MPJ nuk ka mbėrritur asnjė lloj informacioni dhe e kemi tė vėshtirė pėr tė marrė informata nga Iraku, pasi qė nuk kemi pėrfaqėsi diplomatike nė atė vend. Pėrfaqėsia mė e afėrt diplomatike ėshtė Turqia, tha Ēulev, duke shtuar se do tė pėrpiqen qė tė marrin informata edhe nėpėrmjet kontingjentit amerikan qė vepron nė Irak. Nė Irak punojnė qindra qytetarė tė Maqedonisė, tė cilėt nėpėrmjet firmave tė ndryshme punojnė kryesisht nė sferėn e ndėrtimtarisė. Jo rrallė herė ato kanė qenė nė qendėr tė sulmeve terroristė qė ndodhin atje. Para pak vitesh nė Irak gjetėn vdekjen katėr shqiptarė tė Maqedonisė, tė cilėt kishin shkuar tė punonin nė Irak nėpėrmjet firmės Ekolog.