Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Mbretėria e Arbėrisė nė Dokumentet Papnore nė dhjetėvjeēarin e dytė tė shekullit XIV
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga hawk
Persa i perket Mbreterise se Arberit me duket e cuditshme si nje shqiptare krenohet nga themelimi i nje Mbreterie nen sundimin e nje pushtuesi te huaj !!
|
Sė pari do tė fillojė nga kėtu qė tė i pergjigjem si cdo here shkrimit tėnd si cdo here i pabazė nen vijen dhe faktin e historisė.
Nė vitin 1341 e kemi tė qartė se Shqiperia shkepytet pėrfundimishtė nga Perandoria Bizantine gjė e cila sjellė faktin se ardhja e Turqisė ne tokat shqiptare nuk ishte ajo e cila vinte pėr tė mbrojtur shqiptaret nga Bizanti ,Kjo e thenė nga shumė antihistorian , mundohet tė fshihet pas petkut tė se vertetes ose tė i sėrvohet dikuj si njė lidheshmeri turko-shqiptare.
Familjet feudale ishin tė pamvarura nga pėrandori bizantin e pėr ketė historiani bizantin Kantakuzeni thotė se shqiptarėt e despotave tė Beratit, tė Artės tė Tesalisė ishin "tė pavarur" dhe "nuk pyesnin pėr perandorin".
Sa pėr zonėn e Arbrit (Arbanoni), aty s'ka shenja tė vendosjes sė njė administrate serbe. Nė vitin 1343 Stefan Dushani i rikonfirmoi qytetit tė Krujės, kryeqendrės sė Arbanotit, priviligjet e vjetra tė perandorėve bizantinė. Bashkė me Arbanonin, edhe Durrėsi mbeti jashtė zonės sė pushtimit serb. Zotėr tė qytetit vazhduan tė ishin anzhuinėt e Napolit.Por nė vitin 1269 Durrėsi e rrethet e tjera kundėrshtojnė me forcė pushtimin e Anzhuinėve, qė sundimtari bizantin thuajse nuk e kundėrshtonte fare.Mė vonė me 1274 shėnohet si kryengritja e parė mė e fuqishme e shqiptarėve tė asaj kohe kundra pushtesve Anzhuinė (qė fatkeqėsisht qė nė vitin 1267 e nė vazhdim dalėngadalė kishte pushtuar Durrėsin dhe njė pjesė tė madhe tė Shqipėrisė sė Mesme).Pėrsėri nė vitin 1280 shqiptarėt tashmė tė braktisur thuajse plotėsisht nga Bizantėt hidhen nė kryengritjen e dytė kundra pushtuesit Anzhuin, ku ky pushtues pėsoi humbje tė mėdha.
Ndersa nė vitin 1319 ėshtė koha e kryengritjes sė tretė kudnra Anzhuinėve, ku suksesi mė i madh i shqiptarėve nė atė kohė ishte marrja e Durrėsit nė duar tė shqiptarėve. Por pėrsėri nė vitin 1319 shqiptarėt kryesisht tė veriut u bashkuan me anė tė lidhjes sė krerėve tė tyre pėr tė kundėrshtuar me forcėn e armėve Princin e Rashės (Serbisė sė vjeter) Stefan Urosh Milutinin, i cili pretendonte se ishte zotėruesi i Katolikėve tė Veriut.
Por nė vitin 1320 shqiptarėt shėnojnė njė kryengritje tė fuqishme kundra Princit tė Rashės (Serbisė) Stefan Urosh Milutinit, madje nė kėtė kohė shėnohet edhe njė bashkėpunim me mbretin e Hungarisė i cili u vjen nė ndihmė kryengritėsve shqiptarė dhe arrijnė tė thyejnė ushtrinė e princit Stefan Milutini.
Citim:
Kisherisht nga serbet duan te ndahen vetem ato fisnike katolike qe zoteronin pakicen e tokave shqiptare. Kete e deshmon vete Mbreteria e Arberise. Eshte Papa qe kerkon kete shkeputje nga ortodoksizmi dhe Psikologu me referentet e vet i jep ngjyresa te shkeputjes nga kisha e serbeve. Ne nje rresht tjeter ai vete pohon se nuk ka ndarje etnike pra nuk njihet nje kishe e nje populli. Papa kerkon te ndaje shqiptaret nga njeri-tjetri sipas vijes se Teodosit qe eshte edhe kufiri i se ciles eshte edhe kufiri i dy kishave... Nga kryqzata e 1443 Brankovicit ju dha perseri Kosova shqiptare pas mbeshtetjes qe i beri kryqit te Papes !! Ja sa shume na donte Papa
|
Jo , as kėshtu jo ,sepse qysh nė vitin e parė tė sundimit tė Stefan Dushanit, mė 1331, nė zonėn e Zetės, shpėrtheu njė kryengritje e fuqishme e drejtuar nga bujari Dhimitėr Suma. Aty nga viti 1355, shqiptarėt e Tesalisė u ngritėn kundėr qeveritarit serb, Cezar Preljubit, dhe e vranė atė. Po atė kohė, banorėt e Despotatit tė Beratit ngritėn krye kundėr despotit Ivan Asen. Si rrjedhjojė, Himara dhe Berati u shkėputėn nga sundimi i qeveritarit sllav qė e zhvendosi qendrėn e tij nė Vlorė. Qėndresa e shqiptarėve kundėr pushtimit serb nė gjysmėn e parė tė shek. XIV gjeti pėrkrahjen e vendeve tė tjera evropiane, tė cilat ishin tė shqetėsuara nga fuqizimi i shtetit serb. Papėt e Romės protestuan vazhdimisht kundėr shtypjes dhe konvertimit tė dhunshėm tė katolikėve shqiptarė dhe kėrcenuan mbretėrit serbė me organizimin e kryqėzatave antiserbe. Qysh nė vitin 1319 njė numėr i madh bujarėsh shqiptarė, nga jonimėt e Zetės e deri te Muzakajt e Beratit, u pėrfshinė nė veprimet e koalicionit antiserb tė drejtuar nga papa Xhovani XXII, qė bashkoi edhe mbretin e Napolit, tė Hungarisė, si dhe banin e Kroacisė. Me kėtė rast krerėt shqiptarė, nė njė apel drejtuar Papės, i shprehnin gatishmėrinė e tyre "pėr t'u hedhur nė kryengritje dhe pėr tė flakur tej zgjedhjen tiranike tė mbretit tė Rashės". Nė vitin 1332 kryepeshkopi i Tivarit, Guljelm Adfami, i shkruante dukės sė Burgonjės, Filipit VII Valua ;
"se shqiptarėt ishin gati tė rrėmbenin armėt kundėr pushtuesve serbė". Sipas tij, me 15 000 kalorėsit qė mund t'i nxirrnin menjėherė nė fushėn e betejės, shqiptarėt e Zetės garantonin suksesin e cdo kryqėzate antiserbe tė fuqive tė Evropės. Katėr vjet mė vonė, mė 1336, ishin vetė krerėt e Arbrit dhe qytetarėt e Durrėsit ata qė i bėnė thirrje mbretit Robert Anzhu tė Napolit tė bashkohej me ta, pėr tė dėbuar nga trojet e tyre pushtuesit serbė. Vdekja e car Dushanit mė 1355 shėnoi edhe fundin e perandorisė sė tij. Fisnikėt shqiptarė iu vunė punės pėr tė rifituar zotėrimet e tyre e pėr tė krijuar principatat e veta tė pavarura.
Papa si cdo here edhe me heret ka qenė nė mbėsthtetjen totale tė popullit tė Arbėrit , e kėtė mundemi tė e gjejmė tė dokumentuarė me qindra dhe mija dokumente dhe fakte.
S“duhet harruar faktin se me 1423 shqiptarėt e Peloponezit luftojnė trimėrisht kudnra invazioneve turke qė kishin filluar tė preknin kėtė trevė autoktone shqiptare, ku siq shkruhet u pagua tepėr shtrenjtė pasi turqit pėr tu hakmarrė ndaj shqiptarve ngrejnė njė piramidė me koka shqiptaresh tė vrarė.
Citim:
Pervec Dukagjineve, asnje nga familjet e medha feudale: Topiajt, Aranitet,Muzakajt sidhe Balshajt dhe Kastriotet e ardhshem qe lindin me pushtimin serb nuk jane katolike.
|
Po vorrimi i Adrea ll Muzakes nė kishen e Shna Ndout nė Durres , a thua kjo e bėnė tė ketė qenė njė jo-katolik, edhe pse kjo nuk ka aq shumė rėndesi.
Nėn pushtimin serb , asnjėri nga kėta nuk ka qenė dhe as qė ka duruarė njė pushtim tė tillė.Nė kryengritjet antibizantine tė jugut me 1336 u shoqėrua me shpronsimin dhe me dėbimin e mjaft fisnikve tė familjes Muzakaj, tė cilėt u strehuan nė Greqi, posaqėrisht nė Peloponez. Edhe nė kohen e pushtimit serb tė Stefan Dushanit (1345-1355) Muzakajt ishin frymzuesit e qėndres dhe ishin vazhdimisht nė luftė me qeveritarin sllav tė zonės sė Beratit e tė Vlores,pra despotin Ivan Komnen Asenin. Aty nga viti 1350 Andrea II Muzaka mori Beratin, duke e detyruar qeveritarin e Stefan Dushanit ta zhvendoste selin e vet nė Kanin.(dr. Skender Anamali)
Pikėrisht me ndihmen e Balshajve, despoti Andrea II Muzaka theu me 1370 pran Kosturit ushtrinė e mbretit Vukashin. Kjo fitore u pėrshendet edhe nga perandori i Bizantit, Johani V Paleologu, i cili me kėtė rast i konfirmoi Andrea II Muzakes titullin e despotit, duke i dhuruar fronin bashkė me shenjen pėrkatse dalluese, shqiponjen me dy krena dhe me yllė nė mes. Kjo zėvėndėsoi emblemen e hershme tė Muzakajve.(dr. Muzafer Korkuti)
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Psikologu : 29-12-08 nė 23:13
|