Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Riker: Nuk ka ndarje tė Kosovės
Shkup, 30 dhjetor - Ambasadori iSHBA nė Maqedoni, Filip Riker (Philip Reeker), ka deklaruar se administrata amerikane ėshtė thellė e angazhuar pėr stabilizmin e Ballkanit dhe integrimin e tij nė Bashkimin Evropian. Ndėrsa sa i pėrket Kosovės, Riker tha se SHBA tė nuk besojnė dhe i vlerėsojnė tė pabaza njoftimet pėr ndarje tė Kosovės, apo pėr probleme nė procesin e konsolidimit tė misionit tė Bashkimit Evropian. "Zhvillimet nė Ballkan ende nuk kanė pėrfunduar, pasi qėllimi ynė ėshtė qė ta shohim rajonin tė integruar nė Evropėn e lirė dhe tė sigurtė. Vendosja e EULEX it kaloi pa probleme dhe nė esencė kjo ndihmon nė pėrforcimin e Kosovės dhe tė institucioneve tė saj, meqė do ta bėntė kėtė shtet tė ri tė pavarur tė funksionoj nė njė mėnyrė mė tė mirė. Pėrforcimi i sundimit tė sė drejtės nė kėtė shtet do tė ndihmojė edhe nė stabilizimin e gjendjes, andaj edhe EULEX i ėshtė atje. Megjithatė, ka vlerėsime se vendosja e EULEX it do tė ēojė nė ndarje apo do tė hasė nė vėshtėrėsi, por pikėpamjet e tilla nuk kanė kurrfarė baze", tha Riker. "SHBA mbeten tė angazhuara si me praninė nė EULEX ashtu me aktivitetet diplomatike pėr t?u sigurara se Kosova po ec pėrpara nė drejtimin pozitiv", tha Filip Riker pėr Radion Evropa e Lirė. Ambasadori amerikan nė Shkup gjithashtu shprehu bindjen se edhe administrata e re amerikane, qė do tė udhėhiqet nga Presidenti i zgjedhur Barak Obama, nuk do tė ndryshojė kursin e politikės amerikane ndaj Ballkanit.
Shvarcenberg: Duhet shumė kohė derisa Kosova tė hyjė nė BE
Pragė, 30 dhjetor - Ministri i jashtėm i Ēekisė, Karel Shvarcenberg, tha se anėtarėsimi i Kosovės nė Bashkimin Evropian "nuk ėshtė ēėshtje e ditės sė nesėrme". "Duhet tė jetė e qartė se derisa Kosova tė hyjė nė BE do tė kaloj edhe shumė kohė", tha ministri Shvarcenberg, vendi i tė cilit prej 1 janarit e kryeson presidencėn e radhės sė Bashkimit Evropian. Mė tutje, duke u shprehur pėr misionin EULEX nė Kosovė, ai u tha mediave beogradase, se ėshtė me rėndėsi qė "ky mision tė funksionojė". Shvarcenberg theksoi se detyrė e vendit qė e kryeson BE nė ėshtė qė ta ndihmoj3 EULEX in qė "nė Kosovė tė zhvillohet shtet i vėrtetė ligjor, qeverisje e mirė dhe e drejtė". Gjithashtu edhe kryeministri Mirek Topolonek si njė nga axhendat thelbėsore ballkanike tė presidencės ēeke ka paralajmėruar edhe misionin EULEX nė Kosovė.
"Standard": Nė Kosovė po rritet mosbesimi ndaj BE-sė
Vjenė, 30 dhjetor - Sipas gazetės austriake "Standard", nė Kosovė po rritet mosbesimi ndaj BE-sė, sepse qėndrimi evropian ndaj Kosovės pėr shumėkėnd ėshtė i paqartė. BE ka marrė nė konsideratė mė shumė se ėshtė dashur kėrkesat e Beogradit, shkruan gazeta, e cila pohon se pėr kėtė arsye edhe shefi i Zyrės Civile Ndėrkombėtare Piter Feit ėshtė i pakėnaqur dhe flitet se ka kėrkuar dorėheqje, sepse ndihet i tradhtuar nga BE ja. Ahtiasari apo Solana nuk kanė shansin qė njė rrugė nė Prishtinė tė mbajė emrin e tyre. Nė kryeqytetin e Kosovės ndėrkaq qeveria e saj vendosi qė njė rruge t'i jepet emri i presidenti amerikan Bush nė shenjė falėnderimi, shkruan "Standard", duke pohuar se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėr shqiptarėt e Kosovės janė shumė mė shumė se fuqia mbrojtėse numėr njė pėr ta, sepse ata jetėsuan pavarėsinė e Kosovės. Nė anėn tjetėr, shrkuan "Standard", evropianėt po humbin besimin e tyre tek popullata e Kosovės.
Shqipėria dėnon dhunėn e ushtruar nė Preshevė
Tiranė, 30 dhjetor - Ministria e Punėve tė Jashtme sė Shqipėrisė, i cilėson si veprime me prapavijė dhe paragjykime etnike, arrestimet dhe krijimin e situatės sė rėnduar nė Preshevė. Sipas njė deklarate pėr shtyp, nė Preshevė ka pėrdorim disproporcional tė forcės, dhe ėshtė ushtruar dhuna policore ndaj familjarėve tė arrestuarve, pėrfshirė kėtu gra, fėmijė dhe pleq, si dhe janė bastisur objektet. Duke dėnuar dhunėn e ushtruar, Ministria e Jashtme vlerėson se transparenca e plotė e tė gjithė akteve dhe veprimeve tė autoriteteve tė Beogradit nė lidhje mė kėtė ngjarje, ėshtė tejet e rėndėsishme. Ministria e Jashtme e Shqipėrisė shpreh bindjen se tensionime tė tilla ndėretnike nuk janė nė interes tė zhvillimeve pozitive nė rajonin tonė, dhe u bėn thirrje organizatave ndėrkombėtare tė monitorojnė nga afėr situatėn e tė drejtave dhe lirive themelore tė shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės.
Rripi i Gazės edhe mė tej nė zjarrin e luftimeve
Nju Jork, 30 dhjetor Izraeli do tė vazhdojė edhe mė tej ofensivėn e tij ushtarake nė Rripin e Gazės, deri nė shkatėrrimin e Hamasit radikal islamik. "Ofensiva do tė zgjasė deri sa tė jetė arritur ky synim", deklaroi ambasadorja izraelite e Kombeve tė Bashkuara Gabriela Schalev nė Nju Jork. Aviacioni ushtarak izraelit vazhdoi ndėrkohė sulmet mbi ndėrtesat e ministrive dhe stacioneve tė policisė sė Hamasit radikal islamik. Nga sulmet hakmarrėse tė palestinezėve militantė mė parė nė jug tė Izraelit u vranė tre vetė dhe shumė tė tjerė u plagosėn rėndė. Numri i viktimave, ndėrkohė, sipas burimeve vendore ka arritur nė 400. Vėzhguesit presin sė shpejti njė ofensivė tė trupave tokėsore izraelite. Po ashtu ėshtė pėrjashtuar mundėsia e bisedimeve pėr njė ndėrprerje tė luftimeve si nga ministria e mbrojtjes nė Tel Aviv, ashtu edhe nga Hamasi.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
|