Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-01-09, 18:32   #303
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Mitrovicė: Rikthehet dhuna

Dy shpėrthime tė ndara kanė ndodhur nė orėt e para tė sė shtunės nė veri tė Mitrovicės, ku u plagosėn 6 persona dhe u dėmtuan disa vetura. Polica e Kosovės raporton se tanimė situata e sigurisė ėshtė e qetė dhe nėn kontroll.

Nė orėt e hershme tė mėngjesit tė ditės sė shtunė, nė pjesėn veriore tė qytetit tė Mitrovicės kanė ndodhur dy incidente tė ndara tė shkaktimit tė rrezikut tė pėrgjithshėm, njofton Policia e Kosovės.

Kėshtu, nė afėrsi tė lokalit tė quajtur "Viva", nė rrugėn qė shpie drejt spitalit nė pjesėn veriore tė Mitrovicės ka ndodhur njė shpėrthim, si pasojė e tė cilit janė dėmtuar rreth 8 vetura civile, ndėrsa nė mesnatėn e sė shtunės u ėshtė dhėnė flaka dy shtėpive me pronarė shqiptarė nė veri.

Zėdhėnėsi i Policisė rajonale nė Mitrovicė, Besim Hoti, thotė se si pasojė e shpėrthimit tė zjarrit janė lėnduar 6 persona, zjarrfikės, ndėrsa motivet pėr tė dyja incidentet dhe kryesit e veprave nuk dihen akoma.

"Policia pėr momentin nuk ka tė dyshuar nė lidhshmėri me rastin. Kjo ėshtė faza preliminare e hetimeve, me ē’rast policia ėshtė e obliguar tė fillojė fazėn e hetimeve pėr identifikimin e personave tė dyshuar", u shpreh Hoti.

Hoti njofton se pas kėtyre incidenteve, situata e sigurisė nė Mitrovicė ėshtė e qetė dhe nėn kontroll tė mekanizmave kosovarė dhe ndėrkombėtarė tė sigurisė.

"Situata e sigurisė ėshtė nėn kontroll dhe ėshtė vėnė shumė shpejt nėn kontroll me ndihmėn e KFOR-it dhe forcave tė Policisė sė EULEX-it. Qė nga vėnia e situatės nėn kontroll, nuk ėshtė shėnuar pėr incidente tė tjera", shtoi ai.

Ditėt e fundit kanė qenė mjat sfiduese pėr situatėn e sigurisė nė rajonin e Mitrovicės, e cila siē duket vazhdon tė jetė e brishtė.

Incidentet nė Mitrovicė i kanė dėnuar edhe udhėheqėsit e institucioneve tė larta shtetėrore tė Republikės. Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, pėrmes njė kumtese pėr media u ka bėrė thirrje tė gjithė qytetarėve tė vendit qė t'u shmangen provokimeve tė ndryshme dhe t'u ndihmojnė institucioneve tė rendit pėr ruajtjen e stabilitetit dhe tė qetėsisė.

"Aktet e tilla tė dhunshme, pa marrė parasysh motivet dhe autorėt qė qėndrojnė prapa tyre, nuk i shėrbejnė perspektivės sė qytetarėve tė Republikės sė Kosovės", ka theksuar presidenti Sejdiu, i cili u ka bėrė thirrje institucioneve pėrgjegjėse pėr sigurinė nė vend, KFOR-in, Policinė e Kosovės dhe organet e hetuesisė qė t'i ndėrmarrin tė gjitha masat e nevojshme pėr zbardhjen e kėtij rasti, nė mėnyrė qė personat pėrgjegjės tė dalin para drejtėsisė.

"Institucionet e Republikės sė Kosovės janė tė pėrkushtuara pėr sundimin e rendit dhe tė ligjit, pėr ndėrtimin e njė shoqėrie tė lirė e demokratike, qė u krijon mundėsi tė barabarta tė gjithė qytetarėve tė saj dhe nuk do tė lejojnė qė aktet e tilla ta vėnė nė rrezik tė ardhmen euroatlantike tė vendit", ka shtuar presidenti Sejdiu.
Radio Evropa e Lirė


Shtohen masat e sigurisė nė veri tė Kosovės

Pas dy shpėrthimeve qė kanė ndodhur tė premten nė mbrėmje nė veri tė Mitrovicės - me ē’rast janė lėnduar gjashtė persona – forcat paqeruajtėse tė NATO-s dhe policia e EULEX-it kanė shtuar masat e sigurisė nė kėtė pjesė tė Kosovės.


Siē raporton BBC, situata ėshtė qetėsuar pas shtimit tė masave tė sigurisė, ndėrsa zėdhėnėsi i Policisė nė Mitrovicė, Besim Hoti nuk ka dhėnė hollėsi pėr motivet e dy shpėrthimeve tė mbrėmshme.

Policia thotė se shpėrthimi i parė ka ndodhur nė afėrsi tė njė kafeneje nė veri tė Mitrovicės duke dėmtuar shtatė makina.

Incidenti nxiti reagimin e dhunshėm tė njė grupi serbėsh, tė cilėt i vunė flakėn dyqanit tė njė shqiptari, nė Lagjen e Boshnjakėve.

Shpėrthimi i dytė ndėrkaq ndodhi nė kėtė lagje, derisa zjarrfikėsit po pėrpiqeshin tė shuanin zjarrin.

Tre nga tė lėnduarit nga ky shpėrthim janė zjarrfikės. Jeta e tyre ėshtė jashtė rrezikut, thonė mjekėt e spitalit nė veri tė Mitrovicės.

Ditėve tė fundit, veriu i Mitrovicės ėshtė pėrfshirė nga njė valė incidentesh tė motivuara etnikisht. Mė 30 dhjetor, nė dy incidente tė ndara, njė i ri serb dhe njė i ri shqiptar u plagosėn, ndėrsa u dogjėn disa dyqane dhe makina tė shqiptarėve.

Autoritetet e Kosovės kanė dėnuar incidentet nė Mitrovicė dhe u kanė bėrė thirrje qytetarėve qė tė vetėpėrmbahen nga dhuna.
Telegrafi


Gjendja e tensionuar nė Mitrovicė. Banorėt shqiptarė ndihen tė frikėsuar

Gjendja nė veri tė Mitovicės, e sidomos nė lagjen e Boshnjakėve vazhdon tė jetė e tensionuar pas incidentit tė njė nate mė parė. Banorėt shqiptarė ndjehen tė frikėsuar pas incidenteve tė vazhdueshme dhe pėr shkak tė pasigurisė ata kanė filluar ta largojnė mallin dhe produktet nga dyqanet, ndėrsa kėrkojnė nga institucionet qė t'i ndihmojnė dhe tė mos lejojnė pėrshkallėzimin e mėtejmė tė situates, tė rėnduar tashmė.

"Me datė 30 mė ėshtė djegur dyqani lart mbrėmė ėshtė djegur kjo kėtu dhe kėtu nuk ka kurrfar sigurie sa pėr KFOR-in dhe policinė tonė apo SHPK-nė qė janė nė pjesėn veriore katastrofė ėshtė. Mbrėmė rreth orės 24 sė pari i kanė ndalė dritat dhe pak mė vonė nga lartė kanė zbritur 70 vetė tė armatosur dha ia kanė vėnė flakėn. Me mirė tė na thonė se kėtė pjesė e kanė sigurt apo e kanė ndarė , sepse mbrėmė na kanė zėnė fjetur me familje nė shtėpi mė fėmijė e mė tė gjithė", shprehet Gynaj Rexhepi, Pronar i Dyqanit tė Shkatėrruar.

"Edhe kėsaj radhe kriminelėt serbė e kanė sulmuar popullin shqiptar dhe shqiptarėt janė tė shqetėsuar kėtu b dhe nuk kanė siguri as nga policia e Kosovės dhe as nga qeveria dhe kėtu ėshtė njė anarki duke mbretėruar dhe nė kėtė rast nuk ka ligj nuk ka mbėshtetje dhe populli shqiptar nuk ka asnjė mbėshtetje nga qeveria. I bėj apel qeverisė qė urgjentisht tė bėjė njė mbrojtje pėr popull qė tė jetė populli i sigurt tė banoj", tha Ahmet Prishtina, Banor i lagjes sė Boshnjakėve.

"Nuk ka siguri veturat sillen natėn, policia nuk ndėrhynė asnjėherė. Kisha lutė qeverinė qė tė ndėrhyjė nė kėto raste, sepse ne nuk mund t'i lėshojmė shtėpitė tona. Kėtu duhet ja ta merr policia situatėn nė dorė ose ne vet. Qė duan tė na ndihmojnė mirė jo jo ne jemi tė pėrgatitur t'i mbrojmė shtėpitė tona dhe fėmijėt tanė", tha nje tjeter banor i lagjes se Boshnjakeve Enver Ismajli.

Veriu pas kėtyre incidenteve ėshtė blinduar nga forca tė mėdha tė KFOR-it, Policisė sė EULEX-it dhe policisė sė Kosovės, tė cilėt po bėjnė tė pamundur qė tė mos lejojnė pėrshkallėzimin e mėtejshėm tė situatės.
ALSAT


Thaēi: Nuk ka zgjedhje parlamentare kėtė vit

Pėr kryetarin e Partisė Demokratike tė Kosovės, njėherėsh kryeministrin e Kosovės, Hashim Thaēi, sfida pėr vitin 2009 mbeten prioritetet e qeverisė sė tij, kurse nė lidhje me zgjedhjet e pėrgjithshme, ai ka thėnė se, “nuk sheh ndonjė mundėsi qė ato tė mbahen, siē kėrkon opozita”.


“Zgjedhje lokale do tė ketė nė nėntor, ndėrsa unė jam pėr respektimin e kushtetutshmėrisė dhe konsensusit ndėrpartiak. Kėrkesat pėr zgjedhjet nga kėta individė nuk janė serioze, por janė mė tepėr sa pėr tė bėrė zhurmė. Ata nuk janė nė favor tė organizimit tė zgjedhjeve dhe e dinė se do tė ndahen edhe mė keq sesa nė zgjedhjet e 17 nėntorit. Me kėtė sjellje destruktive tė kėtyre individėve, qytetarėt edhe atė besim prej 7 apo 8 pėr qind do t’ua marrin nė zgjedhjet e ardhshme”, ka deklaruar Thaēi pėr Radion Evropa e Lirė.

Ndėrkaq nėnkryetari i LDK-sė, Lutfi Haziri ka thėnė se, “edhe LDK-ja pret qė tė jetė e gatshme pėr zgjedhjet lokale nė vjeshtėn e vitit 2009, por jo edhe pėr zgjedhjet parlamentare”.

Nė anėn tjetėr, partitė opozitare, synim kryesor kanė pėrgatitjet pėr zgjedhjet nė tė dyja nivelet. Duke u thirrur nė pakon e Ahtisaarit, kėto parti presin qė zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare tė mbahen nė vjeshtė. Ahmet Isufi, nėnkryetar i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, thotė se zgjedhjet e lira janė tė domosdoshme pėr realitetin e ri qė ėshtė krijuar nė Kosovėn e pavarur.

”Zgjedhjet duhet tė mbahen vitin e ardhshėm dhe pėr kėtė ekzistojnė tri argumente. Ekziston Kushtetuta e Kosovės, e cila ėshtė treguesi i mjaftueshėm, pėr arsye se kėto institucione tė sotme janė tė dala nga korniza kushtetuese dhe pėr atė s’po mund ta zbatojmė Kushtetutėn e Kosovės. Argumenti i dytė ėshtė pakoja e Ahtisaarit, tė cilėn nėse e kanė marrė pėr obligim ta zbatojnė institucionet e Kosovės, atėherė duhet ta zbatojnė; dhe elementi i tretė - gjendja e partive politike, tė cilat janė nė rrugė tė reformimit tė tyre dhe duhet t’u pėrgjigjen kushteve qė janė pas pavarėsisė sė vendit”, ka thėnė Isufi.

Edhe partia tjetėr opozitare, Aleanca Kosova e Re, prioritet kryesor e ka mbajtjen e zgjedhjeve. Nėnkryetari i AKR-sė, Ibrahim Makolli, tha se zgjedhjet nė tė dyja nivelet janė tė domosdoshme pėr tė pėrmbushur krijimin e institucioneve tė reja nė Republikėn e Kosovės.

Prioritete identike me dy partitė tjera opozitare ka edhe Lidhja Demokratike e Dardanisė. Sekretari i saj i pėrgjithshėm, Lulėzim Zeneli, tha se mbajtja e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare ėshtė njė prej obligimeve qė ka marrė Kosova para faktorit ndėrkombėtar nė kohėn e shpalljes sė pavarėsisė.
Telegrafi
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė