Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
|
Titulli: Letersia e Rilindjes...
Nga gjithė ē'pat gjithėsia, tė kam dhėnė dhe ty pjesė,
Nė u bėfsh si them, i mirė, emr'i math do tė tė mbesė.
Tė kam dhėnė mėnt tė mėsosh, tė vėrtetėn me tė ta shohē,
Dhe zėmėr' e vetėdijė, tė mir' e tė drejtėn ta njohē,
Do tė tė lė dhe nevojėn, udhėn tė tė tregonjė,
Tė tė ndihnjė mė ēdo punė, tė tė mėsonj' e tė tė zgjonjė.
Gjithė tė mirat qė janė, kėtu nė dhet i kam mbuluar,
Po gjėsendi nė shesh s'nxjerr dot pa dirsur e pa munduar;
I gjen tė gjitha me kohė, po rrėmo thell' e mė thellė,
Ē'do gjė qė tė duhet, kėrkoje, barku i ti do ta pjellė.
Sa gjėrėrazė tė vlera do tė gjesh ti kėtu brenda,
Edhe pėrsipėrė soje, e sa do tė t'i ket ėnda!
Me fuqit qė tė kam dhėnė, them qė tė vinjė njė ditė
Tė marrē udhėn e sė mirės e tė gjesh tė madhe dritė,
Tė marrē vesh dalėngadalė sa punėra qė kam bėrė,
Diell, hėnė, yj, dhe, qiej e gjithėsinė tė tėrė!
Po qė u bėre i urtė, mua mė ke afėr teje,
Ndryshe, qofsh i mallėkuar edhe mėrguar prej meje!
Tė parit tėnė perndia kėto fjalė vetėm i tha,
I fali gjithė tė mirat, i dha uratėn dhe e la.
Det i p'an'i mirėsisė, q'emrin tėnd s'e zė dot ngoje,
Qysh e ngrehe gjithėsinė pa lėnė farė nevoje!
Fali njeriut urtėsinė, mirėsinė, njerėzinė,
Butėsinė, miqėsinė, dashuri, vėllazėrinė;
Epu sheshevet lul' e bar dhe pyjevet gjeth e fletė,
Resė shi, aravet bimė e mos lerė gjė tė metė,
Fali erė trėndelinės, manushaqes, trėndafilit,
Kalliut bukė, mizės pjesė, zogut ngrėnie, zė bilbilit,
E drurėvet epu pemė dhe uratė bagėtisė,
Dėrgo dhėmbj' e kujdes pėr to nė zėmėrt tė njerėzisė;
Epi pjergulls' e vreshtit rrush dhe vozėsė fali verė,
Mos e lerė pa tė kurrė, kurrė thatė mos e lerė;
Fali diellit flak e zjarr dhe hėnės e yjet dritė,
Edhe detit uj' e kripė, gjithėsisė jet e ditė.
Yjtė le tė vinė rrotull dhe njerėzit tė punojnė,
Tė dėfrejn' e tė gėzohen dhe si vėllezėr tė shkojnė.
Tregomu dhe shqipėtarėt udhėn e punės sė mbarė,
Bashkomi, bėmi vėllezėr edhe fjeshtė shqipėtarė,
Falmi, falmi Shqipėrisė ditėn e bardh' e lirisė,
Udhėn e vėllazėrisė, vahn' e gjithė mirėsisė.
Nxirr tė vėrtetėn nė shesht, paskėtaj tė mbretėronjė,
Errėsira tė pėrndahet, gėnjeshtėra tė pushonjė.
|