Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-09, 20:16   #309
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Malajzia mbyll Zyrėn nė Kosovė

Malajzia nuk do tė ketė kurrfarė pėrfaqėsie tė saj shtetėrore nė Kosovės. Ky shtet ka vendosur qė ta mbyllė Zyrėn ndėrlidhėse nė Kosovė, por nuk dihen arsyet pėr kėtė gjė.


Siē bėn tė ditur e pėrditshmja Infopress, Ministria e Jashtme e Kosovės ėshtė e njoftuar pėr kėtė veprim, por as ajo nuk i di arsyet.

Kjo gazetė tė premten ka kėrkuar pėrgjigje nga shefi i Zyrės ndėrlidhėse nė Kosovė, Mustafa Mansor, mirėpo nuk ka arritur tė merrte pėrgjigje – ndėrkaq burimet e saj kanė bėrė tė ditur se shefi i zyrės dhe stafi kėto ditė do tė largohen nga Kosova.

Malajzia e ka njohur Kosovėn mė 14 tetor tė vitit tė kaluar, por paraprakisht kishin qenė disa paqartėsi rreth njohjes sė pavarėsisė nga ky shtet.

Ministria e Punėve tė Jashtme tė Kosovės ka bėrė tė ditur se ka marrė njoftimin pėr mbylljen e Zyrės ndėrlidhėse tė Malajzisė, mirėpo nė njoftimin qė u ėshtė dėrguar nuk pėrmenden shkaqet.

Sidoqoftė, nė MPJ bėjnė tė ditur se nė letrėn qė u ėshtė dėrguar theksohet se Malajzia mbetet fuqishėm e pėrkushtuar pėr marrėdhėnie vėllazėrore dhe bashkėpunimi me Kosovėn.
Telegrafi


Shkodranet, nuse nė Serbi

Pėr shkak tė mungesės sė nuseve, meshkujt nga rrethi i Visegradit tė Serbisė udhėtojnė bashkė me pėrkthyes dhe familjarė pėr tė kėrkuar nuse nė Shqipėri. E japin pastaj besėn dhe pason fejesa. Puthja e parė vjen tek pas martesės.


Nga Express mė 10.01.2009 nė ora 8:37

Nuset e reja nga Shqipėria kanė nisur tė vijnė nė rrethin e lumit Drina. E para erdhi nė fund tė vitit 2008, nė fshatin Paocici, rreth pesėmbėdhjetė kilometra larg Visegradit.
Ėshtė Vera Ēardaku (31), nga rrethi i Shkodrės, ajo qė ishte martuar me Darko Stjepanovic (30).

Pa dasmės sipas zakoneve tradicionale shqiptare, e pastaj edhe sipas atyre ortodokse, dy tė sapomartuarit jetojnė nė njė pronė familjare nė fshatin Paocici, bashkė me prindėrit e Darko’s. Banorėt e pakėt, dhe kryesisht tė moshuar, tė fshatit pajtohen nė njė gjė – se Vera pėr njė kohė tė shkurtėt arriti qė ta rilindte shtėpinė e Stjepanovicėve. Nė shtėpi dhe pėrreth saj gjithēka ėshtė nė vend. Fqinjėt thonė se nusja e Darko’s ėshtė adaptuar shumė mirė nė Paocici, si tė ishte lindur atje.

“Njė nuse e tillė mund vetėm tė dėshirohet”, e lavdėrojnė tė gjithė, ndonėse as dhėndėri darko nuk e fshehė kėnaqėsinė. Siē thotė, pėr shkak tė dashurisė qė ishte kismet dhe tė njė jete mė tė mirė, Vera vendosi qė tė shkonte larg vendlindjes, ndėrsa nė rrethin e Visegradit, gjegjėsisht nė fshatin Paocici, ku edhe ndodhet prona e Stjepanovicėve, ajo ėshtė pritur shumė bukur. Aq mė tepėr dihet se ka kohė qė vajzat pa shumė dėshirė marrohen me meshkujt nga kėto fshatra.

“Ka ardhur njė kohė e ēuditshme. Vajzat sapo ta ndjejnė asfaltin nėn kėmbė nuk donė tė kthehen mė nė fshat, ku ka prona, mjaft kafshė shtėpiake, dhe gjithēka qė na duhet pėr njė jetė tė mirė. Prandaj edhe vendosa qė tė merrja rrugė drejt Shqipėrisė, tė gjej njė nuse pėr vete, pėr njė jetė tė lumtur nė fshatin tim Paocici”, tregon Darko.

Thotė se njė shok i tij nga Ivanjica, i cili po ashtu ėshtė martuar me njė shqiptare, e kėshilloi qė ta bėnte kėtė gjė, por edhe ku ta kalonte kufirin dhe nė cilėn pjesė tė Shqipėrisė tė shkonte pėr nuse. Pasi gjeti njė pėrkthyes, Darko, bashkė me edhe dy kushėrinj nga Visegradi, u nis me veturė pėr Shkodėr pėrmes Malit tė Zi, nė fillim tė vitit 2008.

“Kur arritėm nė rrethin e Shkodrės, i vizituam 15 shtėpi, tė cilat kishin vajza pėr martesė. Mund tė zgjidhja, filluar nga ato tė moshės 16 e deri te ato tė moshės 40-vjeēare, por ja qė unė e zgjodha vera Ēardakun, vajzėn e Nocit dhe Zhelinės, tė cilėt i kanė edhe tetė fėmijė”, tregon Darko.

“Sipas zakoneve tė atjeshme, pėr fejesė mė ėshtė dashur qė me vete tė merrja njė zinxhirė ari, me njė varėse me shkronjėn e parė tė emrit tim ose me njė kryq, njė unazė, njė byzylyk dhe njė palė vathė. Po tė kishte munguar cilado nga kėto, unė s’do tė kisha mundur ta kėrkoja. Dhe, edhe diēka, Verės s’do tė mund t’i propozoja martesė i vetėm, kėshtu qė bashkė me mua duheshin tė ishin sė paku edhe shtatė familjarė”. Herėn e parė vetėm e kishte parė, derisa ajo po parakalonte para tij, si nė ndonjė pasarelė mode.

“Herėn e dytė e dhashė besėn, e herėn e tretė e fejova. Vetėm pas kėsaj guxoja ta pėrqafoja. Herėn e katėr shkova pėr t’u marrė vesh rreth dasmės me prindėrit e saj, kurse tek herėn e pestė munda qė ta nxirrja jashtė shtėpisė”, vazhdon Darko rrėfimin e ti interesant.

Tregon edhe pėr atė se si krushqit ėshtė dashur qė tė shkonin para orės 12, sepse po tė vonoheshin nga dasma s’do tė kishte gjė. “Tek pas pėrfundimit tė martesės nė shtėpinė e saj, pėr herė tė parė e pėrqafova dhe putha nė veturė, pasi e kaluam kufirin me Malin e Zi. Nė Paocici na priti i gjithė fshati dhe familja, qė kishte ardhur enkas pėr kėtė rast. Tė gjithė donin ta shihnin nusen nga Shqipėria. Vera ua puthi tė gjithėve duart, duke u pėrkulur para secilit prej tyre, posaēėrisht para nėnės dhe babės tim. Ishte ky momenti kur isha njeriu mė i lumtur nė botė” tregon Darko.

Vera Ēardaku tash tre muaj jeton nė Paocici, me burrin dhe prindėrit e tij. Gjuhėn serbe e flet dobėt por, siē thotė, kupton mjaft fjalė. Prandaj ēifti dhe familjarėt e shfrytėzojnė fjalorin e madh ‘Serbisht-Shqip’. Nė pyetjet e shumta Vera zakonisht pėrgjigjet me: “super”. “Super Darko, super nėna dhe super baba, super fshati”, janė pėrgjigjet dhe komentet e saj mė tė shpeshtė nė pyetjet e kureshtarėve.

Darko thotė se kalojnė shumė mirė mes vete dhe se i pėlqen sesi Vera i ka pranuar prindėrit e tij dhe obligimet e shumta nė shtėpi dhe nė fushė. “Duhet tė pranoj se nuk isha mėsuar me kėtė ritėm tė punės. Por, pėr njė kohė tė shkurtėr sa jemi tė martuar, Vera ka ndikuar shumė nė mua. Ajo insiston nė kryerjen e pėrditshme tė tė gjitha punėve, qė nė fshat ka sa tė duash” sqaron Darko.

Pėr shkak tė migrimeve nėpėr fshatrat e rrethit tė Visegradit, pėrreth lumit Drina dhe drejt Bajina Basta, njė numėr i madh meshkujsh mbesin tė pamartuar. Por, edhe ata tani po mendohen qė tė shkojnė gjurmėve tė Darko’s dhe tė krijojnė familjet e tyre me kohė. (Politika)
Gazeta Express
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė