Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-01-09, 02:27   #3
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Po, kėta janė hebrenjtė e Kaballės

Gaza: Komshiu i keq

Gabimi i komshiut tė keq dhe i shokėve tė tij nė mėhallėn tjetėr
ishte: Kėta njerėz zgjodhėn partinė e gabuar.
E diel, 11 Janar 2009 22:02
Nga: Rolf Verleger


Ēfarė do tė bėnit ju – kėshtu shkruante mė 31.12. historiania
izraelite Prof. Fania Oz-Salzberger nė gazetėn Frankfurter Allgemeine
– nėse komshiu juaj do tė hidhte vazhdimisht gurė dhe molotovė nė
banesėn tuaj? A nuk do tė kapnit dikur armėn pėr t'i dhėnė fund kėsaj
gjendjeje? Dhe nėse komshiu do tė rrethohej me fėmijėt e tij, qė ju
mos ta qėlloni dot, a nuk do tė merrnit atėherė njė armė snajper?
Kėshtu si ky komshiu sillet Hamasi nė Gaza, kur sulmon qytete
izraelite me raketa. Prandaj edhe lufta e tanishme e Izraelit kundėr
Gazės qenka njė luftė e drejtė.

Pėr kėtė shembull me komshinj i jam shumė falėnderues zonjės
Oz-Salzberger, sepse me tė mund tė shpjegohet shumė. Pėr arsye
thjeshtėsie le t'ju quajmė ju dhe familjen tuaj tė terrorizuar aq
poshtėr nga komshiu i keq, pronarėt e shtėpisė dhe tė vėrejmė gjendjen
e ēuditshme nė mėhallė. Banesa e komshiut ėshtė Gaza.

1. Para tre vjetėsh i keni marrė komshiut ēelėsat. Pa pėlqimin tuaj si
pronar shtėpie familja e komshiut s'guxon tė dalė nga banesa e saj, as
pėr tė punuar, as pėr tė studiuar, as pėr tė udhėtuar, as pėr tė bėrė
pazar. Pa pėlqimin tuaj si pronar shtėpie komshiut nuk i vjen as
posta, as ushqim, as rrymė elektrike, as gaz, as vizita: Banesa ėshtė
e kyēur, ju si pronar shtėpie keni ēelėsin, kurse komshiu i keq s'ka
nga t'ia mbajė. Dhe kjo gjendje vazhdon qė nga viti 2006, gati tre vjet.

Dhe ja ku komshiu i keq u inatos.

Gabimi i komshiut tė keq dhe i shokėve tė tij nė mėhallėn tjetėr
ishte: Kėta njerėz zgjodhėn partinė e gabuar.

Ndėrkohė qė ju ishit aq tė sjellshėm, saqė para 4 vitesh, nė 2005,
dolėt me dėshirėn tuaj nga ballkoni i tij me pamje nga deti, tė cilin
ia kishit marrė dikur. Por, kur dolėt, natyrisht qė nuk denjuat t'i
hidhnit asnjė sy, as t'i thoshit ndonjė fjalė atij tipit. Kurse
mobiliet e ballkonit i shkatėrruat. Ēfarė u bėmė ne, qė tė flasim me
fqinjėt tanė?

Dhe ja ku komshiu i keq u inatos.

2. Pėrpara dy vitesh, nė 2007-ėn, ju dhe shokėt tuaj amerikanoveriorė
nga sindikata e pronarėve tė shtėpive i dėrguat komshiut nė banesė njė
trupė tė fortėsh, bandėn e Mohamed Dahlanit, me qėllim qė t'i merrnin
komshiut shtėpinė. Pėr ters komshiu u mbrojt kundėr kėtij puēi. Aty
juve ju mbeti hatri, dhe pastaj tentuat t'u mbushnit mendjen tė
tėrėve, se komshiu i keq ka marrė pa asnjė tė drejtė pushtetin nė
banesėn e tij dhe se nuk ėshtė i legjitimuar pėr kėtė. Ju u habitėt
edhe vetė se sa shumė gazetarė e pėrhapėn kėtė gėnjeshtėr.

Dhe ja ku komshiu i keq u inatos.

3. Ju ia keni llogaritur komshiut koston e mbajtjes sė banesės nė
mėnyrė jokorrekte. Prej vitesh, taksat doganore, tė cilat i pėrkasin
administratės autonome tė banesės, nuk paguhen nė kohė dhe plotėsisht.

4. Ju keni vrarė shumė persona nga banesa e komshiut. Kjo ndodhi nė
vitin 2006. Vdiqėn me qindra veta. Meqė ra fjala, kjo ishte kapsolla e
luftės nė Liban, pasi Hizbollahu donte tė hakmerrej ndaj Izraelit pėr
kėto bėma.

5. Prej kohėsh ju i keni marrė komshiut makinėn e tij. Komshiu kishte
dikur njė aeroport – ndėrtuar me para nga BE-ja. Kurse ju e prishėt:
Komshinjtė e kėqij nuk kanė nevojė pėr aeroport.

Dhe ja ku komshiu i keq u inatos.

6. Ju i morėt komshiut punėn e tij. Komshiu dikur dilte pėr tė kapur
peshk. Kėtė ju ia ndaluat. Dikur ai kishte fabrika. Nė 2006 ju ia
bombarduat. Dikur ai kishte bujqėsi. Ju e shkatėrruat duke ndaluar
eksportin. Komshiu i keq, i cili tani do tė qėllojė, nuk duhet tė
peshkojė, tė punojė, tė lėrojė tokėn. Komshiu i keq duhet tė qėllojė
mbi ju, me qėllim qė ju tė mund tė qėlloni mbrapsht. Dhe ai kėshtu veproi.

7. Gjykatat i kanė dhėnė tė drejtė komshiut tė keq. Shumė specialistė
tė sė drejtės sė fqinjėsisė, si Amnesty International, ekspertė tė
Kombeve tė Bashkuara, marrės tė ēmimit Nobel pėr paqen, kanė thėnė
qartė, se sjellja juaj si pronar shtėpie ndaj komshiut tuaj bie ndesh
prej vitesh me tė drejtėn dhe ligjin.

Pėr fat tė mirė, kėta njerėz nuk kanė polici, pėr tė zbatuar tė
drejtėn dhe ligjin. „Sa divizione ka Papa?" bėnte humor Stalini.

Dhe ja ku komshiu i keq u inatos.

8. Ju po dėboni prej vitesh shokėt e komshiut tė keq nga banesat e
tyre. Fatkeqėsisht, komshiu i keq ka akoma celularė dhe telefona.
Prandaj ai e merr vesh ditė pėr ditė, se si ju dėboni nga banesat e
tyre shokėt dhe tė afėrmit e komshiut tė keq nga mėhalla e Bregut
Perėndimor. Mjeti kryesor pėr kėtė ėshtė muri i madh, tė cilin ju e
keni ndėrtuar mes pėr mes mėhallės. Sepse ju nuk e keni ndėrtuar kėtė
mur, i cili nė fakt duhet t'i shėrbente sigurisė suaj, rreth banesės
suaj, por pėrmes banesave tė kėtyre shokėve. E ē'u duhen atyre dy
dhoma banimi? Njė del e tepron! Tek tjetra le tė banojnė mė mirė
shokėt tuaj! E edhe kur ata vetė brenda banesės sė tyre tė zvogėluar
detyrohen tė kalojnė mes njė kontrolli sigurie ndėrsa shkojnė nga
dhoma e ndenjjes nė banjo, nuk ka ndonjė gjė: E gjithė jeta ėshtė njė
dhomė pritjeje! E kush guxon tė demonstrojė nė mėnyrė paqėsore mund tė
marrė nė Gjermani ndonjė ēmim paqeje, kurse nė shtėpi gaz lotsjellės,
ose kur ka fat tė keq ekzekutohet pėr demonstrim me arsye
„vetėmbrojteje" . Natyrisht qė shokėt e komshiut tė keq vajtėn para
Gjykatės Ndėrkombėtare nė Hagė pėr shkak tė murit qė kalon mes pėr mes
banesės sė tyre, por ministri i atėhershėm i jashtėm gjerman, njė
burrė i ngathėt i quajtur Fischer, e quajti kėtė hap „jo tė
ndihmshėm". Natyrisht qė gjykata u dha tė drejtė shokėve, por pėrsėri
nuk ka polici, e cila mund ta zbatojė tė drejtėn.

Dhe ja ku komshiu i keq u inatos.

9. Pėrpara 60 vjetėsh, ju i morėt komshiut pronėsinė e shtėpisė.
Pėrpara shumė kohėsh, gjyshi i komshiut ishte pronari i tė gjithė
shtėpisė. Atėherė, gjyshėrit tuaj erdhėn nė kėtė shtėpi, tė frikėsuar,
tė pėrndjekur. Kjo ishte njė strehė e mirė prej furtunės. Shpejt ata
ndėrtuan njė banesė nė oborr. Oborri nuk i pėrket askujt, apo jo? Epo,
arabė janė. Herė pas here vinte ndonjė ėndėrrimtar humanist i quajtur
Achad ha'Am, Martin Buber, Hannah Arendt e disa tė tjerė, qė thoshin
se duhet jetuar nė miqėsi me pronarin e shtėpisė. Por, pėr hir tė
Marksit, kėta arabėt ishin shumė primitivė pėr tė ndėrtuar
socializmin. Me katundarė tė tillė nuk mund tė lidhėsh miqėsi. Kurse
mė vonė, kur Marksi doli nga moda, atėherė thanė: Pėr hir tė Zotit,
kėta arabėt kanė fenė e gabuar, ēfarė kėrkojnė kėtu nė Shtėpinė e
Shenjtė? Ka sa tė duash shtėpi ku mund tė shkojnė. E pastaj, mė 1947,
prindėrit tuaj u morėn prindėrve tė komshiut tė keq pjesėn mė tė madhe
tė shtėpive, ndėrkohė qė ata iknin nė panik nga frika e terrorit tė
prindėrve tuaj tė armatosur. Kurse sot, shumė pasardhės tė kėtyre
njerėzve jetojnė nė atė njė shtėpi, nė atė copėz toke mė tė
mbipopulluar tė globit, nė Gaza. Po pėrse ėshtė kaq e mbipopulluar?

Dhe ja ku komshiu i keq u inatos.

10. Pasthėnie.

Kur sionistėt e parė ēifutė erdhėn nė Izraelin e sotėm rreth vitit
1890, ata kishin ikur nga diskriminimi nė perandorinė cariste, nga
zjarrvėniet dhe vrasjet e pogromeve, nė kėrkim tė njė jete tė lirė, tė
vetėvendosur, e cila nuk iu mundėsua nė vendlindjen e tyre tė vjetėr.
Ky nuk ishte njė konflikt i sė mirės kundėr tė keqes, por zėnka pėr
njė copė tokė, e cila pėr arabėt palestinezė ishte vendlindje, kurse
tė ardhurve u dukej si atdheu i vetėm i mundshėm. Kėtė konflikt e
fitoi ana ēifute, me ēmimin e gjendjes sė pėrhershme tė luftės. Por
plani i paqes ka shumė kohė qė ėshtė mbi tavolinė. Ai qėndron nė
zgjidhjen dyshtetėshe nė kufijtė e 1967-ės, nė njė marrėveshje tė
ndėrsjellė tė problemit tė refugjatėve, nė njė marrėveshje tė
ndėrsjellė mbi Jerusalemin. Kėtė zgjidhje i kanė ofruar dhe ribėrė
sėrishmi Izraelit nė vitin 2002 shtetet anėtare tė Ligės Arabe.
Izraeli nuk bie dakord me kėtė, sepse Izraeli nuk mund tė vendosė,
nėse do ta mbajė dhe ta zgjerojė tokėn e pushtuar pa tė drejtė nė
Bregun Perėndimor. Pėr sa kohė Izraeli nuk thotė "po, duam mė mirė
paqe, heqim dorė nga pushtimi", pėr kaq kohė nuk do tė ketė paqe.

Pozicioni i Gjermanisė nė kėtė konflikt ėshtė i pavendosur. Por a
mundet fakti, qė ne ēifutėt evropianė u bėmė viktima tė njė
padrejtėsie tė shkaktuar nga Gjermania, t'i japė shtetit ēifut tė
drejtėn t'u shkaktojė tė tjerėve padrejtėsi? A besojnė politikanėt
gjermanė me tė vėrtetė, se ėshtė njė dėmshpėrblim pėr vrasjen e
paraardhėsve tė mi ēifutė, qė tani Izraeli tė bėjė ēdo gjė qė i pėlqen
pa kufi dhe pa detyrime. Pėrkundrazi, Izraelit do t'i bėnte
pafundėsisht mirė, sikur ta nxirrnin nga pozicioni i fantazuar i
viktimės sė pėrjetshme dhe tė integrohej nė sistemin kontrollues
ndėrkombėtar si ēdo shtet tjetėr. Kjo do tė thotė, qė pushtimi ilegal
i Bregut Perėndimor dhe bllokada prej vitesh e Gazės nė kundėrshtim me
ligjin ndėrkombėtar duhen ndaluar. BE-ja duhet ta masė Izraelin nė
hapat e tij drejt respektimit tė ligjit ndėrkombėtar dhe tė tė
drejtave tė njeriut, siē mat Turqinė dhe Serbinė. Vlerėsimi ligjor i
rastit Olmert duhet tė ndiqet, njėsoj si rasti Millosheviē, nė Hagė.

Autori Prof. Dr. Rolf Verleger ėshtė psikolog nė universitetin e
Lübeck-ut. Ai ka ngritur bashkėsinė ēifute tė qytetit Lübeck dhe ėshtė
qė nga viti 2006 i deleguar nė kėshillin qendror tė ēifutėve nė Gjermani.


Nga gjermanishtja: Egin Ceka
Marrė nga: Hintergrund
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė