Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Llapjani_HH
NATO e gatshme pėr shqyrtimin e zonės ajrore tė sigurisė rreth Kosovės?
Jap de Hop Shefer, sekretar i pėrgjithshėm i NATO-s, ka deklaruar nė Bruksel se NATO ėshtė e gatshme tė shqyrtojė ēėshtjen e heqjes sė zonės sė sigurisė pėrreth territorit tė Kosovės nėse ky do tė jetė njė propozim i Serbisė- njoftojmė mediat serbe.
Sa i pėrket zonės ajrore tė sigurisė rreth Kosovės, jam i gatshėm tė shqyrtoj propozimin eventual nga ana e Serbisė, ka deklaruar Shefer. Ai po ashtu ka shtuar se marrėdhėniet midis KFOR-it dhe EULEX-it janė tė rregulluara mirė dhe se secili ka detyrat dhe pėrgjegjėsitė e veta.
KFOR gėzon besimin e tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, tė shumicės dhe tė pakicės, ndėrsa po ashtu konsiderojmė se marrėdhėniet midis Serbisė dhe KFOR-it janė tė mira, tha ai.
Por Shefer megjithatė tėrhoqi vėrejtjen se situata nė Kosovė vazhdon tė jetė e ndjeshme dhe e ndėrlikuar, duke thėnė se ėshtė e nevojshme qė rrethanat e atjeshme tė tejkalohen hap pas hapi.
RTK
Solana, tri porosi pėr Thaēin
Vendimin qė zgjedhjet parlamentare tė mbahen nė vitin 2011, pėrfaqėsuesi civil ndėrkombėtar, Pieter Feith e ka marrė pasi ka zhvilluar njė takim me pėrfaqėsuesin e lartė pėr politikė tė jashtme dhe siguri tė BE-sė, Javier Solana, nė Bruksel.
Sipas tė pėrditshmes Zėri e cila thirret nė burimet e saj diplomatike perėndimore Feith ėshtė kthyer nė Kosovė me tri porosi pėr kryeministrin e vendit, Hashim Thaēi. Dhe pėrderisa porosia e parė thuhet tė jetė lajm i mirė pėr Thaēin, kjo nuk ėshtė rasti me dy porosi tė tjera....
Kategorizimin e kėtyre tri porosive, sipas kėsaj tė pėrditshmeje, thuhet ta ketė bėrė vetė Feith, i cili ua ka kumtuar ato kolegėve tė tij evropianė nė Prishtinė.
Lajmi, apo porosia e parė pėr Thaēin ka qenė qė Solana dhe Feith janė dakorduar qė sivjet nuk duhet tė ketė zgjedhje tė pėrgjithshme nė Kosovė. Pra, konstaton kjo gazetė, takimi i fundit i Feithit me Solanėn, ishte pėrcaktues pėr drejtimin qė mori procesi vendimmarrės pėr kėtė ēėshtje nė Prishtinė.
Porosia e dytė e Feithit pėr Thaēin, sipas qarqeve diplomatike perėndimore, pėrkonte me njė nismė tė re qė duhet tė ndėrmarrė Qeveria e Kosovės dhe kryeministri Thaēi pėr pėrgatitjen e njė dokumenti apo propozimi strategjik pėr integrimin e komunitetit serb nė institucionet e Kosovės, ndėrsa vetė Thaēi duhet tu drejtohet me njė fjalim tė veēantė serbėve tė Kosovės.
Dhe nė fund, mesazhi i tretė i Feithit pėr kryeministrin Thaēi kishte tė bėjė me zhvillimet nė veri tė Kosovės, i cili vazhdon tė jetė burimi kryesor i problemeve politike dhe tė sigurisė nė Kosovė.
Ky mesazh konstatonte domosdoshmėrinė e bisedimeve tė autoriteteve tė Prishtinės dhe tė Beogradit pėr disa nga temat qė janė spikatur edhe nė raportin e sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki-moon, tė 24 nėntorit tė vitit tė kaluar.
Telegrafi
15 punėtorė tė qeverisė bojkotojnė nė heshtje punėn
Pesėmbėdhjetė punėtorė tė Qeverisė sė Kosovės ka njė javė qė bojkotojnė nė heshtje punėn nė zyrėn e kryeministrit, pėr shkak tė mosrealizimit tė premtimit tė zėvendėskryeministrit Hajredin Kuēi pėr rritje pagash.
15 punonjėsit, tė cilėt kanė magjistruar nė vendet perėndimore me bursa tė Qeverisė sė Kosovės, thonė tė mos jenė pėrfshirė nė listat pėr rritje pagash tė fondit prej 1 milion eurosh tė programit BRAIN GAIN.
Ky duket tė jetė qėndrimi i tyre, edhe pse numri dy i qeverisė nuk pranon ti ketė premtuar dikujt rritje page. Ai ka paralajmėruar zgjidhjen e mosmarrėveshjeve nė njė takim qė do tė mbahet tė hėnėn.
Derisa punonjėsit bojkotojnė nė heshtje punėn, drejtori i Zyrės pėr Integrime Evropiane, Besfort Rrecaj, gjendet nė Bruksel. Rrecaj, i cili ishte angazhuar zyrtarisht nė PDK, kishte ardhur nė krye tė zyrės pas largimit tė Sabahe Shalės, mbesės sė Xhavit Halitit.
KTV-ja ka mėsuar se edhe Besfort Rrecaj pritet tė largohet nga posti deri nė fund tė janarit.
Zyra pėr integrime evropiane ėshtė nėn kompetenca tė zėvendėskryeministrit, Hajredin Kuēi. /ktv/
Telegrafi
Pacolli, lideri i vetėm shqiptarė nė inaugurimin e presidentit Obama
Me ftesė tė nėnkryetarit tė SHBA-sė, kryetari i AKR-sė udhėtoi nė Uashington pėr inaugurimin e presidentit tė 44-tė tė SHBA-ve.
Agjencia e lajmeve INA bėn tė ditur se kryetari i AKR-sė, Behgjet Pacolli sot udhėtoi nė Uashington me ftesė tė nėnpresidentit amerikan Xhozef Bajden, pėr tė qenė i pranishėm nė ceremoninė e inaugurimit tė presidentit tė 44-tė tė SHBA-ve, Barac Obama
Siē mėson agjencia INA, kryetari i AKR-sė, njėherit biznesmeni e humanisti Behgjet Pacolli, sot rreth orės 13.00 u nis pėr nė Uashington pėr tė marrur pjesė nė inaugurimin e presidentit tė 44-tė tė SHBA-sė.
Me ftesė tė nėnkryetarit tė SHBA-sė Xhozef Bajden, kryetari i AKR-sė Pacolli do tė jetė i vetmi lider nga Evropa Juglindore qė do tė ketė vendin e sigurtė nė Golden Play, qė quhet vendi i artė VIP, shumė afėr presidentit mė tė ri amerikan Barak Obama.
Siē na bėjnė tė ditur burimet tona, z.Pacolli, pėrveē se do tė jetė musafir i qeverisė sė re amerikane, ai do tė jetė i nderuar edhe nė ballon e mbrėmjes, ku nė kėtė mbrėmje, numri i tė ftuarėve do tė jetė i limituar.Thėnė shkurt, nė kėtė mbrėmje feste, do tė jenė njerėzit mė tė afėrt tė presidentit tė ri amerikan Barak Obama. Komuniteti pėr organizimin e ceremonisė sė betimit tė presidentit amerikan Obama, i kishte dėrguar ftesė zyrtare z.Pacolli, qė tė jetė prezent nė tė gjitha kėto mundėsi, qė tė prezentojė nė kėto evenimente tė paharruara dhe historike. Njėherit, z.Pacolli, qė pritet qė dikur nga orėt e mbrėmjes tė jetė nė Uashington, do tė pritet nga njerėz tė afėr tė Obamės dhe sigurisht se do tė ketė takim tė ngushtė me presidentin e ri si dhe me nėnpresidentin Bajden gjatė ditėve sa do tė qėndrojė nė SHBA.
Kryetari i AKR-sė z.Behgjet Pacolli, do tė ketė takime me shumė burra shtetesh nga e gjithė bota qė do tė jenė tė ftuar dhe sigurisht se si gjithmonė edhe kėsaj here, do tė lobojė edhe pėr njohje tė reja tė Republikės sė Kosovės dhe do tė jetė e veēantė, sepse do tė pėrfaqėsojė edhe Kosovėn dhe ėshtė lideri i vetėm i Evropės Juglindore qė do ti ketė tė gjitha kėto mirėnjohje nė kėto ditė tė veēanta. Siē jemi tė informuar, solemnitetet inauguruese vazhdonė edhe sot me koncertet e yjeve tė njohura nė sheshin e Linkolnit nė Uashington, ndėrsa tė martėn, rreth orės 17, bėhet inaugurimi solemn i presidentit tė 44-tė tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. /ina/
Mesazhi.com
|