Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-01-09, 14:52   #24
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Ne 2011 zgjedhjet e pergjithshme

Opozitė me sofizma politike
Komente mbi disa vėrejtje tė opozitės ndaj vendimin e kryetarit Fatmir Sejdiu qė zgjedhjet e pėrgjithshme tė mbahen nė vitin 2011… Nėse zgjedhjet do tė mbaheshin nė vjeshtė Hashim Thaēi nuk do tė rrezikonte shumė dhe sipas tė gjitha gjasave do ta shkelte bindshėm kundėrshtarin e tij kryesor, Haradinajn. Por, si duket, edhe ai si dhe "faktori Dragodan", kanė pas konsiderata pėr gjendjen e pasqaruar nė lidershipin e LDK-sė, dhe provokimin e njė ēarje tė re te kjo parti nėse do tė kishte zgjedhje tė "parakohshme"

Nga Shkelzen Maliqi mė 21.01.2009 nė ora 11:00

Ideologu i sapopromovuar i opozitės Blerim Shala, nėnkryetar i parė i AAK-sė ka bėrė njė shkrim kundėr vendimit tė kryetarit Sejdiu pėr mbatjen e zgjedhjeve tė pėrgjithshme nė vitin 2011. Janė tri vėrejtje qė mua mė duken si sofizma tė shpifur politikė, qė nuk qėndrojnė dhe meritojnė qė tė komentohen:

1. Vėrejtja e parė: Vendimi pėr shtyerjen e zgjedhjeve nuk ėshtė valid dh ėshtė i nxituar ngase kryetari nuk ėshtė konsultuar me partitė politike, sidomos me opozitėn.
Parimisht, vėrejtja ėshtė e drejtė dhe sinjalizon njė mangėsi tė qartė procedurale. Pėr vendime tė kėtilla tė mėdha kryetari ka obligim qė tė konsultohet me partitė politike, qoftė edhe vetėm formalisht. Mirėpo, pesha reale e gabimit procedural tė kryetarit Sejdiu nė kėtė rast nuk ėshtė aq e madhe. Edhe nėse ai do t'i konsultonte tė gjitha subjektet politike, vendimi i tij nuk do tė ndryshonte fare ngase fuqia dhe ndikimi i partive tė opozitės ėshtė irelevante. Kjo mund tė konkludohet nga reagimet pėr vendimin. Dy partitė mė tė mėdha e edhe disa tė vogla nuk e kanė kundėrshtuar vendimin. Kjo do tė thotė se ky argument i opozitės ėshtė bosh. Kryetari i Republikės vėrtetė ka bėrė gabim por jo tė tipit falsifikues apo imponues. Nė ēdo demokraci vendos shumica, dhe nė kėtė rast gabimi i presidentit konsiston nė atė qė nėse do t'i bėnte konsultat atėherė do tė kishte njė argumentė mė tė fuqishėm pėr vendimin. Nė fjalinė e parė tė arsyetimit ai do tė thoshte se konsulta me partitė ka rezultuar me pėrkrahjen e shumicės dėrmuese tė partive qė zgjedhjet tė mbahen nė vitin 2011, dhe jo nė vitin 2009. Ky, pra, do tė ishte njė procedim dhe vendim plotėsisht demokratik, dhe Ramush Haradinaj dhe Bleri Shala do tė mbeteshin me gishta nė gojė nė pėrpjekjet pėr kundėrshtimin e vendimit. Por, edhe ky deklarim i shumicės pas vendimit, sėrish i lė me gishta nė gojė.

Vėrejtja e dytė: Opozita thotė se zgjedhjet e vitit 2007 janė bėrė sipas Kornizės Kushtetuese dhe jo Kushtetutės qė ėshtė aprovuar nė qershor tė vitit 2008. Andaj B.Shala konkludon se institucionet qė i ka aktualisht Kosova duhet tė quhen institucione tė Kornizės Kushtetuese, pra IPVQ, Institucione tė pėrkohshme tė vetėqeverisjes, dhe jo institucione tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės.
Ky interpretim sugjeron se me aprovimin e Kushtetutės Qeveria, Kuvendi etj. nuk kanė mandat qė tė administrojnė Kosovėn, sepse si tė tilla degradojnė statusin e republikės dhe pavarėsisė, duke e kthyer Kosovėn nė njė gjendje para shpalljes sė pavarėsisė. Ky do tė ishte argument shumė valid dhe i fuqishėm po tė mos ekzistonte kundėrargumenti i legjitimitetit tė trefishtė tė institucioneve tė Kosovės. Pa marrė parasysh se mbi cilėn bazė janė mbajtur zgjedhjet e vitit 2007, ato paraqesin njė verdikt tė pakontestueshėm tė elektoratit. Nė ato zgjedhje mandati i legjislaturės sė zgjedhur dhe tė qeverisė nuk ėshtė kufizuar paraprakisht me asnjė ligj o vendim. Po kėshtu nuk ka asnjė rėndėsi pėrqindja e votuesėve qė kanė dalur nė ato zgjedhje, qė mund tė jetė edhe 40 %, sepse ligji nuk parasheh limitin e poshtėm tė pjesėmarrjes qė ato tė quhen valide. Ligji nuk sanksionon mosdaljen nė zgjedhje, dhe mosdalja nuk mund tė llogaritet nė asnjė mėnyrė si opozitė ndaj qeverisė, pėrkundrazi me po kaq gjasa mund tė konkludohet se mosvotimi ėshtė njė lloj pajtimi apo indiference ndaj pushtetit. Pėr mė shumė, partitė, as ato tė opozitės qė tani ankohen, nuk e kanė kontestuar fare rregullėsinė e zgjedhjeve.
Pohimi se Kuvendi dhe Qeveria aktuale e Kosovės janė jolegjitime apo se pėrfaqėsojnė vetėm vazhdim tė IPVQ-vė ėshtė krejtėsisht absurde dhe njė sofizėm i sojtė. Si ka qenė atėherė e mundshme qė kėto institucione tė IPQV-sė ta shpallin pavarėsinė dhe aprovojnė Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės? A nuk ka qenė akti i shpalljes sė pavarėsisė njėkohėsisht edhe shpehje e vullnetit tė shumicės dėrmuese tė qytetarėve tė Kosovės dhe ngritje legjitime e statusit tė tyre nė institucione pėrfaqėsuese tė shtetit tė pavarur? Insistimi i opozitės sė Kuvendi dhe Qeveria janė ende IPVQ dhe jo organe tė Republikės sė pavarur, nėnkupton njėfarėdore bindjen se pavarėsia dhe kushtetuta edhe nuk kanė legjitimitet tė plotė, ose tė paktėn mbėshtesin njė pikėpamje tė degradimit tė institucioneve aktuale tė shtetit tė Kosovės nė njė status pėr tė cilin aq shumė insistojnė Serbia dhe Rusia, se janė institucione tė pėrkohėshme tė vetėqeverisjes, dhe jo tė shtetit!

Vėrejtja e tretė: Plani i Ahtisarit qė ėshtė aprovuar nga Kuvendi i Kosovės parasheh qė zgjedhjet tė mbahen 9 muaj pas aprovimit tė Kushtetutės sė Kosovės sė pavarur. Kryetari me vendimin shkel Kushtetutėn.
Ėshtė e vėrtetė se plani i Ahtisarit ka paraparė qė zgjedhjet tė mbahen 9 muaj pas hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės sė Kosovės. Po kėshtu, ėshtė e saktė se Kosova e ka pranuar Planin e Ahtisarit me ligjet dhe obligimet aplikuese. Por, kėtu ka njė problem me vetė kėtė planin, i cili siē dihet nuk ėshtė aprovuar nė formėn se si ka qenė paraparė, andaj edhe nuk mund tė jetė qind pėr qind obligues. Pėr kėtė flasin dy gjėra - refuzimi i planit nga Serbia dhe Rusia, dhe mosaprovimi i Planit tė Ahtisafrit nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB, dhe kjo ka rezultuar me situatėn ku nė letėr ende ėshtė nė fuqi Rezoluta 1244, dhe nuk ka ende rezolutė zėvendėsuese qė atė do ta abrogonte dhe bėnte inekzistente. Me qė Plani i Ahtisarit nuk ėshtė vėnė zyrtarisht nė fuqi, institucionet e Kosovės e kanė tė drejtėn e plotė, e madjhe edhe do tė duhej tė deklaronin publikisht dhe qartė, se obligimi pėr realizimin e Planit Ahtisari nuk mund tė jetė i plotė. Madje, Qeveria ka tė drejktė tė deklarojė se nuk do t'i realizojė obligimet pėrderisa edhe pala tjetėr nuk e pranon planin. Kjo nėnkupton vonesėn e krijimit tė komunave tė reja me shumicė serbe derisa serbet e Kosovės nuk binden qė ta respektojnė planin e Ahtisarit dhe Kushtetutėn e Kosovės.
Institucionet e Kosovės me tė njetėn logjikė kanė tė drejtė ta refuzojnė edhe mbajtjen e zgjedhjeve pėrderisa ende nuk ka filluar tė jetėsohet Plani Ahtisari nė tėrėsi, ashtu siē ka qenė marrėveshja obliguedse.
Kėtė koment nuk e shkrova ngase dua ta mbroj qėndrimin e kryetarit dhe tė kryeministrit. Nė tė vėrtetė, unė jam i mendimit se vendimi ėshtė politik dhe ka mundur tė jetė edhe ndryshe edhe pa kėto sofizma tė shpifur tė ideologut tė opozitės. Pozita ka pasur mė shumė argumente dhe interes qė zgjedhjet tė mbahen nė vjeshtė tė kėtij viti dhe jo nė vitin 2011. Koalicioni aktual nė pushtet ėshtė aq i fuqishėm nė krahasim me opozitėn, sa qė ka shumė pak shpresa qė opozita, me gjithė ambicjet e mėdha dhe energjinė e Ramush Haradinajt, tė kėndellet dhe tė forcohet pėr ta kthyer elektoratin nė favor tė vetin deri nė fund tė kėtij viti.
Nėse zgjedhjet do tė mbaheshin nė vjeshtė Hashim Thaēi nuk do tė rrezikonte shumė dhe sipas tė gjitha gjasave do ta shkelte bindshėm kundėrshtarin e tij kryesor, Haradinajn. Por, si duket, edhe ai, si dhe "faktori Dragodan", kanė pas konsiderata pėr gjendjen e pasqaruar nė lidershipin e LDK-sė, dhe provokimin e njė ēarje tė re te kjo parti nėse do tė kishte zgjedhje tė "parakohshme".


marr nga gazeta express
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė