Titulli: Lajme Aktuale....
Protestė e pjesėtarėve tė TMK-sė, tė mbetur jashtė FSK
Rreth 100 pjesėtarė tė TMK-sė , protestuan sot para Kuvendit tė Kosovės, pėr tė shprehur pakėnaqėsitė e tyre lidhur me mospranimin e tyre nė Forcėn e Sigurisė sė Kosovės.
Brenda FSK-sė janė pėrzgjedhur njerėzit tė cilėt nuk kanė shprehur interesim tė jenė aty, tha Muhamet Gubetini ish kapiten nė TMK. Sipas tij, ėshtė shqetėsuese fakti se shumica e pjesėtarėve tė cilėt janė jashtė FSK-sė , kanė pėrgatitje shkollore. Sipas Gubetinit, fakti se kėta ish pjesėtar nuk kanė tė drejtė tė shohin rezultatin e testit tė tyre, dhe nuk kanė tė drejtė ankese, lė hapėsirė pėr manipulim tė rezultateve.
"Pėr kritere mos tė gėnjejnė popullin, sepse nuk ka pas, testi ėshtė punuar me laps tė thjeshtė dhe pjesėtarėt e KFOR-it kanė kontrolluar testet. Nuk jepet bazė ligjore pėr tė kuptuar pse nuk je nė vendin e punės dhe kjo i tregon tė gjitha arsyet dhe rezultatet. Nė mesin e FSK-sė kanė hyrė njerėzit tė cilėve u kemi bėrė dosje pėr ti larguar mė parė nga TMK-ja pėr shkak tė disiplinės sė tyre, por kanė hyrė edhe njerėz tė cilėt vet nuk kanė dashur tė jenė pjesė e FSK-sė , tha Gubetini.
RTK
Parlamenti Europian, nė Shkurt rezolutė tė re pėr Kosovėn
Parlamenti Evropian pritet tė votojė nė javėn e parė tė muajit shkurt njė rezolutė tė re pėr Kosovėn. Ndėrkohė nė Bruksel Komisioni i jashtėm i kėtij parlamenti votoi projekt-rezolutėn e pėrgatitur nga raportuesi Joost Lagendijk, e cila ndėr tė tjera pėrmban dy mesazhe: roli i EULEXit, qė sipas Lagendijk duhet tė zbatojė mandatin fillestar pėr monitorimin e doganave, policisė dhe gjyqėsorit nė tė gjithė territorin e Kosovės.
Ka patur shumė keqkuptime, edhe nė Kosovė, mbi atė se ēfarė nėnkupton vendimi dhjetorit i Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-se. Dhe ne shohim se Beogradi e interpreton atė vendim tė Ban Ki-Mun nė njė formė duke thėnė se EULEX-i ėshtė me status neutral dhe nuk mund tė zbatojė mandatin fillestar. Tani Parlamenti Evropian thotė, ne kemi qenė gjithnjė nė favor tė EULEX-it, por ai duhet tė jetė i aftė tė bėjė atė qė ėshtė dashur tė bėjė gjithnjė. Pra EULEX-i nuk ėshtė me status neutral dhe duhet tė bėjė punėn pėr tė cilėn u dėrgua qė nė fillim: ei ndihmojė kosovarėt nė dogana, polici dhe gjyqėsor" tha Lagendijk.
Mesazhi i dytė i drejtohet autoriteteve tė Kosovės, me kėrkesėn pėr tu treguar transparent veēanėrisht nė fushėn e privatizimeve. Ėshtė njė thirrje pėr autoritetet nė Kosovė, qė pėrshembull kur merren me procesin e privatizimit, ta bėjnė kėtė gjė nė njė mėnyrė transparente dhe tė hapur nė mėnyrė qė ne, vetė autoritetet por edhe populli i Kosovės tė mund tė shohin se ēfarė po ndodh. Dhe ka edhe shumė kėshilla tė tjera pėr autoritetet e Kosovės" tha Lagendijk.
Raporti i parė pas pavarėsisė mbėshtet perspektivėn evropiane tė Kosovės. Vetė raportuesi quan tė rėndėsishėm faktin qė edhe pse 5 vende tė BE-sė nuk e kanė njohur Kosovėn, ato nuk pengojnė proceset integruese tė Kosovės.
ALSAT
|