Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-01-09, 17:47   #316
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Ngriten pensionet dhe pagat e punėtorėve tė adiministratės publike

Qeveria e Kosovės vendosi sot qė tė rris pagat pėr punonjėsit e administratės publike pėr 10 pėrqind dhe ngritjen e pensioneve deri nė 12 pėrqind. Kryeministri Hashim Thaēi tha se ngritja ėshtė nė pėrputhje me ngritjen e pėrgjithshme ekonomike nė vend dhe zbatimi i saj pritet tė fillojė nė pagat e muajit janar.

Mijėra tė punėsuarit nė administratėn publike prej kėtij muaji do tė kenė paga pėr 10 pėrqind mė tė larta. Vendimi ėshtė marrė nė mbledhjen e sotme tė qeverisė dhe kryeministri Hashim Thaēi e vlerėsoi tė rėndėsishme.
Ngritja e pagave nė sektorin publik ėshtė deklaruar nga qeveria Thaēi si njėri ndėr prioritetet kryesore. Gjatė vitit tė kaluar janė rritur pagat e punonjėsve tė arsimit por megjithė ngritjet paga mesatare nė administratėn publike konsiderohet e ultė. Po sot qeveria vendosi qė tė ngris edhe pensionet. Varėsisht nga kategoria ngritja do arrijė deri nė 12 pėrqind. Qeveria miratoi sot edhe rregulloren pėr organizimin e punės nė Sekretariatin e Kėshillit tė Sigurisė sė Kosovės dhe disa projektligje, si dhe vendosi qė tė ndajė edhe 100 mijė euro pėr ndėrtimin e shtėpive nė lagjen “Kroi i Vitakut” nė veri tė Kosovės.
RTK


Banorėt e Lagjes sė Boshnjakėve kėrkojnė zgjidhje pėr veriun


“Pasi qė ju nuk po na ruani, erdhėm ne qė t’ju ruajmė”, “Kthim tė banorėve nė veri”, “Ndaloni strukturat paralele kriminale”, janė disa nga parullat me tė cilat banorėt e Lagjes sė Boshnjakėve protestuan para Qeverisė sė Kosovės. Banorėt e Lagjes sė Boshnjakėve kanė kėrkuar nga institucionet e Kosovės qė sa mė shpejt tė dalin me njė zgjidhje pėr veri dhe t’i plotėsojnė kėrkesat e tyre.

Fevzi Beqiri, pėrfaqėsues i “Lagjes sė Boshnjakėve”, ka thėnė se kemi ardhur tė protestojmė para qeverisė pėr shkak tė gjendjes sė tmerrshme prej pas luftės. Ai tha se protestuesit kanė bėrė me dije se do tė ndalojnė kujdestaritė, por nėse ndodh ndonjė dhunė, djegie, apo vrasje, atėherė pėrgjegjėsia do tė bie mbi Qeverinė e Kosovės dhe autoritetet ndėrkombėtare nė Kosovė. Beqiri tha se ėshtė kėrkuar nga institucionet qė sa mė shpejt tė dalin me njė zgjidhje pėr veri dhe t’i plotėsojnė kėrkesat e tyre dhe tė mos heshtin sikurse kanė heshtur qė nėntė vjet qė prej pasluftės.
RTK


Prishtine, pjesėtarėt e TMK-sė sot nė ditėn e dytė tė protestave

PRISHTINE- Mbi 200 ish-pjesėtarė tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės protestuan sėrish sot para ndėrtesės sė Qeverisė nė Prishtinė. Ata kėrkojnė ngritjen e njė komisioni qė tė rishqyrtojnė vendimin pėr mospranimin e tyre nė Forcėn e Sigurisė.

Protestuesit kėrkuan takim me kryeministrin Hashim Thaci dhe kėrcėnojnė se nėse nuk do tė ketė ndonjė zgjidhje pėr ta atėherė "brenda 24 orėve do tė shkatėrrojnė gjithė atė qė kanė dhuruar pėr 20 vjet pėr ndėrtimin e shtetit".
Ish-pjesėtarėt e TMK`sė u bėnė thirrje zyrtarėt tė Ministrisė sė Forcės sė Sigurisė, qė tė mos e vazhdojnė rekrutimin pjesėtarėve tė rinj, pa u zgjidhur problemi i tyre.

Aktualisht njė delegacion prej 6 anėtarėsh pėrfaqėsues tė protestuesve po bisedojnė me kryetarin e Komisionit pėr Siguri nė Kuvendin e Kosovės, Rrustem Mustafa.

Incidentet po shoqėrojnė fillimin zyrtar tė punės sė Forcės sė Sigurisė nė Kosovė mė 21 janar 2009.

Mbi 100 pjesėtarė tė ish-Trupave Mbrojtėse tė Kosovės qė u pasuan nga Forca e Sigurisė protestuan tė enjten, 22 janar, nė Prishtinė nė shenjė pakėnaqėsie me mospėrfshirjen e tyre nė FSK dhe mėnyrėn e pėrzgjedhjes sė pjesėtarėve tė kėsaj force. Forca e Sigurisė e Kosovės do tė numėrojė 2500 pjesėtarė, do tė pėrfshijė rreth 1000 ish pjesėtarė tė TMK-sė.

Po nė mbrėmjen e sė enjtes njė shpėrthim i fuqishėm dėmtoi kazermėn e FSK-sė nė Pejė. Sipas policisė sė Kosovės
Mjeti shpėrthyes dyshohet tė jetė predhė ose mortajė dore. Njė grup hetimor po mbledh provat pėr tė zbuluar autorėt e kėsaj ngjarjeje.
BalkanWeb


Kosovė, shpėrthim nė kazermėn e FSK-sė nė Pejė


• Shpėrthimi ndodhi nje ditė pas fillimit zyrtar tė punės sė FSK-sė nė Kosovė. Mėsohet se nuk ka tė lėnduar por dėmet materiale konsiderohen tė jenė tė mėdha. Autoritetet e policisė kanė bllokuar zonėn ku gjendet kazerma e Forcės sė Sigurisė dhe kanė filluar hetimet.


PEJE- Njė shpėrthim i fuqishėm ndodhi mbrėmė nė kazermėn ku janė vendosur Forcat e Sigurisė sė Kosovės, nė Pejė, nė perėndim tė kryeqytetit tė Prishtinės.

Policia thotė se nuk ka tė lėnduar por dėmet materiale konsiderohen tė jenė tė mėdha. Ende nuk ka tė dhėna mbi motivet e kėsaj ngjarjeje, tė dyshuar apo tė arrestuar pėr kėtė akt kriminal

Zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės pėr rajonin e Pejės Avni Gjevukaj tha pėr Kohavisionin se policia ėshtė nė vendin e ngjarjes dhe ėshtė duke i vazhduar hetimet.
Autoritetet e policisė kanė bllokuar zonėn ku gjendet kazerma e Forcės sė Sigurisė dhe kanė filluar hetimet.

Sulmi ndodhi njė ditė pasi Forcat e Sigurisė sė Kosovės morėn zyrtarisht punėn duke zėvendėsuar mbi 3000 trupa tė TMK-sė

Ende nuk ėshtė e qartė se kush mund tė jetė pas sulmit. Serbia- e cila nuk njeh pavarėsinė e Kosovės dhe insiston qė ajo tė jetė pjesė e saj- ka deklaruar se do tė dėrgonte njė notė proteste nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara kundėr krijimit tė FSK-sė.
Sipas Beogradit FSK paraqet rrezik pėr stabilitetin nė tėrė Ballkanin Perėndimor.

Krijimi i FSK-sė ka lėnė tė pakėnaqyr edhe disa nga ish anėtarė tė TMK-sė. Tė enjten dhjetėra ish anėtarė tė TMK-sė protestuan pasi mbetėn jashtė FSK-sė.

Komandat Lejtant Gjeneral Sulejman Selimi, njė ish ushtar i UCK-sė ka thėnė se FSK do tė pėrbėhet nga 2500 trupa me armatim tė lehtė, tė cilėt do tė ruajnė sigurinė nė Kosovė nėn mbikėqyrjen e 15 mijė trupave paqėruajtėse tė NATO-s.
BalkanWeb
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante