Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-09, 16:58   #317
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Haradinaj: Tė dyfishohet numri i pjesėtarėve tė FSK-sė

Kryetari i AAK-sė, Ramush Haradinaj, shprehu tė premten pakėnaqėsinė me mossistemimin e ish-anėtarėve tė UĒK-sė e TMK-sė nė Forcėn e Sigurisė sė Kosovės (FSK).

Sikur raporton KosovaLive, Haradinaj gjatė njė vizite nė Gjilan, tha se institucionet e Kosovės ėshtė dashur tė insistojnė qė numri i pjesėtarėve tė FSK-sė tė rritet nė 5 mijė sish, pasi sipas tij, numri aktual ėshtė i vogėl.

Sipas kreut tė AAK-sė, numri prej 2 500 pjesėtarėsh mjafton pėr fillim, por mė pas Kosova duhet t’i fillojė bisedimet me NATO-n dhe partnerėt e tjerė pėr tė dyfishuar kėtė numėr.

Ai tha se nė dinamikėn e sigurisė, nėse nė Kosova ka mbi 15 mijė ushtarė tė KFOR-it, kjo ėshtė njė tregues se Kosova ka nevojė pėr numėr mė tė madh tė pjesėtarėve tė FSK-sė.

Haradinaj i konsideron si shumė tė ligjshme shqetėsimet e ish-anėtarėve tė TMK-sė, tė cilėt nuk janė pėrfshirė nė forcėn e re, ndėrsa kėrkoi qė zgjedhja e problemit tė tyre tė bėhet pėrmes institucioneve. Ai me kėtė rast kritikoi kryeministrin Thaēi dhe ministrin e FSK-sė, Mujota se “po merren vesh me telefon se kėnd ta sistemojnė e kėnd jo nė FSK”.

Duke e komentuar sulmin me granatė kundėr kazermės sė FSK-sė nė Pejė, Haradinaj tha se mungojnė ende informatat zyrtare se ēka ka ndodhur vėrtet mbrėmė atje. Por ai theksoi se nuk mund tė ketė motiv qė e legjitimon dėmtimin e rendit dhe ligjit, jetike pėr Kosovėn.
Gazeta Express


LIB: Bisedimet e mundshme nė ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė nuk janė teknike

Bisedimet e mundshme nė ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė nuk janė bisedime teknike, por kanė prapavijė politike. Kėshtu ka vlerėsuar Lėvizja pėr Integrim dhe Bashkim. Sipas kryetarit tė kėtij subjekti politik, Smail Latifi, kėto bisedime zhvillohen pėr vėnien nė funksion tė planit 6- pikėsh tė sekretarit Ban Ki moon. Kjo lėvizje gjithashtu ka paraqitur pikėpamjet e saj sa i pėrket shpėrbėrjes sė TMK-sė dhe formimit tė FSK-sė. Sipas LIB-it pėrzgjedhja e pjesėtarėve tė Forcės sė Sigurisė ka qenė e padrejtė dhe dėshpėruese pėr ish-pjesėtarėt e TMK-sė, sepse janė mohuar vlerat e krijuara me sakrifica nė luftėn ēlirimtare.
KTV
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė