Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-01-09, 11:29   #2
Artisti
 
Avatari i Artisti
 
Anėtarėsuar: 16-05-05
Postime: 6,480
Artisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kundėrpėrgjigjet Haradinaj

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zana_ch
Kundėrpėrgjigjet Haradinaj

Ramush Haradinaj iu kundėrpėrgjigj Hashim Thaēit tė shtunėn nė Ferizaj. Aty ai shpėrndau 123 libreza tė AAK’sė, shumica nga to, pėr ish-aktivistė tė PDK’sė. Kjo ėshtė beteja e re mes Thaēit dhe Haradinajt. Nė lojė janė librezat e jo idetė politike.

Nga Leonard Kerquki & Bardh Frangu mė 25.01.2009 nė ora 8:09

Lideri i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj, tė shtunėn, iu kundėrpėrgjigj fushatės qė nisi lideri i Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi nė Drenas dhe Vushtrri. Nė Ferizaj, Haradinaj shpėrndau 123 libreza tė AAK’sė pėr ish-aktivistė tė PDK’sė. Njėjtė sikur veproi Thaēi para njė jave nė Drenas dhe Vushtrri, duke u dhėnė libreza ish-anėtarėve tė AAK’sė.

Kėshtu, dy rivalėt kryesorė politikė nisėn njė betejė tė re - atė pėr libreza. Nėnkryetari i AAK’sė, Ahmet Isufi tha pėr Express se ky hap nuk duhet kuptuar si kundėrpėrgjigje ndaj PDK’sė. “Ky nuk ėshtė mesazh pėr t’iu kundėrvėnė askujt, por ėshtė njė mesazh qė AAK po konsolidohet dhe po i shton radhėt e veta”, deklaroi ai tė shtunėn.

Javėn e kaluar, lideri i PDK’sė, njėherėsh kryeministėr aktual, Hashim Thaēi ia mori Ramush Haradinajt komplet Degėn e Drenasit. Derisa, pak ditė mė pas, ai goditi sėrish AAK’nė, ashtu sikurse edhe partitė tjera nė Vushtrri. Kjo fushatė e Thaēit erdhi nė kohėn kur Haradinaj me tėrė kapacitetin e tij po sulmon qeverinė aktuale pėr korrupsion dhe keqqeverisje.

Nė fillim, Haradinaj hezitoi tė deklarohet rreth fushatės sė Thaēit, por tė shtunėn ai ju kundėrpėrgjigj atij me tė njėjtėn monedhė, duke rekrutuar aktivistė tė PDK’sė. Nė emėr tė aderuesve tė rinj nė AAK, nga komuna e Ferizajt ka folur Lulzim Salihu, Ish Kryetar i Aktivit tė Parė tė PDK’sė.

“Nė zgjedhjet e ardhshme do tė votojmė pėr liderin i cili diti ta udhėheqė luftėn dhe qė triumfoi nė Tribunalin e Hagės; ky ėshtė lideri i sė ardhmes sė Kosovės, Ramush Haradinaj”, ka thėnė ai. Aderuesit e rinj i ka pėrshėndetur edhe nėnkryetari i nėndegės sė parė tė AAK’sė nė Ferizaj, Ylber Selmani. Ai ka thėnė se veē kėtyre personave qė kanė kaluar nga PDK’ja nė AAK, ka edhe tė tillė nga LDD’ja qė janė bėrė pjesė e nėndegės sė tij.

Mė pas, fjalėn e ka marrė Haradinaj. “Jemi njė demokraci e re. Marrja e pėrgjegjėsive nga vendorėt bėn njė sfidė tė rėndė, e cila kėrkon njė vetėdije mė tė lartė. Edhe neve si aleancė na ka ra hise pėr ta sfiduar veten”, ka thėnė ai. Haradinaj ka shtuar se nė Kosovė hetohet njė pazotėsi, se kur je nė qeveri nuk je pėr t’i qeverisur njerėzit qė ke aty, por 2 milionė njerėz.
“Ne jemi nė vėshtirėsi si popull. Jemi duke u harxhuar si vend.

Kemi njė fqinj i cili ka filluar tė ndėrrojė imazhin tek tė tjerėt, por jo edhe qasjen ndaj nesh. Dėshirojnė tė na e marrin njė pjesė tė territorit. Kėto na obligojnė qė t’i zmbrapsojmė kėto zhvillime”, ka thėnė Haradinaj. “Zgjedhjet ishin mundėsi pėr njė qeverisje, e cila do t’i thoshte Beogradit, bėhu gati pėr reciprocitet dhe mos shpreso mė se je mė i zoti se ne. Por, ne tash jemi jashtė loje”.

Ai ka thėnė se, po tė ishin tė sigurt nė fitoren e zgjedhjeve pushtetarėt aktual, do tė kishin pranuar qė ato tė mbaheshin kėtė vit, nė mėnyrė qė t’ia siguronin vetes edhe njė mandat pėr katėr vjet. Nė fund, ai ka dhėnė njė mesazh pėr anėtarėt e rinj tė AAK’sė. “Ju duke u bashkuar nė njė adresė, mund t’i sillni tė mira Ferizajt dhe Kosovės”.

Hashim Thaēi dhe Ramush Haradinaj, tash e shumė kohė, kanė ndėrtuar njė rivalitet tė ashpėr mes veti. Ata nė vazhdimėsi hedhin kritika tė forta, ashtu sikurse shumė herė imitojnė njėri-tjetrin. Megjithatė, nėnkryetari i AAK’sė, Ahmet Isufi tenton qė, veprimet e fundit nė Ferizaj, t’i paraqes si aktivitet normal i kėsaj partie.

“Ju keni parė qė edhe gjatė kohės sa jemi pėrgatitur pėr zgjedhjet e brendshme ka pasur aderime nėpėr disa komuna, siē ėshtė Ferizaj bie fjala. Ky ėshtė njė veprim nė vazhdimėsi. Ky ėshtė angazhim pėr njė politik tė re”, ka thėnė ai. Por, Nėnkryetari i PDK’sė, Rrustem Mustafa mendon se lidershipi politik nė Kosovė duhet tė fokusohet nė ēėshtjet e madha nacionale, e jo nė tubime ku shpėrndahen librezat partiake.

“Besoj se ėshtė koha tė punojmė pėr tė mirėn e pėrgjithshme”, ka thėnė Mustafa, duke komentuar veprimet e fundit tė Liderit tė partisė sė tij dhe atij tė AAK’sė. Sipas tij, kėto veprime - si tė Thaēit ashtu edhe Haradinajt - kanė vetėm njė qėllim. “Ky ėshtė sinjal qė po duan t’i ikin temave tė rėndėsishme dhe tė merren me shpėrndarje tė librezave”, ka thėnė ai.

Plus 100 libreza

Tė dielėn kryetari i AAK’sė, Ramush Haradinaj pritet tė shkojė nė fshatin Kushtovė tė Komunės sė Mitrovicės.
Zėdhėnėsi i AAK’sė, Besnik Tahiri tha se kjo vizitė ėshtė nė kuadėr tė vizitave qė Haradinaj po bėn ēdo javė nė qytetin e Mitrovicės.
“Nė Kushtovė, Kryetari Haradinaj do tė shpėrndajė 100 libreza pėr anėtarėt e rinj tė AAK’sė”, tha Tahiri pėr Express, tė shtunėn.


Me vie shume keq per Blerim Shalen, me vie shume keq per gjithe ata intelektual ne radhet e AAK-se te cilet ende nuk e din se ēfare ka ndodhur me veriun, me vie shume keq qe keta intelektual po manipulohen nga udheheqesi i Veriut Ramush Haradinaj.

Ne kohen e fundit, Haradinaj duhet te vizitoje Veriun me shpesh se herave tjera, kjo si aresye e arrestimit te njerezve te tij para ca kohesh.

Haradinaj duhet qe te konsolidoje radhet e veta ne Veri, perndryshe i kanoset rreziku qe e tere Kosova ta kuptoje se Veriun nuk e kane dhe nuk e udheheqin serbet por AAK.



.
__________________
Te jesh i Sinqert,do te thote:
Edhe shokun me te ngusht,
duhet ta kritikosh
---kur e ka keq----
Artisti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė