Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-01-09, 17:52   #318
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Sėrish shpėrthime nė veri tė Mitrovicės, por pa pasoja nė njerėz

Dy shpėrthime kanė ndodhur mbrėmė nė veri tė Mitrovicės afėr ndėrtesave tė tre rrokaqiejve. Nga kėto shpėrthime nuk ka pasur tė lėnduar, por janė shkaktuar dėme materiale. Policia e Kosovės njofton se njėsitė e saj kanė bėrė sigurimin e vendit tė ngjarjes, ndėrsa teknikėt e kriminalistikės kanė filluar menjėherė me procedimin e ekzaminimit tė vendit tė incidentit. Sipas policisė, shpėrthimi i parė ka ndodhur rreth orės 20:00, ndėrsa i dyti rreth orės 21:00. Tė dy shpėrthimet kanė ndodhur prapa ndėrtesės sė mesme tė tre rrokaqiejve nė distancė prej afro 5 metrash larg ndėrtesės. Policia ėshtė duke zhvilluar hetime intensive pėr t’i zbuluar shkaqet, motivet dhe tė dyshuarit e mundshėm tė kėtij akti kriminal, ndėrsa nė vend tė ngjarjes janė dėrguar njėsitė policore nė pėrbėrje multietnike pėr t’iu pėrgjigjur shqetėsimeve tė banorėve.
KTV


Kosova nuk do tė jetė nė fokus tė bashkėsisė ndėrkombėtare


Pėr njė periudhė afatshkurtėr, Kosova nuk do tė jetė nė fokus nė bashkėsisė ndėrkombėtare, ka vlerėsuar analisti amerikan John Zavales. Sipas tij, konflikti nė Gazė dhe kriza globale ekonomike do tė ndikojnė qė Kosova tė mos jetė nė fokus tė ndėrkombėtarėve.


"Nė kėtė moment, madje edhe nė vetė Ballkan, kujdes i madh do t’i kushtohet kontestit mes Athinės dhe Shkupit - rreth emrin zyrtar tė Maqedonisė - sesa Kosovės. Tė dyja palėt nė Kosovė, shqiptare dhe ajo serbe, do tė pėrpiqen tė ruajnė gjendjen e tanishme pa tronditje tė mėtutjeshme”, ka thėnė Zavales nė njė intervistė pėr “Zėrin e Amerikės”.

"Nga kėndvėshtrimi i shqiptarėve tė Kosovės, ata nė thelb kanė realizuar shumicėn e dėshirave tė tyre, ndėrsa pavarėsinė e Kosovės e kanė njohur mė shumė se 50 shtete”, ka thėnė ai.

Zavales ka thėnė po ashtu se shqiptarėt do tė vazhdojnė tė kėrkojnė tė drejtėn formale pėr tėrė territorin e Kosovės, ndėrsa Beogradi do tė vazhdojė t’i pėrmbahet refuzimit pėr ta njohur pavarėsinė e Kosovės dhe do tė vazhdojė tė ruajė lidhjet e posaēme me bashkėsinė serbe nė Kosovė.

"E gjithė kjo paralajmėron lėvizjen drejt njė lloj tė ndarjes sė qetė dhe joformale tė Kosovės. Me afrimin e Serbisė drejt Bashkimit Evropian, statusi formal i pjesės veriore tė Kosovės dhe enklavave, do tė mund tė bėhej mė pak relevant, derisa Beogradi do tė vazhdojė tė mbėshtesė status-quo-nė dhe marrėdhėniet e tanishme me pjesėn veriore tė Kosovės dhe enklavat”, ka vlerėsuar Zavales.
Telegrafi


Qeveria e Kosovės reagon ndaj kritikave pėr Agjencinė e Inteligjencės


Qeveria e Kosovės i ka quajtur joserioze kritikat e opozitės pėr vonesat nė themelimin e Agjensisė sė Intelegjencės dhe tė Kėshillit tė Sigurisė sė Kosovės. Zėdhėnėsi i qeverisė Memli Krasniqi tha se kryeministri Thaēi ėshtė treguar i kujdesshėm nė themelimin e kėtyre dy agjensive, me qėllimin qė nė krye tė tyre tė emėrohen profesionistė.

"Vendimi i Qeverisė sė Kosovės dhe nė radhė tė parė i kryeministrit Hashim Thaēi dhe i Presidentit tė vendit, tė cilėt janė tė thirrur dhe kanė kompetenca ekskluzive Kushtetuese pėr tė bėrė emėrimin e udhėheqėsve tė Agjencisė sė Inteligjencės ka qenė qė tė themelohet njė agjenci profesionale, njė agjenci me njerėz adekuat siē kėrkohet me ligj dhe jo tė ngutemi dhe tė bėjmė njė agjenci kaq tė rėndėsishme dhe ta bėjmė dosido", tha Memli Krasniqi, Zėdhėnės i Qeverisė sė Kosovės.

Partia Social Demokrate e ish kryeministri Agim Ēeku ka kėrkuar qė tė kėto dy struktura tė sigurisė sė Kosovės tė mos politizohen. "Institucionet e Kosovės duhet tė kenė prioritet ndėrtimin e sektorit tė Sigurisė dhe tė mos tentojnė nė asnjė formė politizimin e tij. Sa mė shpejtė tė zgjedhėn drejtuesit e agjencisė sė inteligjencės dhe tė kompletojnė sa mė shpejt tė gjithė fushėn e sigurisė", tha Gėzim Kasapolli zėdhėnės i PSD-sė.

Megjithė presionin e opozitės, qeveria nuk ka bėrė tė ditur ende datėn e themelimit tė Agjencisė sė Intelegjncės dhe tė Kėshillit tė Sigurisė, institucione kėto qė pritet tė marrin nė dorė sigurinė e Kosovės.
ALSAT


Thellohen pėrplasjet mes kryeministrit Thaēi dhe kreut tė AAK, Haradinaj


Thellohen pėrplasjet mes kryeministrit Thaēi dhe kreut tė AAK-sė Haradinaj. Ky i fundit gjatė vizitės nė Mitrovicė tha se ndjen keqardhje pėr gjendjen e rėndė tė sigurisė nė Kosovė, njė ditė pasi kryeminsitri u shpreh se ndjen keqardhje pėr gjendjen nė tė cilėn gjendet Haradinaj.

"Ne kemi total politikė tė dėshtuar nė siguri, rend dhe ligj. Por, njė Qeveri me njė plan, njė Ministėr tė Jashtėm si Veton Surroi, njė Ministėr pėr Tranzicionit si Blerim Shala, ne nuk do tė kishim kėtė konfuzion qė e kemi sot", tha Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK-sė.

Thaēi dhe Haradinaj kanė nisur njė tjetėr betejė, atė pėr anėtarėsinė nė partitė respektive. "Gjatė kėsaj jave Dega nė Vushtrri e PDK-sė ka pranuar nė radhėt e veta njė numėr tė madh anėtarėsh tė rinj duke pėrfshirė edhe strukturat dhe ish kandidatėt pėr kryetar komune tė AAK-sė, LDD-sė, Partisė Ora...Kėrkesat janė tė shumta dhe vetėm nga AAK janė 5 degė tjera qė kanė adresuar kėrkesat e tyre pėr t'u bėrė pjesė e PDK-sė", deklaroi Blerand Stavileci, Zėdhėnės i PDK-sė.

"Normal qė njerėzit po vijnė prej partive tė reja. Normal qė po vijnė prej PDK'sė, po edhe prej partive tjera, por nuk ėshtė kjo thelbi. Thelbi ėshtė qė njerėzit po besojnė nė atė qė po e them, edhe po binden ēdo ditė e mė shumė qė me njė Qeveri ēfarė e kemi - jemi humbės si Kosovė", tha Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK-sė.

Beteja PDK-AAK pėr anėtarėsinė nisi javėn e kaluar kur kryeministri u shpėrndau librezat anėtarėve tė Degės sė AAK nė Drenas, tw cilwt kaluan nė PDK, e mė pas edhe anėtarėve tė partisė sė Haradinajt nė Vushtrri. Pak ditė mė pas Haradinaj u kundėrpėrgjith duke u shpėrndar teserat e AAK-sė mbi 100 anėtarėve tė PDK-sė nė Ferizaj.
ALSAT
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė