Titulli: Lajme Aktuale....
CEFTA, zbuten boshnjakėt
Oda pėr Tregti tė Jashtme e Bosnjės ka kėrkuar nga Kėshilli i Ministrave i kėtij vendi qė tė mos pengohet tregtia e jashtme me Kosovėn. Oda Ekonomike e Kosovės kėrkon masa reciproke dhe vendime politike, ndėrsa ajo e Serbisė njeh vetėm Rezolutėn 1244
Biznesmenėt e Bosnjės e Hercegovinės e kanė tė qartė pėr humbjet qė po pėsojnė pėr shkak tė njė vendimi qė ka tė bėjė me marrėdhėniet ekonomike me Kosovėn. Oda pėr Tregti tė Jashtme ka kėrkuar tė martėn nga Kėshilli i Ministrave tė mos pengohet tregtia e jashtme ndėrmjet Bosnjės dhe Kosovės.
Mirėpo, Oda Ekonomike e Kosovės dhe ajo e Serbisė harrojnė interesat ekonomike dhe vėllimin e madh tė shkėmbimit tregtar pėr ti mbrojtur qėndrimet politike tė vendeve pėrkatės.
Ndėrkaq, njė shkresė qė tė hėnėn erdhi nė Ministrinė e Tregtisė dhe tė Industrisė nga sekretariati i CEFTA-s ka sjellė nė dyshim tregtinė e lirė nė rajon. Sipas saj, Kosova nuk mund tė pėrfaqėsohet nė kėtė asociacion, ndėrsa as qė do tė debatohet pėr embargon qė Serbia dhe Bosnja e Hercegovina i bėjnė mallra nga Kosova.
Qeveria e Kosovės as tė martėn nuk ka dalė me qėndrim rreth kėtij problemi, ndėrkaq tre anėtarė tė saj kanė udhėtuar pėr Bruksel ku mbahet takimi i CEFTA-s.
Mirėpo, ka gjasa qė tė ndryshojė qėndrimi i Bosnjės. Kryetari i Odės pėr Tregti tė Jashtme, Milan Lovriē, i shkruan Kėshillit tė Ministrave se problemi tregtar me Kosovėn ka ardhur pėr shkak tė mospranimit tė vulave tė doganave tė Kosovės nė B e H. Pėr shkak tė kėsaj bllokade, nė rast tė aplikimin e masave reciproke nga pala kosovare, prodhuesit nga ky vend mund tė humbin tregun prej tė cilit marrin 30 milionė euro nė vit.
Pėr tejkalimin e kėtij problemi ai ka thėnė se duhet punuar nė kuadėr tė marrėveshjes sė CEFTA-s, ashtu qė biznesmenėt nga Bosnja edhe mė tutje tė plasojnė prodhimet e tyre nė Kosovė, por tė mos pengohet as importi nga ky vend.
Ndėrkaq, kryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Besim Beqaj theksoi se dalja e Kosovės nga marrėveshja e CEFTA-s nuk ėshtė zgjidhje, ndėrsa bashkėsia ndėrkombėtare duhet tė ndėrmerr masa ndaj atyre qė nuk e respektojnė kėtė marrėveshje.
Ai ka pėrsėritur qėndrimin e komunitetit tė biznesit se mosnjohjen e vulave tė Kosovės nga Bosnjė dhe Serbia meriton ndėrmarrjen e masave reciproke.
"Pėrfaqėsuesit e biznesit, por edhe qytetarėt tonė, duhet tė kuptojnė se rruga e Kosovės nė tregti nuk shkon vetėm pėrmes Serbisė", ka pohuar Beqaj.
Sipas tij, problemi i krijuar me vendet anėtare tė CEFTA-s, pas letrės sė fundit tė udhėheqėsit tė sekretariatit tė saj ministrit malazez Branimir Gvozdenoviē, kėrkon ndėrhyrje politike.
Tani duhet vendim politik urgjent pėr ta ēuar problemin pėr diskutim nė Komisionin Evropian, pėr tė qartėsuar pozitėn e Kosovės nė mekanizmat ndėrkombėtarė, ėshtė shprehur Beqaj.
Ndėrkaq, kryetari i Odės Ekonomike tė Serbisė, Milos Bugarin, nė njė letėr dėrguar kreut tė OEK-ut Besim Beqajt, fajėson institucionet e Kosovės pėr ndėrrimin e vulave tė doganės nga ato tė UNMIK-ut nė tė Kosovės.
Vulat e reja paraqesin shkelje tė marrėveshjes sė CEFTA-s, e nėnshkruar nė emėr tė Kosovės, me tė cilėn hiqen tarifat tregtare tė motivuara politikisht, thuhet nė letrėn e Bugarinit.
Ai nė kėtė letėr vazhdimisht thirret nė Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit dhe thotė se ajo tregtinė me Serbinė e trajton si qarkullim tė brendshėm.
Gazeta Express
|