Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-01-09, 23:51   #1109
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi

Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi
Eh ti mė thuaj oj era e malit
---------------------------

Autori xhelal ferizi

------
eh ti mė thuaj o era e malit
ku ėsht sot penda e xhelalit
ku ėsht penda e lirikut
qe sa vite prej armikut
ndejt rrethue e ju mor fjala
mos me ecė si lumi e vala
mos me rrjedhė mos me ligjrue
shqip si zog mos me cicrue
ja pat ndalė zėrin sllaviani
mercenari edhe dushmani
nuk e lan kund me shpėrnda
dritė lirike e as me kja
me vajtue as shqip me qeshė
nė ndoj festė ajo me u veshė
as me dalė kund mbi ndoj binė
por ma mbajten si robinė
tridhjet vjet nė errsirė ma mbshtollen
tridhjet ja ndalen shkollen
tridhjet vjet ma kan mohue
tridhjet vjet se lan me kndue
tridhjet vjet hasmi i shqiptarit
ma ndaloi penden e arit
tue ndry n'burgje e nė zingjirė
nuk ja lan fjalen e lirė
e sot me u derdhė siq derdhet deti
nuk po e len tash hijaneti
zemėrziu e blozagjia
as klanori e dilingjija
krahinori e vese' sėmuri
m'ja kan ndry fjalėn nė guri
edhe pse kjajnė hana e dielli
edhe pse pranvera e prilli
edhe stinė shum argjentare
po e kėrkojnė me gjamė shqiptare
por se sot s' po ka shqipni
veq klanorė e fajdegji
as pėr shqipe kush nuk qanė
as s' pėrfillė kush diell as hanė
as nuk ka zemer as mendė
as nuk ndjejnė pėr fjalė e pendė
veq pėr tė s'mura xhelozi
pėr grupime e pėr orgji
me pasė venė me pasė liker
kush nuk kjanė pėr karakter
as pėr fjalen atdhetare
as pėr rimė n' vargje shqiptare
as pėr penden e lirikut
ma vleft ka fjala e armikut
e ndoj huti e ndoj kodoshi
batakqiu a ndoj sarhoshi
e ndoj zhgjyri nė rruspihane
se kjo penda feriziane
se tash keq na zu mallkimi
dual kamata e pėrfitimi
doli hilja e interesi
nuk tė thot kush mirmėngjesi
pa e pa ftyren e dollarit
pa u zgerdhi me ves t' tradhtarit
e jan sėmurė zemrat shqiptare
jan ngushtue jan ba tinzare
e nuk duken ma arbnore
veq provinca e krahinore
e gajaset biznesmeni
e mbi fron duket legeni
lart ka hypė taksa e mashtrimi
fjalė po mbanė degjenerimi
e ka fjalen edhe rruspija
u'vyshk etnike shqipėrija
i vdiq fjala e burrnija
i vdiq nami u kurthue
ka nisė burri me u bė grue
nuk i vlon si dikurė gjaku
nuk i mbet besė as mustaku
nuk i mbet kund fjala vulė
as sa i kashtel kund me u ngulė
as sa i fije sa do e hollė
thue se qyqja ate e poll
e jo e lashta gjeraqina
prandaj qajnė tash moti e stina
edhe penda e lirikut
se tash loja e metelikut
e ka shtrue pėr dhe shqipninė
aj s' ėsht ma gjeraqinė
ajo s'ėsht ma tash bujare
ta shet mundin pėr dy pare
nuk njeh vargjet atdhetare

ka disa qė shesin atdhe
e kan paren kult e fe
s' ka vyrtyt ma kastriot
sot paraja i rrin si zot
edhe i kjajnė zallina e deti
sot ma i ligu bėhet mbreti
quhet mbret ai mbrenda nate
rrin mbi fe e tarikate
rrin mbi post e rrin mbi shtet
dje rrogtarė sot bėhet mbret
veq pse i vjen koha bizare
i sjell kuroren fitimtare
edhe e bėn ma trimin t' logut
por ky pjellė e demagogut
ėsht e tjeter s' ka vyrtyt
veq njė maskė e do gjak t' ndytė
prandaj penda ime sot
ma shum lshon kjo gjamė e lot
se rrethue ėsht pėrsėri
me klanorė e tarikgji
kush m' ja din ksajė dhimbje e hallin
se kjo qanė pėr dheun e zallin
se kjo qanė e don me nxe
pėr tokė t' parve e pėr atdhe
-------
Nga autori xhelal ferizi
'''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' ''''''''
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė