Ēfar pati ndodhur "saktėsisht"nė atė kohė zotri Adrian Gjini ???
Ardian Gjini: Rasti i Hades ėshtė krejtėsisht i pastėr
Rasti i Hades ėshtė krejtėsisht i pastėr, ka thėnė sot nėnkryetari i AAK-sė Ardian Gjini, duke akuzuar njėherit qeverinė se po mundohet tė largojė vėmendjen e opinionit nga problemet serioze tė cilat e rėndojnė jetėn e qytetarėve dhe institicioneve tė Kosovės. Por, nėse thirret nė gjykatė, ai kėrkon qė me rastin tė merret njė prokuror i Euleksit.
Ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor Ardian Gjini u shpreh se akuzat e tilla ndaj tij po bėhen pasi ai vazhdimisht e kritikon qeverinė nė Kuvend. Gjini u shpreh, se projekti i Hades ka nis nė mars tė vitit 2004 kur nė pushtet ka qenė kryeministri Bajram Rexhepi dhe se tė gjitha vendimet pėr Hade kanė nėnshkrim tė tij. Nė atė kohė me vendim tė qeverisė janė alokuar 14 milionė e 600 mijė pėr kompensim tė pronave tė banorėve tė fshatit Hade. Vlerėsimin e pronave e ka kryer njė kontraktor pėr ta evituar konfliktin e interesit. Nga 14 milionė e 600 mijė euro, 14 milionė u janė ndarė banorėve, i kanė marė kesh tė gjithė ata qė e kanė plotėsuar dokumentacionin. 600 mijė euro janė alokuar pėr fshatin e ri Shkabaj, i cili do tė ndėrtohet pėr banorė tė fshatit Hade tė cilėt nuk kanė pranuar tė kompenzohen me tė holla. Dy milionė e 300 mijė euro kanė kushtuar objektet e banimit nė Obiliq, prapė me vendim tė ish-kryeministrit Rexhepi dhe, mendoj, me vendim tė drejtė, tė mos kuptohet se unė po e kritikoj ish-kryeministrin. Objektet ekzistojnė dhe janė objekte me pronarė- qeverinė e Kosovės, tha Gjini.
Gjini njoftoi se edhe 2 milionė euro kanė qenė tė alokuar pėr kompensim tė qirasė dhe ushqimit, pasi qeveria ka qenė e obliguar t'i paguajė kėto pėr banorėt e zhvendosur tė Hades.
Gjini tha se qeveria aktuale po bėn shumė keq-pėrdorime dhe po mundohet ta largojė vėmendjen e opinionit. Ai njėherit tha se nuk i frikohet gjykatės dhe nėse ftohet, ėshtė i gatshėm tė pėrballet. Por ai shpreh dyshimin tek prokurorėt vendas duke thėnė se do tė kėrkojė njė prokuror nga Euleksi.
Nėnkryetari i AAK-sė Ardian Gjini tregoi se Departamenti i Banimit nė Ministrinė e Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsionor, i ka tė gjitha shėnimet pėr rastin Hade, dhe se shumė shpejt do ta pėrgatisin raportin dhe do tia dorėzojnė kryeministrit Thaēi.