Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
Pėrshėndetjet ma tė mira
'''''''''''
xhelal ferizi liriku
'''''''''''''''''''''''''''''''
po ti nisi nga dėshira
n' t' zjarrta ndjenja si vullkane
pėr ty ndizem oj dardane
tokė e tė parve toka ime
nanė e lashtė kosova trime
pėr ty malli po mė shkrinė
shum ta dua bukurinė
e ta dua shiun me riga
ti dua pishat me boriga
kollomoqe e grunaja
ara e fusha e ato maja
male e lisa e ato bashtina
ti dua te bukurat qehre stina
ta dua dimrin edhe veren
ta dua vjeshten e pranveren
pllumbat me krah e qukapikun
ta dua diellin rrezanikun
qe shperndanė rreze si ari
ah ti dua po lule e bari
edhe ujrat si biluri
ta dua hanen plot me nuri
edhe yjet ato qiellore
ta dua kangen baritore
ti dua delet me blegrima
e kavallin me ato rima
shum ti dua ato kangė t' fyellit
edhe flladin e ėmbel t' pyllit
edhe gjelbrimin e tėrrshanen
oh sa shum e dua dardanen
se ėsht e urtė e ėsht arbnore
mi ka vashat ėngjėllore
qe s 'kan shmbuj kah hjeshia
ju shndritė shendi e bukuria
e nuk ka nder kombe e fe
si dardanja permbi dhe
ato e kan gjakun prej dielli
mi kan gushat si zog prilli
ma kan fllokun holl si fije
e kan q eshjen art dritėsije
buza e gazit si sheqeri
arti i qeshjes si ylberi
ma kan vetuleln hark mahnije
qeshjen te bardh si fletė qershije
hapi i tyre ndalė piktorin
ndalė poetin e prozatorin
pėr me thurė ndoj varg a vi
per at shtat qe e kan selvi
e poeti ne rimė pershkrimi
me dal zog prej ligjerimi
e piktori me u mahnitė
tu i shijue bukuritė
'''''''''''''''''''''''''''''''''''''
autori xhelal ferizi
'''''''''''''''''''''''''''''''''''''''
kėnga vazhdon
|