Titulli: Lajme Aktuale....
Javėn tjetėr, embargo mallrave serbe?
Komisioni parlamentar pėr ekonomi, tregti, industri, energjetikė, transport dhe telekomunikacion i ka rekomanduar Qeverisė sė Kosovės qė tė vendosė masa tė reciprocitetit ndaj Serbisė, e cila ka ndaluar nė tregun e saj shitjen e mallrave Made in Kosova me vulė tė Republikės.
Gjatė njė takimi tė kėtij komisioni, ku mori pjesė edhe ministri i Tregtisė dhe Industrisė, Lutfi Zharku, ėshtė diskutuar lidhur me zbatimin e marrėveshjes sė CEFTA-s dhe respektimin e standardeve gjatė zbatimit tė akteve pėr tregti me naftė dhe derivate tė naftės.
Zharku ka thėnė se nuk janė ngutur me vendime, sepse ėshtė dashur edhe njė konsultė me zyrtarėt ndėrkombėtarė, kur dihet se nėnshkruese e shumė marrėveshjeve nė emėr tė Kosovės ėshtė UNMIK-u.
Por ai i ka siguruar anėtarėt e Komisionit se deri nė fund tė kėsaj jave do tė vendoset lidhur me masat. Pėr produktet e Bosnjės do tė jetė masa prej 10 pėr qind (doganė), ndėrkaq me Serbinė ekziston mundėsia e masave tė njėjta, siē ka bėrė ajo me mallrat e Kosovės, tha ai, transmeton KosovaLive.
Anėtari i kėtij komisioni, Fatmir Rexhepi (LDK), kėrkoi nga ministri Zharku tė dijė pėr strategjinė e pėrgatitur nga ekzekutivi i vendit lidhur me kėtė problematikė, kur dihet se Serbia po fiton me miliona euro me mallrat qė po i servon nė Kosovė, ndėrkaq Kosova po humb jashtėzakonisht shumė. Nėse deri tash marrja e hapave konkret bėhej nga UNMIK-u, tash nuk ka arsyetim pėr kėtė sepse kėta hapa mund ti marrin institucionet e vendit kur dihet se kemi shtetin dhe Kushtetutėn tonė.
Ndėrsa Safete Hadėrxhonaj e PDK-sė kėrkoi nga ministri tė japė shpjegime se kur marrėveshjet e nėnshkruara nga UNMIK-u do tė kalojnė nė kompetencė tė institucioneve tė vendit.
Kaqusha Jashari e PSD-sė tha se Prishtina duhet ti pėrgjigjet Serbisė me tė njėjtat masa tė bllokimit tė mallrave apo edhe me ndonjė tjetėr zgjidhje tė pėrkohshme. Edhe Ethem Ēeku i AAK-sė insistoi qė Qeveria tė vendosė masat e reciprocitetit pėr mallrat nga Serbia. Kur Serbia ka vendosė embargo pėr produktet tona atėherė edhe ne ėshtė dashur ta bėjmė njė gjė tė tillė, ka thėnė Ēeku, bėn tė ditur KosovaLive.
Gazeta Express
|