Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-02-09, 13:23   #7
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Femra Shqiptare Ne Retrospektive

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga ~AnnA~
M'u kujtua nje shkrimtare(filozofe) franceze Simone de Beauvoir ne librin e saj te famshem ”Le Deuxičme Sexe” (shqip: ”Gjinia tjeter”) ku thote se:

”njeriu nuk lind femer, por behet femer”..... Me kete, Simone ka dashur te thote qe,kur njeriu lind s’eshte asgje tjeter vecse njeri. ...Si ēuni, si goca e posalindur s’kane ide se kush vlen me teper . Jane prinderit ata te cilet, permes socializimit, i mesojne femijet se cila gjini vleka me teper. Qe ne ciklin e hershem te jeteses, prinderit i mesojne femijet - bukvalisht e permes gjuhes simbolike - se femra s’vlen njesoj si mashkulli.

Qysh nga femiria jemi te mesuara ta shohim ēupen me ulet, e ēunin me larte!!! Qysh si femije edukohen vajzat, te mos flasin shume, te mos lazdrohen, te mos vendosin se si dhe me kend te shoqerohen.
Keto jane shembuj se si ne ciklin e hershem te femijerise behen dallime ne gjini. E per me vone te mos flasim. Kur vie koha e pubertetit acarohen me shume rregullat, dhe dallimet ne mes te vajzes dhe te djalit jane shume me te rrepta.....

Djalit i lejohet te shkollohet si te doje, te shoqerohet me femra, pa marre parasysh racen e religjionin, del nga shtepia e kthehet kur te do vet, e martohet me ke te doje - sepse i ka hije se ”mashkull” eshte e ”s’na merr fytyren”(ashtu mendojne prindet!!)Po vajza s’ben as te shkollohet si te doje, as te shoqrohet me ke te doje, as te hyje e te dale ne shtepi si te doje. Kur te martohet le te beje ē’te doje, se mua nuk ma merr fytyren me(AMA,kjo ndodh vetem tek shqiptaret dhe jo ne popujt evropjane....)

E femra e gjore, kur martohet e merr djalli!!!!Pse??? Sepse edhe ai mashkull me te cilin eshte martuar eshte i edukuar ne te njejten menyre...

Mos harroni femera se ne jemi UNIKE.Por mos ta harrojm se pa marr parsysh se sa jemi unike, ne strukture n'a perfshin i njejti problem. Te gjitha vuajm pak a shume nga “abuzimet” e “meshkujve te "paemancipuar”. (Meqe ra fjala, une per vete mendoj se emancipimi nuk eshte obligim i grave, por i meshkujve! Jane meshkujt ata qe sillen ne forma primitive, andaj ata duhet te ndryshojne - e jo anasjelltas.)

Feminizmi, pra, eshte thirrje drejtuar si femrave, ashtu edhe meshkujve: Bashkohuni kunder diskriminimit gjinor. ...Luftoni patriarkatin, qe si menyre te vetme primitive per t'a promovuar mashkullin e ka ndrydhjen e femres..... Sepse keshtu, ne nje bote te xhuxheve te ndrydhur, nuk rritet e pjeket mentalisht as mashkulli; sepse keshtu shtypen e ndrydhen resurset e gjysmes se njerezimit: rrjedhimisht, edhe gjysma e resurseve te kombit shqiptar.

Pra,mos m'a marrin per ters meshkujt,se nuk pata per qellim te ofendoj ato,por u bera nje apel femerave te cilat shtypen edhe sot e kesaj dite nga gjinia e kundert....!!!
eshte nje shkrim shume i bukur por qe ka permbajtjen thelbesore sa kuptoj , femra eshte sa e priviligjuar se eshte gjini femerore po aq e diskriminuar ,
mendimi im eshte ndryshe dhe pse flas nga kendi femeror ,
...femra as nuk ka pse te ndjehet e priviligjuar
dhe as
...nuk ka pse te ndjehet e diskiminuar ..
femra eshte krijese njerzore njejte si gjinia mashkullore qe paaftesine e saj (e ceki )paaftesina e saj qe te dij te jete aktive dhe pjese e barabarte e shoqerise mundohet te arsyetoj permes paragjykimit dallime gjinore ..
zotesija dhe te drejtat elementare nuk kemi pse ti kerkojme ato duhet te deshmohen qe i posedojme dhe dime ti potencojme ..
thene ne pergjithesi , qe te kemi mos dallime gjinore ne rradhe te pare duhet te ngrisim intelektin e gjinise femrore ate ta vetedijesojme nga paragjykimet shabllonizuese qe gjenerat pas gjenerate i trashigojme qe jane te dobeta apo te ndishme .. njejte eshte dhe mashkulli pasi dhe ai eshte gjini njerzore , te mesoj ne rradhe te pare ajo veteveten qe nuk eshte e dalluar nga tjeret e as qe ka se pse .. tek kur kemi nje femer kosovre qe dine ti kuptoj te drejtat dhe rolin e saj atehere do kemi dhe nje mashkull kosovar te emancipuar ..
dhe fatkeqesishte dhe pse ne kohe moderne nr i femrave te mirefillta si pjese e shoqerise eshte shume i vogel.. te mos them ne gishta mund ti numerosh ..pershtypja ime nga pervoja ne ambijentin modern kosovare eshte femra dine te potencoj veten vetem me faktin eshte femer dhe ne parametrat e trurit njerzore kerkohet bukurija dhe linjat perfekte , kete dukuri aq e has sa qe te vie ndot nga ajo qe shef ..

p.s.
Lab , merzi e kam ne pjese debatimi kur kalohet ne etiketime dhe mveshje karakteri .. kur kemi fakte dhe fjal konstruktive mund te diskutojme rreth njeteme problemi, nese jo atehere cfare mbet ne kete rast te mesojme veqse te grupojme femren ne tri grupe.. femren si viktim diskriminimi ose si lavire ne sherbim te meshkujve, ose si lesbe..tekefundi pse duhet te njohim kete Igballen dhe prefomancat e saja seksuale ,dhe u kry puna e pate zhvillimi i shoqerise civilizuese ..
dhe ky eshte nje problem ne vehte i shoqerise sone ... te dime te flasim jo nga kendi i paragjykimeve por te shofim kontributin e secilit person ne shoqeri ..
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė