13-02-09, 09:42
|
#2
|
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
|
Titulli: Sprova e Gazes dhe roli i Dijetarėve
Disa njerėz tė mirė thonė: Po, folėn dijetarėt dhe dolėn deklaratat, por shprehjet ishin tė buta!
Kėtu duhet ta bėjmė tė qartė: Dijetarėt, kur hartojnė deklarata kanė parasysh dobitė dhe dėmet. Pėr shumė deklarata njerėzit nuk e dinė si kanė dalė, sa herė janė lexuar, pėrmirėsuar dhe rishkruar, sepse hartuesit e deklaratės marrin parasysh ca gjėra qė nuk i kuptojnė disa lexues qė pastaj tė thonė: tė buta. Nė anėn tjetėr, ka deklarata tė tjera me njė gjuhė te mprehtė dhe entuziaste, duke i marrė parasysh ca gjėra tė tjera, ndėrsa ne shohim se disa dijetarė kanė nėnshkruar te kėto dhe ato, por kjo ėshtė njė divergjencė e lejuar dhe jo divergjencė pėr kundėrshtim. Nuk duhet tė jenė patjetėr tė njėjta, madje ndonjėherė urtėsia kėrkon qė deklaratat tė mos jenė nė njė metodė dhe nė njė shkallė tė lartė mprehtėsie dhe entuziazmi, si dhe tu dedikohen njė pale e tjetrės jo. Nuk kėrkohet thjeshtė vetėm tė nxjerrėsh shprehje tė forta dhe entuziaste pėr ti kėnaqur njerėzit e nė anėn tjetėr tė mos shikosh fundin, dobitė dhe dėmet.
Le tė ketė frikė Allahun ai qė i jep liri gjuhės sė vet pėr ti sharė ulematė, ndėrsa nxėnėsit e dijes le tė kenė mendim tė mirė pėr hoxhallarėt e tyre dhe vėllezėrit e tyre, le tė tregohen tė butė me ta. Le tė marrin parasysh presionet, akuzat dhe shpifjet e shekullarėve dhe liberalėve kundėr ulemave, kėshtu qė tė mos bėhen ndihmėtarė tė tyre kundėr kėtyre.
Askush tė mos mendojė se nė kėtė mėnyrė ne po shfaqim idenė se ulematė nuk kanė asnjė gabim apo anashkalim, jo pasha Allahun, ata nuk janė tė pagabueshėm, mirėpo pėrderisa asnjėri prej tyre nuk ka shprehur tė pavėrtetėn dhe secili u mundua tė thotė tė vėrtetėn, atėherė duhet ta arsyetojmė, tė tregohemi mė tė butė me dijetarin dhe tė shpresojmė se do tė bėjė edhe mė tepėr. Sepse i gjithė aktiviteti i tyre kthehet nė ixhtihadin dhe matjen e tyre pėr dobitė dhe dėmet, e nė kėtė mėnyrė atij i qartėsohet diēka, qė tjetrit jo.
Nėse patjetėr do tė bėjė diēka, atėherė para se tė flasė pėr njė hoxhė, le tė kontaktojė me tė pėr ti kėrkuar shpjegime, ndoshta do tė dėgjojė diēka pėr shkak tė sė cilės do ta arsyetojė, madje ndoshta do tė ndėrrojė mendimin qė kishte dhe do tė bindet se e vėrteta paska qenė ashtu si ka vepruar ai hoxhė.
Allahu e di mė sė miri.
Pėrktheu: Omer Berisha
[1]Tirmidhiu 5/48 (2682). Albani i ka dhėnė gradėn sahih.
[2] Sahihul Buhari 3/1275 (3274).
[3] Sahihul Buhari 3/1061 (2739)
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"
"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve
"Nena" Tereze:Ami Bharater Bharat Amar (I am Indian and India is mine) Une jam indiane dhe India eshte imja.
|
|
|